Mos e lini pa ngrënë vaktin e mëngjesit – vetëm bëjeni atë më të mirë
Zbuloni se çfarë ju jep energji, dhe çfarë ju bën të bini në krizë për sheqer.
1. Si ta filloni ditën
Kos frutash dhe arra, është një mëngjes i përkryer i cili përgatitet shumë thjeshtë, nuk ju merr aspak kohë dhe përmban sasi të mëdha të proteinave. Nëse keni kohë për të gatuar diçka, provoni një omletë me tre të bardha vezësh dhe një të verdhë veze. Në këtë mënyrë ju do të merrni të gjitha anët e mira që dhuron veza pa shtuar kolosterolin në trupin tuaj.
2. Si nuk duhet ta filloni ditën
Mos konsumoni byrek ose hamburger për të shuar urinë. Sasia e madhe e yndyrës dhe kolesterolit nuk do t’ju ndihmojnë për të kuptuar se jeni ngopur, dhe për këtë arsye shumë shpejtë do të kërkoni të hani përsëri.
3. Shmangni drithërat me sheqer
Shmangni të gjitha drithërat me ngjyrë dhe të sheqerosura në mënyrë artificiale. Ato zakonisht përmbajnë sheqer i cili do t’ju bëjë të hani më shumë, gjë që ju çon në shtimin e kileve të tepërta. Pëveç të tjerash, hulumtimet tregojnë se ngjyra artificiale e drithërave është e rrezikshme për shëndetin.
4. Konsumoni vezë, por pa e tepruar
Nëse nuk keni problem me sëmundjet e zemrës, konsumoni vetëm 6 vezë në javë. Nëse keni probleme me zemrën, atëherë mos konsumoni më shumë se katër vezë në javë. Të konsumuarit me masë të kontrolluar është tepër i rëndësishëm.
5. Pini kafe, por nëse mundeni do të ishte mirë ta reduktoni atë
Ka disa studime të cilat vërtetojnë të mirat e kafes – nga sëmundjet neurologjike deri në parandalimin e kancerit. Në përgjithësi, janë të nevojshme më shumë hulumtime në lidhje me vëtetimin e kësaj gjëje, por kjo nuk duhet t’ju pengojë ta shijoni atë. Vetëm, mësoni ta reduktoni , nëse ju shkakton efekte negative si tretja e ushqimit apo pagjumësia.