Mungesa e hekurit në gjak

Nga të gjitha mineralet, shumica e njerëzve kanë nevojë për hekur. Mungesa e hekurit tregon simptoma shumë të vogla, ndonjëherë pothuajse të papërfillshme. Problemi me mungesën e hekurit zgjidhet lehtë.

Mungesa e sasisë të nevojshme të hekurit shkakton anemi, gjendje në të cilën trupi nuk është në gjendje të prodhojë sasi të mjaftueshme të hemoglobinës, e cila është një ndër proteinat më të rëndësishme në trupin tonë. Nëse i keni simptomat në vijim, ju rekomandojmë të drejtoheni menjëherë tek mjeku juaj dhe të bëni një kontroll të gjakut.

Simptomat të shkaktuara nga mungesa e hekurit:

–          Zbehje të lëkurës
–          Marramendje
–          Përgjumësi
–          Dobësi
–          Lodhje
–          Humbje të oreksit
–          Rrahje të shpeshta të zemrës

Nuk duhet të lini mbas dore asnjë nga këto simptoma!

Anemia mund të jetë një shkak edhe për mosfunksionimin seksual, dhimbjes së kokës, nervozizmit, harresës, mungesës së përqëndrimit dhe pasivitetit në punë apo në shtëpi. Nuk do të thotë se tek ju do të shfaqen pikërisht të gjitha këto simptoma – anemia shfaqet me simptoma të ndryshme tek persona të ndryshëm. Nëse nuk keni kohë për tu konsultuar me doktorin, atëherë bëni kujdes me ushqimet dhe mënyrën e të ushqyerit. Konsumoni më tepër mish viçi, fasule, arra, fruta dhe perime. Përveç kësaj, hani ushqime të cilat janë të pasura me vitaminë C, shmangni qumështin dhe kafeinën.

Për sa hekur kemi nevojë?

Fëmijët të cilët janë në moshën e rritjes, kanë nevojë për më tepër hekur. Gjithashtu edhe grate shtatzëna dhe grate të cilat kanë menstruacione të bollshme.

Ky është rekomandimi për marrjen e hekurit të nevojshëm në ditë:

• Fëmijët (1-10 vjeç) – 7 të 10mg

• Femrat (19 vjeç e lart) – 18mg

• Meshkujt (19 vjeç e lart) – 8mg

• Gratë shtatzëna – 27mg

• Gratë që janë me fëmijë në gji – 9 të 10mg

Shpërndaj