Jemi në pranverë dhe natyra është zbukururar. Të gjithë ne e shijojmë shkëlqimin e saj, por për fat të keq, pjesë e saj janë dhe insektet.
Edhe pse shumica e insekteve nuk janë të rrezikshme, pickimet e tyre gjithmonë shkaktojnë dhimbje dhe tepër kruarje. Disa insekte me pickimet e tyre mund të shkaktojnë reaksione të rënda alergjike, sikurse dhe mund të transmetojnë sëmundje.
Prandaj, është e rëndësishme të mësoni se si të përballeni me pickimet e disa insekteve.
Pickim i grenzës apo i bletës.
- Nëse pickoheni nga grenza, fillimisht duhet të largoni thumbin e saj. Menjëherë me anë të majës së gjilpërës apo me diçka tjetër do të gërrmoni lehtë në vëndin ku ju ka pickuar grenza deri sa ta hiqni thumbin e saj. Bëni kujdes që thumbin të mos e shtyni më tepër brenda lëkurës.
- Vëndin ku ju ka pickuar grenza duhet ta lani me ujë dhe sapun, disa herë në ditë. Nëse keni vetëm ënjtje dhe dhimbje, por nuk keni ndonjë reaksion tjetër alergjik, bëni kompreso me akull ose me uthull. Mund të përdorni dhe qepë, duke e fërkuar atë në pjesën e ënjtur pasi qepa përmban enzima të cilat e ëmbëlsojnë dhimbjen dhe ënjtjen, e bëjnë atë më të lehtë. Edhe sheqeri mund t’ju ndihmojë. Hidhni ujë no vendin ku ju ka pickuar grenza dhe më pas sheqer në mënyrë që të mund të qëndrojë sheqeri dhe të mos rrëshqasë. Për të ulur ënjtjen përdorni krem marigold (lule e verdhë).
- Nëse ju ka pickuar në gojë, menjëherë kërkoni ndihmën e mjekut. Toksinat në gojë mund të shkaktojnë reaksione të rënda alergjike, të cilat në të njejtën kohë mund të shkaktojnë ënjtje dhe mbylljen e rrugëve respiratore.
- Nëse keni dhimbje dhe ënjtje më të madhe, kërkoni ndihmën e mjekut, i cili do t’ju rekomandojë të bëni test alergjie. Nëse rezulton të jeni alergjik ndaj grenzës apo bletës, duhet gjithmonë të bëni tepër kujdes. Doktori do t’ju rekomandojë ilaçe të cilat duhet gjithmonë ti mbani pranë vetes.
- Nga pickimi i bletës mund të shfaqet alergji edhe nëse më parë gjatë pickimeve prej tyre nuk keni patur probleme. Kjo veçanërisht vlen për fëmijët e vegjël. Nëse pas thumbimit nuk mund të mbusheni me frymë, ndjeni tension në mushkëri apo në fyt, ënjtje të buzëve, marrje mendsh, përzierje ose të vjella, menjëherë kërkoni ndihmë mjekësore.
Pickim nga merimanga
- Nëse pickoheni nga merimanga, menjëherë atë zonë lajeni me ujë dhe sapun, dhe bësi kompreso me ujë të ftohtë disa herë në ditë. Mund të përdorni edhe krem antibiotik. Gjithashtu në zonën e pickimit mund të vendosni disa pika vaj livando të përyier me një lugë uthull molle ose alkool.
- Nëse dyshoni se ju ka pickuar merimanga e ashtuquajtur e veja e zezë, vendosni akull dhe kërkoni ndihmën e mjekut, edhe nëse nuk keni ndonjë reagim të veçantë. Ky insekt ka neurotoksinë të fortë e cila sulmon sistemin nervor qëndror dhe atë periferik. Pickimi nga merimanga e veja e zezë, shoqërohet me dhimbje të forta dhe ngërçe tç cilat shfaqen një orë më pas. Ngërçet fillojnë rreth zonës së pickimit, dhe më pas përhapen. Gjithashtu mund të shfaqë dhe marrje mendësh, të vjella, ethe dhe dhimbje të muskujve.
Pickimi nga riqra
- Pickimi nga riqra është pa dhimbje. Pas pickimit ai mund të qëndrojë nën lëkurë për disa ditë. Për këtë arsye pas çdo qëndrimi në natyrë kontrolloni trupin tuaj. Nëse gjeni në trup një riqra, largojeni atë me anë të një pincete ose menjëherë shkoni në klinikën më të afërt.
- Riqra duhet të largohet nga trupi brenda 24 orëve. Nuk duhet ta hiqni atë me dorë, pasi ekziston rreziku që koka e riqrës të mbetet në lëkurë. Rreth zonës së pickuar nga riqra nuk duhet të lëndë kimike pasi në këtë mënyrë riqra sekreton më tepër lëngje të cilat mund të shkaktojnë infeksione (riqra transmeton një sëmundje tepër të rrezikshme – ethet e pëllumbit, e cila është një gjë e rrallë në zonat tona). Pasi të jeni siguruar për mënjanimin e plotë të riqrës, dizinfektoni zonën e pickimit me alkool.
- Kushtojini vëmendje yonës së pickimit për 48 orët e ardhëshme. Nëse skuqja përhapet, kërkoni ndihmë mjekësore. Gjithashtu, nëse ndieni ethe, dhimbje koke, të përziera, të vjella, dhimbje dhe shtrëngim në qafë, të cilat mund të jenë shenjat e meningjitit, lajmëroni menjëherë mjekun tuaj.