Me kavitet në arritjen e trupit të dëshiruar

Kavitimi është aktualisht një nga metodat më të popullarizuara për formimin e trupit. Kjo metodë bazohet në uljen e frekuencës së ultratingujve, veprimi I të cilave kryen shpërbërjen e qelizave të yndyrës. Pas trajtimit I cili është pa dhimbje dhe joinvaziv, sipërfaqja e lëkurës mbetet e paprekur – nuk ka mavjosje, dhimbje, ënjtje dhe mund të vazhdohet të veprohet normalisht ndaj detyrimeve të përditshme.

Çfarë është kaviteti?

Kaviteti është një metodë e re në mjeksinë moderne, me ante të së cilës për një kohë të shkurtër arrihet humbja e shtresave të yndyrërave, me qëllim të uljes së vëllimit dhe dhënies së formës trupore. Është një zbulim I vërtetë për ata të cilët dëshirojnë një trup harmonik në mënyrë efektive dhe jo agresive.

Kavitimi është aktualisht një nga metodat më të popullarizuara për formimin e trupit. Kjo metodë bazohet në uljen e frekuencës së ultratingujve, veprimi I të cilave kryen shpërbërjen e qelizave të yndyrës. Pas trajtimit I cili është pa dhimbje dhe joinvaziv, sipërfaqja e lëkurës mbetet e paprekur – nuk ka mavjosje, dhimbje, ënjtje dhe mund të vazhdohet të veprohet normalisht ndaj detyrimeve të përditshme.

Çfarë është kaviteti?

Kaviteti është një metodë e re në mjeksinë moderne, me ante të së cilës për një kohë të shkurtër arrihet humbja e shtresave të yndyrërave, me qëllim të uljes së vëllimit dhe dhënies së formës trupore. Është një zbulim I vërtetë për ata të cilët dëshirojnë një trup harmonik në mënyrë efektive dhe jo agresive.

Si humbasin shtresat e yndyrës me kavitet?

Kaviteti përdor efektin e frekuencës së ulur të ultratingujve, veprim I të cilit sjell ndarjen e qelizave të yndyrës (lipociti), bëhet fjalë për çarjen e membranës së tyre dhe derdhjen në hapësirat brendaqelizore. Pas kësaj, nën veprimin e enzimave shpërbëhet dhe eliminohet në rrugën limfatike të trupit ( në të njejtën mënyrë siç futet yndyra në trup nëpërmjet ushqimit). Ajo çfarë e bën këtë metodë superiore ndaj të tjerave është mundësia e humbjes së qelizave të yndyrës në mënyrë të drejtpërdrejtë. Pas trajtimit I cili është pothuajse pa dhimbje dhe joinvaziv, sipërfaqja e lëkurës mbetet e paprekur, nuk ka mavjosje, dhimbje, ënjtje dhe mund të vazhdohet të veprohet normalisht ndaj detyrimeve të përditshme.

Në cilat pjesë problematike, trajtimi me kavitet është më efektiv?

Trajtimi me kavitet nuk ka për qëllim uljen e peshës, por dhënien e forms trupore me anë të shkrirjes locale të shtresave të yndyrës. Deri tani, praktika ka treguar se trajtimi I pjesës së barkut, anët e brendshme të kofshëve, ijet, gjunjët dhe duart, kanë patur rezultate më të mira. Me kavitet, përveç dhënies së formës trupore, përmirëson gjithashtu tonifikimin e lëkurës.

Si kryhet procedura?

Me sondën ultratinguj (kokën e aparatit) rrëshqitet nën lëkurë me ndihmën e një xheli, duke përdorur pak presion. Gjatë trajtimit shfaqet një lloj ndjenje e tingëllimit të veshëve, e cila ndërpritet në të njejtën kohë me trajtimin, si dhe një lloj ngrohtësie e matur në vendin në të cilin kryhet trajtimi. Procedura zgjat 40-45 minuta , është joinvazive dhe e rehatshme, nuk I pengon pacientët për kryerjen e aktiviteteve të përditshme. Numri I trajtimeve është individuale (4-6) bëhet në seri prej një distance një javore. Indikacionet për përdorimin e këtij aparati janë lokalizimi I shtresave yndyrore, celulitit, dhënia e formës trupore dhe dhe konturit të saj. Është për tu theksuar se kaviteti është një metodë e cila shërben për formën e trupit, shkrirjes së dhjamit dhe jo për humbjen e kilogramëve.

Sa janë të qëndrueshme rezultatet e arritura me anë të kavitetit?

Kaviteti është efektiv në reduktimin lokal të shtresave të yndyrës dhe korrigjimit estetik të trupit. Rezultatet janë të dukshme menjëherë pas trajtimit, pasi arrihet një rënie në zonën e trajtuar nga 2-4 cm. Rezultatet janë të qëndrueshme nëse ruhet pesha e trupit.

A ka rrezatim të dëmshëm trajtimi me kavitet?

Kaviteti përdor ultratinguj me frekuencë të ulët, dhe nuk ka asnjë rrezatim në kuptimin radioaktiv. Terapia me ultratinguj është një nga trajtimet kryesore në mjekësinë fizike, përveç efekteve terapeutike të dobishme dhe mikromasazheve të indeve të thella, nuk ka efekte negative.

A mund të kenë dhe meshkujt rezultate të mira nga kaviteti?

Për meshkujt ka rezultate më të mira dhe më të shpejta nga kaviteti. Shtresat dhjamore në anët e barkut, të cilat me shumë vështirësi mund të bien me anë të ushtrimeve, me kavitet mënjanohen shumë lehtë.

Korniza

Me kavitet arrihen rezultatet e mëposhtme:

• Riformim dhe humbje e shtresave locale të yndyrës ( barku, ijet, kofshët, etj).
• Reduktim i shtresave të celulitit
• Përmirësim I qarkullimit
• Përmirësim I cilësisë së lëkurës dhe indit lidhës nënlëkuror

Nëse kaviteti kryhet nga ekspertë, rezultati është I dukshëm shpejtë dhe I qëndrueshëm.

Shpërndaj