A e dini se trupi ynë ka një mekanizëm të tohjes natyrale. Por a mund të arrijë trupi ynë të ftohet edhe kur temperaturat janë tepër të larta?
Këtu janë disa fakte në lidhje me mënyrën se si trupi reagon kur temperaturat bëhen të padurueshme:
Trupi i njeriut ftohet në mënyrë natyrale me anë të djersitjes, e cila mban një temperaturë normale të trupit.
Por shpesh ky proces i natyrshëm nuk është i mjaftueshëm në kushte ekstreme të temperaturave të larta, dhe mund të shkatërrohet për shkak të disa faktorëve të tjerë.
Djerësitja mund të zvogëlohet për shkak të lagështirës së ajrit, moshës, të peshës së tepërt të trupit, apo për shkak të përdorimit të disa ilaçeve të caktuara.
Nëpërmjet djersës humbasim një sasi të mirë të ujit dhe të kripës, të domosdoshëme për funksionimin normal të trupit. Në raste të tilla, kur zhiva e termometrit ngrihet mbi 40˚C dhe kur trupi nuk mund të ruaj një temperaturë normale të trupit, mund të çojë në shkatërrime serioze të funksionimit të organizmit.
Pasojat e temperaturave të larta janë: pafuqi nga të nxehtit, goditje nga të nxehtit, insolacion.
Disa këshilla se si të mbroheni nha dielli:
Për tu mbrojtur nga temperaturat e larta duhet të shmangni çdo aktivitet fizik të rëndë, dhe të qëndruarit jashtë nga ora 11am deri në 16pm, atëherë kur rrezet e diellit janë më të forta dhe temperaturat më të larta.
Gjithmonë mbani në kokë kapele, kjo vlen veçanërisht për më të rinjtë.
Veshjet tuaja duhet të jenë të lehta, me ngjyra të çelëta dhe të pambukta.
Për shkak të temperaturave të larta trupi ynë humbet ujë, prandaj rekomandohet pirja e ujit dhe sa më shumë lëngje.
Duhet të hani ushqime të lehta, të pasura me vitamina dhe minerale.
Bëni kujdes që temperatura në shtëpi në dhoma apo në ambiente të tjera në të cilat ju qëndroni të mos ketë ndryshim të madh me temperaturat jashtë.