Shumë gra, gjatë periudhës së shtatzënisë përballen me urinim të shpeshtë. Thjeshtë, nuk mund ta kaloni natën pa shkuar në tualet disa herë. Dhe me ardhjen e mplakjes, ndjejmë se bëhemi robër të fshikëzës së urinës. Lajmi i mirë është se nëse fshikëza e urinës ju bën të zgjoheni disa herë të urinoni gjatë natës , ekzistojnë ndryshime të vogëla për efektive të cilat mund të bëni në mënyrë që keni gjumë më të mirë. Nëse keni një problem të tillë, është mirë që të kontaktoni mjekun tuaj, pasi urinimi i shpeshtë mund të jetë më tepër se një bezdisje – kjo mund të jetë shenjë e një gjendje të fshehur mjekësore.
Këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë për një gjumë më të mirë dhe të luftoni me problemin e urinimit gjatë natës:
Mbani një ditar për zbrazjen e trupit
Shënoni sasinë e marrjes dhe zbrazjes së lëngjeve me anë të urinimit. Vëreni nëse urinoni tepër gjatë natës. Nëse urinoni më shumë se 8 herë gjatë natës, kjo është e tepërt për ata persona nën kufirin e moshës 60 vjeçare. Gjithashtu është problem nëse urinoni më shumë se dy herë gjatë natës, madje dhe në këtë rast duhet patjetër të kontaktoni mjekun tuaj.
Kufizoni konsumin e lëngjeve dy orë para fjetjes
Pirja e lëngjeve para fjetjes mund të ngjallë nevojën për të urinuar gjatë natës. Gjithashtu alkooli dhe kafeina janë të njohur për stimulimin e fshikëzës së urinës, dhe për këtë arsye duhen konsumuar vetëm gjatë ditës.Mos konsumoni alkool, ose të paktën vetëm një gotë në ditë, si dhe reduktoni konsumin e kafeinës.
Bëni testin e apneas
Gjatë gjumit të thellë trupi ynë prodhon hormon antidiuretik (ADH) që shkakton majtjen e më shumë lëngjeve gjatë periudhës së natës. Personat të cilët kanë apnea, nuk i arrijnë nivelet e thella të gjumit sepse kanë mungesë të këtij hormoni. Përveç kësaj, sasia e reduktuar e oksigjenit gjatë apneas i shkakton veshkave shkarkim më të tepërt të lëngjeve.
Në këtë rast, trajtimi i apneatës do ta zgjidhë dhe këtë problem.
Bëni ushtrime
Nëse keni këmbë të ënjtura, ka shumë mundësi që edhe ju të zgjoheni disa herë gjatë natës. Kjo ndodhë për shkak se lëngu i cili qëndron në gjymtyrë gjatë ditës çlirohet kur të ngrini këmbët tuaja në të njejtin nivel me zemrën tuaj.Atëherë lëngu në veshkat tuaj do të shkarkohet. Për të ndihmuar në këtë problem, duhet të kryeni më shumë ushtrime dhe të shkoni në tualet para se të shtriheni në krevat, me qëllim që ti shkarkoni lëngjet e mbajtura në trup.
Një nga arsuet është dhe plakja
Është e vërtetë se me plakjen trupat tanë e prodhojnë më pak hormonin i cili lejon mbajtjen e tepërt të lëngjeve, dhe për këtë arsye fshikëza mbushet më shpejtë. Me plakjen fshikëza e urinës mban më pak urinë. Prandaj, gratë mbi moshën 60 vjeçare duhet të kenë parasyshë se do të zgjohen të paktën një herë gjatë natës për të urinuar. Por gjithësesi, këto këshilla do të ndihmojnë në uljen e këtyre shëtitjeve në tualet gjatë natës, për personat e të gjitha moshave.