5 mënyra për të përmirësuar shëndetin e gjirit

Ushtrimet dhe ushqimi i shëndetshëm nuk janë kombinimi i vetëm për një shëndet të mirë, ky  kombinim i fuqishëm gjithashtu redukton rrezikun e kancerit në gji. Por nëse bëni ushtrime dhe ushqeheni shëndetshëm, mund t’ju ndihmojë ta mposhtni sëmundjen.

Këtu keni pesë gjëra të cilat duhet ti ndiqni për të patur gjinjë të shëndetshëm:

Ushtrimet dhe ushqimi i shëndetshëm nuk janë kombinimi i vetëm për një shëndet të mirë, ky  kombinim i fuqishëm gjithashtu redukton rrezikun e kancerit në gji. Por nëse bëni ushtrime dhe ushqeheni shëndetshëm, mund t’ju ndihmojë ta mposhtni sëmundjen.

Këtu keni pesë gjëra të cilat duhet ti ndiqni për të patur gjinjë të shëndetshëm:

1.       Ruani një peshë normale të trupit

Lidhja ndërmjet peshës së tepërt dhe kancerit nuk është provuar, por mjekët i këshillojnë gratë që të ruajnë një peshë normale trupore, për ta reduktuar rrezikun e shfaqjes së kësaj sëmundje.

Me anë të një studimi është treguar se kjo sëmundje zhvillohet më shpejtë te  gratë me peshë trupore  të tepërt se gratë me peshë trupore të ulët. Tek gratë me peshë trupore të tepërt të cilat e kanë mposhtur një herë këtë sëmundje, ekziston mundësia që kjo sëmundje të rishfaqet përsëri.

2.       Bëni ushtrime 30 minuta në ditë të paktën 4-5 herë në javë

Gratë të cilat janë aktive fizikisht kanë 25% më pak gjasa për tu zhvilluar kanceri i gjirit në krahasim me ato të cilat nuk kryejnë aktivitete fizike. Studimet kanë treguar se kryerja e ushtrimeve në mënyrë të rregullt mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit duke e forcuar sistemin  imunitar dhe duke ruajtur peshën normale trupore. Ushtrimet përveç faktit që ruajnë peshën normale të trupit gjithashtu përmirësojnë gjëndjen e kockave duke i forcuar ato, gjë që është shumë e rëndësishme për gratë të cilat i kanë mbijetuar kancerit të gjirit dhe kanë kryer kimioterapi. Kjo e fundit është e njohur për reduktimin e mineraleve në kocka, duke rritur rrezikun e osteoporozës dhe frakturës së kockave. Nuk ka rëndësi nëse përpiqeni ta parandaloni karcinomin apo tashmë e keni përjetuar atë, kryerja e ushtrimeve do t’ju vijë në ndihmë. Ecja është ushtrimi më i lehtë të cilin duhet ta ushtroni vazhdimisht në mënyrë të rregullt.

3.       Ushqim i shëndetshëm dhe i balancuar

Çdo ditë duhet të hani 5-8 racione të vogla frutash dhe perimesh. Brukoli, lakër, shalqi , si dhe bizele, fasule dhe të tjera të këtij lloji janë ushqime të cilat e luftojnë kancerin. Duhet të rrisni sasinë e marrjes së omega 3 acideve yndyrore të cilat gjendet tek arrat, farat e kongullit dhe soja. Shmangni sheqerin dhe vajin e rafinuar. Besohet se ushqimi i mirë mund të ndihmojë në luften e disa lloje të kancerit, duke përfshirë edhe kancerin e gjirit, dhe mund ta parandalojë apo ta ngadalësojë përparimin e sëmundjes si dhe rishfaqjen e saj.

4.       Limitoni konsumin e alkoolit në një gotë të vetme në ditë

Gratë të cilat pijnë një apo më shumë se një gotë alkool në ditë janë të predispozuara ndaj rritjes së rrezikut të kancerit të gjirit. Gratë të cilat pijnë tre apo më shumë gota alkool në javë gjithashtu rezikojnë rishfaqjen e kancerit.

5.       Konsumoni vitamina, sidomos vitaminën D

Gratë të cilat kanë mungesë të vitaminës D,  janë më predispozuara ndaj rrezikut të zhvillimit të kancerit në gji. Ndërsa gratë të cilat i kanë mbijetuar kësaj sëmundje dhe nuk kanë sasi të mjaftueshme të vitaminës D, kanë mundësi të mëdha për rishfaqjen e sëmundjes. Burimi më i mirë i vitaminës D është dielli, dhe gratë të cilat nuk kalojnë mjaftueshëm kohë në diell kanë mungesë të vitaminës D. Bëni kontrollin e vitaminës D në trupin tuaj. Nëse keni pamjaftueshmëri të saj, duhet të konsultoheni me doktorin që të mund të merni sasinë e mjaftueshme të vitaminës D.

Shëndeti juaj është në duart tuaja

Duke i zbatuar këto 5 mënyra të cilat janë të shëndetshme për jetën tuaj të përditshme, jo vetëm që do të luftoni kundër shfaqjes apo rishfaqjes së karcinomit, por gjithashtu do të keni më tepër energji dhe do të jeni gjithmonë në humor të mirë.

Shpërndaj