A është trupi juaj më i vjetër se ju?

Fakti që jeni në vitet tridhjetë të jetës tuaj, do të thotë se jeni akoma të rinj. Por, a është trupi juaj i ri? Studimet kohët e fundit tregojnë se gjithnjë e më tepër njerëzit tregojnë më të vjetër fizikisht nga ç’janë në të vërtetë. Shkak për këtë është mënyra e jetesës, disa vese të këqija siç është duhani dhe alkooli, ushqimi jo i mirë, të qenurit pasivë ndaj aktiviteve.

Fakti që jeni në vitet tridhjetë të jetës tuaj, do të thotë se jeni akoma të rinj. Por, a është trupi juaj i ri? Studimet kohët e fundit tregojnë se gjithnjë e më tepër njerëzit tregojnë më të vjetër fizikisht nga ç’janë në të vërtetë. Shkak për këtë është mënyra e jetesës, disa vese të këqija siç është duhani dhe alkooli, ushqimi jo i mirë, të qenurit pasivë ndaj aktiviteve.

Ka shenja që tregojnë se trupi juaj është fizikisht më i vjetër se vitet që keni në realitet, prandaj mund të provoni dhe vetë që t’a vëreni këtë fakt tek disa persona që ndoshta ju vetë i njihni.

Problemet me dhëmbët

Është normale që dhëmbët tuaj të fillojnë dhe të marrin ngjyrë të errët duke filluar nga vitet tridhjetë deri në ato të pesëdhjetat, si dhe të shfaqet humbja e smaltit ose ndonjëherë të acarohen mishrat e dhëmbëve. Por nuk është normale që t’i humbisni dhëmbët, që t’ju dhembi nofulla apo t’ju përgjaken mishrat e dhëmbëve. Në situata të tilla është mirë që të vizitoni stomatolog, normalisht duhet të mbani dhe higjenë të rregullt.

Shikimi jo i qartë

Pas moshës 45 vjeçare shumica e njerëzve përdorin syze, pasi ato nuk mund të lexojnë shkronja të vogëla, dhe kjo gjë është normale. Por nga ana tjetër, ndërmjet viteve të tridhjeta dhe të pesëdhjeta nuk është normale që të mos mund të shikoni qartë fytyrat e njerëzve sepse ju turbullohet shikimi apo shikimi juaj bëhet i kufizuar, ju duket sikur ndodheni në një tunel. Nëse përballeni me simptoma të tilla, duhet patjetër të kontaktoni doktorin.

Dhimbja e kyçeve

Nëse ju jeni në moshën 30-50 vjeçare, dhe ndjeni ndonjëherë dhimbje në pjesën e shpinës apo të kyçeve, duhet të keni parasyshë se shëndeti juaj është në rrugë të mbarë. Por, nëse ndjeni dhimbje të forta në pjesën e shpinës dhe të kyçeve në momentin kur jeni duke ngritur diçka ose në momentin kur ju vetë ngriheni nga vendi në të cilin qëndroni ulur, është mirë që të drejtoheni tek mjeku.

Problemet me kujtesën

Fakti që ndonjëherë harrojmë emrin e dikujt apo nuk mbajmë mend se ku i kemi vendosur çelësat e makinës, është krejtëshisht normale. Por, nëse çdo mëngjes kërkoni makinën tuaj në parking, apo mezi arrini t’i njihni disa persona, apo gabimisht çelësat i vendosni mbi frigorifer në vend që t’i vendosni në sirtar, atëherë situata është alarmante. Problemet me kujtesën janë pjesë e procesit të plakjes, por nëse vërtetë vëreni se ju ndodhë që të harroni shumë shpesh, kjo mund të jetë një shenjë e hershme e demencës (sëmundje mendore e cila shfaqet për shkak të moshës apo për shkak të ndonjë sëmundje).

Lodhja e tepërt pas një aktiviteti të vogël fizik

Është mëse normale që të ndiheni të lodhur gjatë një ecje të shpejtë apo kur jeni duke ngjitur shkallët. Por, nëse çdo aktivitet fizik i lehtë ju bën që të ndjeni vështirësi, siç është marramendja, marrja e frymës apo dhimbja e kokës, atëherë duhet të drejtoheni tek mjeku juaj.

Shpërndaj