A është nishani diçka e zakonshme apo mund të shndërrohet në melanoma?

Shenja e parë e melanomës është ndryshimi i madhësisë, ngjyrës apo i formës së nishanit. Melanomi mund të shfaqet dhe si një ‘njollë’ e re, e cila duket si e pazakontë me një pamje të zezë dhe të shëmtuar.

Mbani mend: nishanët që të gjithë i kemi, zakonisht i kemi që nga lindja, ose shfaqen deri në moshën 40 vjeçare, më pas zbehen. Për të mbajtur mend se në çfarë duhet të bëni kujdes, kujtoni 4 gërmat e para të alfabetit ‘ABCD’.

  • Asymmetry(asimetri) – gjysma e njërës anë të nishanit është e ndryshme nga tjetra.
  • Border  ( tehu) – skajet e nishanit janë të gërryera, të dhëmbëzuara, të paqarta dhe të parregullta,ndërsa pigmenti përhapet përreth lëkurës.
  • Colour ( ngjyra) – ngjyra është e pabarabartë, mund të vëreni ngjyrë të zezë, kafe apo rozë.
  • Diameter ( diametri) –  ndryshime në madhësinë e nishanit ekzistues. Melanoma është zakonisht më e madhe se goma e lapsit (> 5 mm).

Këtu keni disa rekomandime se si të mbroheni nga kjo sëmundje:

–          Mbani mend rregullin e artë: sa herë që hija juaj është më e shkurtër se ju, duhet patjetër që të mbroheni nga dielli.

–          Shmangni ekspozimin në diell nga ora 10-16, sigurisht nëse detyrimet tuaja j’ua lejojnë këtë.

–          Ndëse duhet patjetër të dilni gjatë këtyre orëve, vishuni me mëngë të gjata, pantalona të gjata, dhe mbani patjetër kapele me strehë të gjërë.

–          Veçanërisht bëni kujdes kur ndodheni pranë ujit apo në zona malore. Mroni veten nga rrezet ultraviolet, të cilat reflektohen në ujë, rërë dhe borë.

–          Mbroni lëkurën tuaj duke përdorur locione dhe kremra të cilat përmbajnë filtra UV. Për mbrojtje më të mirë ndaj melanomit janë ato filtra UV të cilat i refuzojnë dhe i absorbojnë të dy llojet e rrezeve ultraviolet (AdheB). Lëndët për mbrojtjen e diellit renditen në bazë të ashtuquajturit faktor mbrojtës ndaj diellit. Lëndët me faktor mbrojtës me vlerë 2-11 ofrojnë mbrojtje minimale , ato me faktor 12-29 sigurojnë mbrojtje mesatare, ndërsa ato me faktor mbrojtës 30 apo më tepër sigurojnë një mbrojtje më të mirë ndaj rrezeve të diellit.

Shpërndaj