Disa fakte të mahnitshme për frutat dhe perimet

Disa fakte të mahnitshme për frutat dhe perimet

Anët e shëndetshme të disa prej frutave dhe perimeve.

Rukola

Rukola është perim i hidhur dhe i shijshëm dhe një detoksikator natyral, i pasur me vitaminë A, B dhe acid folik, është gjithashtu një burim i mirë i zinkut, kaliumit, kalciumit dhe hekurit. Rukola kombinohet lehtë me shumë sallata pranverore. Përveç vitaminave dhe mineraleve që gjenden në këtë perim, rukola ndihmon edhe në lehtësimin e Ulçerës në stomak.

Panxhari i kuq

Kjë bimë e cila duket kaq e thjeshtë mund t’ju ndihmojë nga shumë sëmundje koronare apo sëmundje të arterieve dhe ndaj goditjes në tru. Panxhari redukton efektet e plakjes dhe ul kolesterolin. Hani panxhar të freskët dhe përfitoni nga të gjitha benefitet e këtij perimi. Panxhari përmban sasi të vitaminës C, B1 dhe B2, karroten dhe minerale: kalium, kalcium, natrium, fosfor, hekur, sulfur, jod. Panxhari është perim i shëndetshëm i cili stimulon këmbimin e substancave në trup dhe përmirëson funksionin e mëlçisë.

Brokoli

Brokoli i freskët dhe i zierë ka shijen më të mirë. Brokoli është i mbushur me vitamin A dhe C, si dhe acid folik, fibëer dhe kalcium. Shumë studime kanë treguar se brokoli luan një rol të madhe në parandalimin e kancerit, si dhe në presionin e ulët të gjakut dhe kolesterolin.

Manaferrat

Nga këto kokrra të vogla do të merrni përfitime të panumërta. Ato janë plot me antioksidantë, na mbrojnë ndaj kancerit, plakjes së parakohëshme, sëmundjeve degenerative, infeksionet, dhe mund të ulin nivelin e sheqerit në gjak. Manaferrat sa më të errëta aq më të mira për ti konsumuar.

Luleshtrydhet

Luleshtrydhet janë të ëmbla, tepër të shijshme dhe të mbushura me antioksidantë. Nëse hani një tas me luleshtrydhe do të merrni më shumë vitaminë C nga ç’mund të merrni nga një portokall. Luleshtrydhet kanë potencial për të reduktuar nivelin e sheqerit në gjak, përmbajnë përbërës antiinflamues, dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kronike, veçanërisht ndaj diabetit. Luleshtrydhet forcojnë imunitetin, dhe përmbajtja e vitaminës C të cilën e përmendëm dhe më parë, na mbron ndaj infeksioneve. Gjithashtu luleshtrydhet parandalojnë sëmundjet e zemrës, ato janë të pasura me antioksidantë duke na mbrojtur edhe nga kolesteroli i keq. Janë të pasura me fibra, por nuk përmbajnë kolori, kështu ndihmojnë edhe në mbajtjen e trupit në formë duke na bërë të ndihemi të ngopur.

Shpërndaj