Bëni tifo me ushqim të shëndetshëm

Është ora 20pm dhe ju ndiqni ndeshjet e shumëpritura të Kupës Botërore të Futbollit. Ju ka marrë uria dhe stomaku juaj fillon të gurgullojë. Tani jeni në dilemë nëse duhet të hapni patatinat me shumë erëza apo akulloren me çokollatë.

Duhet të jeni vërtet të vëmendshëm ndaj këtyre ushqimeve. Ky vakt në orët e vona të mbrëmjes mund të prish ritmin e të ushqyerit dhe mund të rrisë mundësitë për shtimin e kileve të tepërta. Për të qënë më të saktë, të ngrënit gjatë këtyre orëve të vona, mundet vetëm të ndryshojë ritmin e metabolizmit.

Gjëja më e mirë që mund të bëni, është të shmangni vaktet gjatë orëve të vona të mbrëmjes. Por nëse nuk arrini ta kontrolloni këtë gjë, ekzistojnë ushqime të lehta të cilat mund t’I konsumoni gjatë qëndrimit tuaj para televizorit duke ndjekur ndeshje futbolli apo filmin tuaj të preferuar.

1.      Kokoshka në vend të patatinave

Kokoshkat janë të kripura, kërcasin dhe mund t’i zëvendësojnë plotësisht patatinat. Ju mund të hani kokoshka pa pasur nevojë të mendoni sasinë e kalorive që keni konsumuar.  Një qese e vogël me kokoshka përmban rreth 100 kalori, por gjëja më e mirë është se në të njejtën kohë merrni dhe antioksidantë dhe fibra dietike. Përgatitini kokoshkat vetëm me vaj dhe me kripë, mos përdorni gjalpë dhe sheqer.

2.      Zëvendësoni akulloret me gjalpë të ngrirë kikiriku

Ndodh shpesh që në orët e vona t’ju ulet sheqeri. Shumica e njerëzve do të donin që të konsumonin 2-3 lugë të mëdha plot me akullore. Alternativa më e mirë është që këto lugë të zëvendësohen me gjalpë kikiriku të ngrirë. Gjalpin e kikirikut e ngrini me qëllim që ta konsumoni më ngadalë, në këtë mënyrë duke e shijuar atë për një afat më të gjatë.

3.      Çokollatë e errët VS me qumësht

Çokollata përmban shumë kalori, prandaj dhe nuk rekomandohet gjatë orëve të vona të mbrëmjes. Çokollatën  monstruoze me qumësht, të  mbushur plot me yndyrë dhe sheqer, zëvendësoheni me çokollatë të errët. Edhe çokollata e errët përmban kalori por jo në një masë të tillë. Përveç të tjerash kjo e fundit ndihmon në uljen e stresit. Çokollata e errët është e mirëpritur edhe nëse keni problem me fjetjen. Por duhet të bëni kujdes, nuk duhet të konsumoni sasi të mëdha! 

Shpërndaj