Ky është shpesh problem i cili është vështirë të zbulohet: kapsllëku tek bebet apo fëmijët e vegjël.
Statistikat tregojnë se 30% e fëmijëve kanë kapsllëk gjatë fëmijërisë. Simptomat e kapsllëkut mund të vërehen me vështirësi. Këtu do të lexoni se në çfarë duhet të bëni kujdes:
- Bebet apo fëmijët e vegjël skuqen në momentin kur përpiqen të kryejnë jashtqitje.
- Shenja të vogla të jashtqitjes në pelena apo të mbathurat e fëmijës tuaj (mund të jetë një shenjë e problemit me kapsllëkun)
- Mungesë të oreksit dhe dhimbje të barkut
- Urinim në shtrat
- Të qëndruarit gjatë në oturak apo tualet
Kapsllëku ndodh shpesh kur fëmijët nuk ndodhen në shtëpi dhe kanë frikë apo turp të përdorin tualet të huaj. Kapsllëku duhet të trajtohet sa më shpejtë të jetë e mundur. Nëse kapsllëku vazhdon për një kohë të gjatë, mund të ndikojë në zhvillimin e fëmijës tuaj.