Harroni farmacitë dhe shtrimin përmbys në krevat gjatë periudhës së PMS dhe dhimbjeve menstruale. Një përzierje e mirë e çajrave mund të jetë shpëtimtari më i mirë. Bimët të cilat përdoren për këto probleme zakonisht janë: nenexhiku, kamomili, sherbelja, rigoni, çaji jeshil, gjethe mjedre, xhenxhefili, kanella, jonxha, etj.
Për dhimbje të lehta
Nëse keni dhimbje barku mund të pini çaj nenexhik ose çaj me gjethe mjedre, rigoni ose xhenxhefili. Rekomandohet një deri në dy filxhanë në ditë. Kur të mërziteni nga e gjithë kjo, provoni me një gotë qumësht të ngrohtë të përzier me gjysëm lugë kanellë në mbrëmje. Pini shpesh lëngje, bëni kompresa me ujë të ngrohtë në bark, bëni banjë me ujë të ngrohtë relaksues, kryeni stërvitje rregullisht dhe evitoni ushqimet e yndyrshme.
Përzierje për simtomat dhe dhimbjet e forta
Përzieni ¼ e gotës (200 ml) me gjethe të thata hithre dhe jonxhe, një gjysëm gote me gjethe mjedre dhe alchemilla vulgaris ( lloj barishte që ndihmon për dhimbjet menstruale) dhe një gotë gjethe nenexhik. Këtë përzierje të bimëve ruajeni në një enë të madhe xhami të mbyllur mirë. Çajin do t’a përgatisni në mënyrë që të merrni nga një lugë nga kjo përzierje, do t’a hidhni në ujë të valuar dhe do t’a lini të qëndrojë për 5 minuta. Më pas do ta kulloni dhe mund t’a pini të nxehtë ose të ftohtë. Mund të bëni sasi më të madhe dhe mund t’a pini gjatë ditës.
Cisti
Kjo sëmundje është e zakonshme tek gratë e moshës së mesme dhe për këtë arsye nuk do të ishte keq që në farmacinë shtëpiake të posedoni flokë misri të thata, gjethe mështekne, boronica të thata. Merrni 30 gr nga çdo barishte. Kjo përzierje vendoset në gjysëm litër ujë të ftohtë dhe të qëndrojë për 4 orë, më pas lëreni të valoj për 5 minuta dhe kur të jetë ftohur, kullojeni dhe pini tre gota para ngrënies.