6 këshilla për të forcuar shëndetin me proteina

Proteina sot është aktuale për shkak të pranisë së saj për shkak të numërit të madh të produkteve të drithrave, biskotave, produkteve të grurit – madje dhe të ujit! Ajo është ‘lëndë djegëse’ e cila djeg ngadalë. Meqënëse, proteina tretet më gjatë, bën që të ndiheni të ngopur: lajm i mirë për ata që duan të humbasin peshë. Proteina është gjithashtu e mirë për muskujt tuaj, i ndihmon trupit për ti ruajtur ato. A e dini sa të nevojshme janë proteinat dhe cilat janë burimet e tyre më të mira? Këtu keni shtatë këshilla për të arritur fuqinë tuaj të proteinave.

sistina

1.       Fokusohuni tek ‘bazat’

Proteina është e përbërë nga amino acidet esenciale dhe jo esenciale.burim i plotë i proteinës është ai që i përmban të gjitha nëntë amino acidet që të mund të përmbushen nevojat e trupit të njeriut. Këtu përfshihet hirra (burime të qumshtit), mishi pa yndyrë, e bardha e vezës dhe soja.

2.       46-56 gr. në ditë

10-35 % e kalorive tuaja në ditë duhet të jenë proteina, në varësi të shëndetit tuaj dhe aktivitetit fizik. Një person i rritur, mesatarisht i shëndetshëm duhet të konsumojë 0.8 – 1.0 gram proteina çdo ditë. Kjo do të thotë se një grua që mesatarisht peshon 68 kg duhet të hajë çdo ditë 54-68 gram proteina. Do të ishte më mirë të konsumonit një sasi të caktuar proteinash  në mënyrë të vashdueshme çdo ditë,  sesa ti konsumonit ato mjaftueshëm në një ditë të vetme dhe më pas të bënit pushim për disa ditë. Trupi juaj kërkon qëndrueshmëri, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrjen e proteinave.

3.       Proteinat shtazore janë më të rëndësishme

Kjo do të thotë se proteinat të cilat i merrni nga produktet e kafshëve, absorbohen dhe përdoren më lehtë në trupin tuaj. Për shembull: 20 gram proteina nga vezët, sjellin më shumë proteina sesa sasia e njejtë e proteinave bimore. Kjo nuk do të thotë se ju nuk mund të merrni proteina mjaftueshëm nga bimët, por nëse merrni proteina nga kafshët trupi juaj do ti absorbojë dhe përdorë ato më lehtë.

4.       Përveç proteinave shtazore provoni dhe burime të tjera

Në burime të tjera të proteinave përfshihen dhe bishtajat (fasule të thata dhe bizelet), arrat, farat dhe produkte të qumështit me përqindje të ulët të yndyrës.

5.       Merrni parasyshë dhe proteinat pluhur

Kjo ju rekomandohet të gjithë atyre personave të cilët nuk duan të konsumojnë ushqim të pasur me proteina.bëni kujdes që proteina e hirrës të mos konsumohet si vakt shtesë për të mos rritur peshën. Përdoreni si vakt më vete ose si zëvendësim të një vakti tjetër.

6.       Konsumoni proteina në mënyrë që të digjni yndyrërat në trupin tuaj

Proteina është ‘ termogjenik’. Kjo  do të thotë se ajo djeg kaloritë gjatë tretjes së saj në stomak. Krahasuar me shumë ushqime të tjera të pasura me karbohidrate, proteina ka një efekt termogjenik më të madh. Mendoni si ta vini në punë sistemin tuaj tretës.

Shpërndaj