Fëmijët e ngopur me gjumë mësojnë më mirë

Fëmijët e ngopur me gjumë mësojnë më mirë, janë më të përqëndruar gjatë shkollës dhe detyrave të tyre dhe atë çfarë mësojnë e memorizojnë shumë më mirë. Mungesa e gjumit mund të rezultojë në harresë dhe shpërqëndrim. Studimet tregojnë se fëmijët të cilët flenë më pak se nëntë orë, përballen me pasoja në shkollë.

Shumica e fëmijëve të moshës shtatë vjeçare të cilët bëjnë më pak gjumë, kanë më pak kapacitet për të komunikuar, dhe për të zgjidhur probleme matematikore.

Mungesa e gjumit  ndikon edhe në mënyrën e të shkruarit, në gramatikë dhe në të kuptuar, ndërkohë që me kujtesën dhe aftësinë e të mësuarit kanë më pak probleme.

Gjumi i mirë dhe me cilësi rekomandohet për një zhvillim intelektual tek fëmijët.  Nxënësit të cilët flenë 8 deri në 9 orë japin rezultate më të dobëta se atë të nxënësve të cilët flenë 9 deri në 11 orë. Sot ekziston një shqetësim i madh pasi fëmijët gjatë gjithë kohës janë para televizorit, kompjuterit, lojrave me video, etj, dhe shumë më pak rëndësi është kushtuar rreth orarit të rregullt të fjetjes, në të njejtën kohë çdo natë. Do të ishte ideale që fëmijët të flenë nga 9 deri në 9 orë e gjysëm, të cilat janë optimale për zhvillimin konjektiv të fëmijëve para moshës së adoleshencës.

Të rriturit kanë nevojë për gjashtë orë e gjysëm deri në tetë orë e gjysëm gjumë, pasi nën pesë orë nuk janë të pranueshme dhe të mjaftueshme për funksionimin  e trurit. Prandaj:

–          Para se të vinë në gjumë fëmijët, është mirë që t’ju lexoni ndonjë libër ose  t’ju sugjeroni që ata vetë të lexojnë. Ky veprim do t’i relaksojë ata, por dhe do t’i nxisë ata që të krijojnë lidhje të reja me trurin të cilat janë të domosdoshme për koncentrim.

–          Ritualet si një gotë qumësht të ngrohtë ose çaj para gjumit, ndihmojnë që të flini më shpejtë.

–          Fëmija është mirë që të flejë në qetësi dhe në një ambient të ajrosur.

Shpërndaj