9 pyetjet më të zakonshme rreth tensionit të lartë të gjakut

Shumica prej nesh nuk janë të vetëdijshëm që kanë tension të lartë të gjakut, për shkak se nuk kanë problem dhe asnjëherë nuk e kanë matur tensionin e gjakut. Një numër I madh njerëzish mësojnë ta bëjnë këtë gjë, kur të jenë shfaqur pasojat si: infarct në zemër, goditje në tru, dështim I veshkave si dhe sëmundje të enëve të gjakut. Kjo është dhe arsyeja përse ne kemi vendosur të pasurojmë njohuritë tuaja duke i’u dhënë përgjigje pyetjeve më të zakonshme rreth tensionit të lartë të gjakut.

Shumica prej nesh nuk janë të vetëdijshëm që kanë tension të lartë të gjakut, për shkak se nuk kanë problem dhe asnjëherë nuk e kanë matur tensionin e gjakut. Një numër I madh njerëzish mësojnë ta bëjnë këtë gjë, kur të jenë shfaqur pasojat si: infarct në zemër, goditje në tru, dështim I veshkave si dhe sëmundje të enëve të gjakut. Kjo është dhe arsyeja përse ne kemi vendosur të pasurojmë njohuritë tuaja duke i’u dhënë përgjigje pyetjeve më të zakonshme rreth tensionit të lartë të gjakut.

1.       Cilat janë vlerat normale të tensionit të gjakut?

Kufiri I sipërmi I tensionit normal të gjakut është 120 me 80. Këto vlera vlejnë gjithashtu për të moshuarit për të cilët mendohej se lejohet të kenë vlera më të larta. Nëse tensioni juaj I gjakut është më I lartë dhe lovizë nga 120-80 në 140-90  konsiderohet se pacienti kërcënihet nga hipertensioni, prandaj duhen marrë menjëherë masa serioze për ta normalizuar presionin e gjakut. Të gjithë ata që kanë tension më të lartë se 140-90, vuajnë nga hipertensioni dhe duhen trajtuar.

2.       A mund të variojë  tensioni I gjakut?

Tensioni I gjakut varion në mënyrë të konsiderueshme, në varësi të  asaj çfarë ju bëni dhe  të gjendjes tuaj shpirtërore. Nëse e mundoni veten fizikisht ai mund të arrijë vlerat deri në 200, që është mëse normale. Personat me tension të lartë të gjakut duhet të shmangin punët e rënda fizike. Tensioni normalisht është më I ulët gjatë natës, kur ne jemi duke fjetur. Për këtë arsye duhet ta përdorni natën për të pushuar.

3.       Si, dhe sa shpesh duhet matur tensioni I gjakut?

Tensioni matet me ndihmën e aparatit manometër për tensionin e gjakut, ose elektronik. Saktësinë e aparatit tuaj për matjen e tensionit të gjakut kontrolloeni tek mjeku juaj I familjes. Tensionin duhet ta masni disa here në javë, në periudha të ndryshme të ditës.Mos përdorni pajisje për matjen e tensionit të gjakut në parakrah, apo në pjesën e kyçit të dorës. Ato nuk e tregojnë vlerën e vërtetë të tensionit të gjakut.  Mos e teproni me matjen e tensionit, pasi në këtë mënyrë do të rrisni stresin tuaj I cili më pas do të ndikojë në rritjen e tensionit.

4.       A duhet të kontrolloni tensionin e gjakut të fëmijëve tuaj?

Sigurisht që duhet. Një here në vit kontrolloni tensioni e gjakut të fëmijës tuaj. Kjo vlen veçanërishtë për adoleshentët. Është gjithnjë e në rritje numri I adoleshentëve të cilët kan tension të lartë të gjakut, për shkak të veseve të këqija: kalojnë tepër kohë në kompjuter apo para televizorit, shumica e tyre kanë peshë të tepërt trupore, konsumojnë ushqim të yndyrshëm dhe të kripur, dhe nuk merren me aktivitete fizike.

5.       A rritet tensioni I gjakut me shtimin e peshës?

Po, pikërisht për këtë arsye  duhet të dini se nëse jeni të mbiushqyer, dhe keni problem me tensionin e gjakut, me humbjen e peshës trupore me vetëm 4-5 kg, do të mund të ulni tensionin e gjakut deri në 10 apo 20 njësi. Kjo gjithashtu do të ulë rezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Ulni peshën tuaj trupore gradualisht, jo më shumë se 1.5 -2 kg në muaj.

6.       Sa mund të ndihmojë aktiviteti fizik në uljen e tensionit të gjakut?

Hapi I parë në trajtimin e tensionit të gjakut është ndyshimi I stilit të jetesës. Aktiviteti fizik është një pjesë tepër e rëndësishme e kësaj strategjie . Të ecurit, punët e kopshtarisë, ushtrime të lehta për të vënë në lëvizje trupin, të kërcyerit apo çiklizmi për 30 minuta çdo ditë, mund të ndihmojnë në parandalimin e tensionit të gjakut apo për ta reduktuar atë. Nëse nuk keni mjaftueshëm kohë, provoni që këto aktivitete ti kryeni 3 herë në ditë nga 10 minuta. Në këtë mënyrë do ta ndieni shumë shpejtë rezultatin.

7.       Sa kripë është e lejuar  të marrim me anë të ushqimit?

Shumë njerëz janë të ndjeshëm ndaj rritjes të sasisë së kripës, dhe është shumë e mundur që tek këta persona të reagojë dhe rritja e tensionit të gjakut. Për këtë arsye, marrja e kripës duhet të jetë e kufizuar nga 2 -2.5 gram në ditë, e thënë ndryshe një lugë kafe në ditë. Kjo përfshin sasinë totale të kripës e cila duhet përdorur për të kriposur ushqimin. Kripa është armiku I shëndetit. Një gram kripë më tepër mund të rrisë tensionin e gjakut deri në 5 njësi. Zvogëloni sasinë e marrjes së kripës në trupin tuaj në mënyrë që ta ruani shëndetin tuaj.

8.       A ndikon pirja e duhanit në lidhje me rritjen e vlerave të tensionit të gjakut?

Pirja e duhanit I ngushton dhe më pas I dëmton enët e gjakut. Pirja e duhanit ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në sistemin e enëve të gjakut në trup, duke bërë të mundur shfaqjen e hipertensionit. Prandaj rekomandohet ndërpreja e pirjes së duhanit për të gjithë duhanpirësit, pasi shëndeti është gjëja më e çmuar dhe duhet ta ruani atë.  

9.        Si , dhe kur duhet a marrë terapi për tensionin e lartë të gjakut?

Terapinë të cilën  jua rekomandon mjeku, duhet ta merrni çdo ditë.terapia merret në mëngjes, menjëherë pas zgjimit, dhe mbasdite jo më vonë se ora 19:00. Asnjëherë mos merrni terapi pa rekomandimin e mjekut, apo të merni terapi vetëm atëherë kur kur keni tension të lartë të gjakut. Zakonisht terapia për tensionin e lartë të gjakut merret gjatë gjithë jetës. Kjo do t’ju mbrojë nga pasojat katastrofale që mund të shkaktojë hipertensioni, I cili jo rastësisht është quajtur ‘vrasësi I heshtur’.

Kontrolloni tensionin e gjakut

Jetoni më gjatë

Shpërndaj