Ju rekomandojmë këto pesë zakone që të mund të humbisni peshë më shpejtë. Sa më shumë që t’i përmbaheni atyre, aq më shpejtë do të keni rezultat.
1. Mbani shënim çdo gjë që hani
Kjo teknikë do t’ju mundësojë që të keni kontroll mbi gjithçka që do të fusni në organizëm gjatë ditës. Gjithashtu, do t’ju ndihmojë që t’i zgjidhni problemet që keni me zakonet që keni në lidhje me ushqimin. Personat të cilët mbajnë ditar në lidhje me ushqimin, dobësohen më shpejtë në krahasim me të tjerët.
2. Mbani shënim në një letër të gjitha aktivitetet që do të kryeni (llojin e veprimtarisë, kohëzgjatja, intensiteti)
Mbani shënim të gjitha ushtrimet dhe aktivitetet që keni bërë sot. Mbajtja e ditarit të aktiviteteve për një periudhe prej dy javësh do t’ju ndihmojë të vendosni një rregull të ushtrimeve. Ndjekja e progresit tuaj, mund t’ju ndihmojë për të arritur qëllime më të larta.
3. Vini trupin tuaj më tepër në lëvizje (ushtroni më shumë se 60 minuta në ditë)
Zgjidhni rrugët më të gjata për të ecur, ose ushtroni nga një orë në ditë ose dhe më tepër. Nuk bëhet fjalë për t’i shtuar 60 minuta atyre 30 minutave të cilat rekomandohen të paktën të ushtrohen në ditë, por totalisht të ushtrohet një orë në ditë.
4. Hani ushqimin e duhur
Ushqimet e përpunuara mund të përmbajnë yndyra të pashëndetshme, sheqer, kalori dhe kripë. Nga ana tjetër, ushqimi i vërtetë është i pasur me vitamina, minerale, fibra, antioksidantë dhe përbërës të tjerë ushqyes. Nuk themi se çdo gjë që është e përpunuar është e pashëndetshme, por në dorën tuaj është që të bëni zgjedhjen e duhur.
5. Mbani shënim qëllimet tuaja ditore
Sigurisht që qëllimi juaj kryesor është zvogëloni peshën tuaj trupore, por këtë qëllim mund t’a arrini duke i vënë vetes qëllime më të vogla gjatë ditës. Vendosja e qëllime ju motivon dhe ju ndihmon që të ndiqni programin.