Dhimbja e veshit mund t’i shkatërrojë pushimet tuaja?

Muajt e verës janë periudha pushimi, një periudhë kur të gjithë I gëzohen motit të ngrohtë, ndërkohë që noti është një nga aktivitet tona fizike më të preferuara.

Lagështia e tepërt në kanalin e dëgjimit, në kombinim me gërvishtjet të vogla në lëkurën e kanalit të veshit  të cilat i shkaktojmë me anë të pastruesve,  krijojnë kushte të përkryera për inflamacion të tij.

Para se të niseni me pushime bëni një kontroll tek doktori juaj otoringolaringolog.  Ai dë të kontrollojë gjendjen tuaj të veshëve, dhe do t’ju japë këshilla praktike se si ti mbroni ato nga infeksionet e mundshme të cilat mund ti komplikojnë pushimet tuaja.

Muajt e verës janë periudha pushimi, një periudhë kur të gjithë I gëzohen motit të ngrohtë, ndërkohë që noti është një nga aktivitet tona fizike më të preferuara.

Lagështia e tepërt në kanalin e dëgjimit, në kombinim me gërvishtjet të vogla në lëkurën e kanalit të veshit  të cilat i shkaktojmë me anë të pastruesve,  krijojnë kushte të përkryera për inflamacion të tij.

Para se të niseni me pushime bëni një kontroll tek doktori juaj otoringolaringolog.  Ai do të kontrollojë gjendjen tuaj të veshëve, dhe do t’ju japë këshilla praktike se si ti mbroni ato nga infeksionet e mundshme të cilat mund ti komplikojnë pushimet tuaja.

  1. Simptomat

Në fillim inflamacioni manifestohet me kruarje të veshit, me ënjtje, dhe më pas me ndjesinë e bllokimit të veshit. Më pas shfaqet një dhimbje me rrahje të forta të veshit, veçanërisht gjatë presionit në pjesën e para dhe në fund ‘guackës’ së veshit (pjesa e jashtme dhe e dukshme e veshit).  Veshi mund të skuqet dhe të ënjtet, ndonjëherë shfaqet dhe sekrecion në vesh, në raste të rënda mund të shfaqet temperaturë dhe ethe.

  1. Parandalimi

Për të parandaluar inflamacionin në kanalin e dëgjimit, është e nevojshme që të bëjmë kujdes në disa momente. Pas notit, duhet të fshihet dhe të thahet pjesa e jashtme e veshit, me një leckë të pambuktë dhe të butë. Nëse kanali i veshit mbetet i mbushur me ujë, ulni kokën anash në mënyrë që të mund të rrjedhë uji i mbetur në vesh. Veshët mund të thahen edhe me tharëse të cilën e përdorim për flokët, por me një shpejtësi të ulët dhe duke e mbajtur atë të paktën 30cm larg  veshit. Mos u mundoni t’i pastroni veshët me shkopinj pambuku apo me kunja për veshët, dhe të tjera si këto. Lëndimet e shkaktuara në vesh për shkak të përdorimit të tyre, ndihmojnë në përhapjen e infeksionit. Një zgjedhje e mirë mund të jetë përdorimi i tamponëve të veshit prej silikoni, të cilat e mbrojnë veshin nga lagështia, veçanërisht për ata persona të cilët kanë patur më parë inflamacion në kanalin e dëgjimit.

  1. Mjekimi

Mjekimi i inflamacionit në kanalin e dëgjimit, varet kryesisht nga intensiteti i dhimbjes dhe ashpërsia e simptomave. Në shumicën e rasteve, pikat e antibiotikut në kombinim me kortikosteroidet janë të mjaftueshme. Pikat aplikohen disa herë në ditë, përgjatë 7-10 ditësh. Nëse ju shfaqen dhimbje të forta apo ethe, është mirë që të kërkoni ndihmë mjekësore.

 

 

Shpërndaj