Brenda 48 orëve diagnostikojmë kancerin e prostatës.

Dr. Aleksandar Mickovski, kirurg – urolog në Acibadem Sistina

Edhe pse e kanë më të lehtë të thonë se kanë qenë te kirurgu sesa te urologu, meshkujt modern po bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm për rëndësinë e kontrolleve urologjike. Vitet e fundit gjithnjë e më shumë meshkuj vijnë në ekzaminime parandaluese në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ në Shkup, ku brenda 48 orëve mund të mësohet nëse ndonjëri nga pacientët vuan nga kanceri i prostatës, mund të vërtetojë shterpësinë ose nëse është i prekur nga ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme, deri në kryerjen e trajtimit bashkëkohorë për të gjitha sëmundjet urologjike.
Dr. Aleksandar Mickovski, kirurg – urolog në Acibadem Sistina, bëri të ditur se këto sëmundje tek meshkujt janë në rritje dhe për këtë arsye ata duhet ta vizitojnë rregullisht urologun e tyre.

Dr. Aleksandar Mickovski, kirurg – urolog në Acibadem Sistina

Edhe pse e kanë më të lehtë të thonë se kanë qenë te kirurgu sesa te urologu, meshkujt modern po bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm për rëndësinë e kontrolleve urologjike. Vitet e fundit gjithnjë e më shumë meshkuj vijnë në ekzaminime parandaluese në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ në Shkup, ku brenda 48 orëve mund të mësohet nëse ndonjëri nga pacientët vuan nga kanceri i prostatës, mund të vërtetojë shterpësinë ose nëse është i prekur nga ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme, deri në kryerjen e trajtimit bashkëkohorë për të gjitha sëmundjet urologjike.
Dr. Aleksandar Mickovski, kirurg – urolog në Acibadem Sistina, bëri të ditur se këto sëmundje tek meshkujt janë në rritje dhe për këtë arsye ata duhet ta vizitojnë rregullisht urologun e tyre.

Është vërtet për të ardhur keq, veçanërisht për kanceret e traktit urinar të cilat mund të diagnostikohen dhe trajtohen lehtë, ndërkohë që kemi shumë raste të pacientëve të cilët janë gjendur në një faze të avancuar të kësaj sëmundje, raste në të cilat trajtimi nuk mund të ndihmojë, u përgjigj Dr. Mickovski.

Kontroll edhe i fertilitetit

Cilat janë sëmundjet dhe problemet më të shpeshta dhe kur meshkujt vizitojnë urologun?
Meshkujt rregullisht dhe në çdo moshë duhet t’a vizitojnë urologun e tyre. Sëmundja më e rrezikshme nga mosha 15-30 është kanceri testikular. Bëhet fjalë për meshkuj të rinj të cilët potencialisht kanë mundësi të vërteta të shërohen nëse kanceri është zbuluar që në fazat e para me një procedure të thjeshtë diagnostikuese – kontrolli nga urologu, laboratori me tumor marker dhe EKO kolor dopler të testiseve. Një problem i shpeshtë në këtë moshë janë dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme. Spitali ynë disponën një laborator mikrobiologjik bashkëkohorë, në të cilin të gjithë agjentët e mundshëm infektiv mund të diagnostikohen, të konfirmohen dhe të trajtohen sipas protokollit botëror.

Një problem tjetër është shterpësia, e rëndësishme është që të gjitha shkaqet mund të zbulohen dhe të trajtohen në këtë moshë, në mënyrë që të parandalohet në kohë shterpësia. Një fenomen i zakonshëm i cili prek problemin e shterpësisë është varikocela, e cila tek shumë meshkuj nuk shfaq simptoma, por redukton fertilitetin, nëse zbulohet në kohë, ajo trajtohet shumë lehtë me anë të një intervenimi të thjeshtë kirurgjik. Është shumë më mirë që meshkujt para martesës të kryejnë një ekzaminim të thjeshtë urologjik për të provuar fertilitetin e tyre që më pas të mos kenë probleme.

Cili është shkaku i mosfunksionimit erektil tek meshkujt më të rinj?

Ka shumë raste të disfunksionit erektil, e cila në këtë moshë është shpesh nga natyra psikogjenike (nëse përjashtojmë diabetin, sulmet neurologjike, pabarazitë hormonale, etj). Përqondja më e madhe janë djemtë të cilët nuk kanë ereksion për shkak të traumas psikologjike. Më së shumti bëhet fjalë për mardhënie seksuale të parealizuar, sjellja në mënyrë jo korrekte e ndonjë vajze e cila lë pasoja afatgjatatek djali. Ata mbyllen psikologjikisht, dhe më pas kjo shndërrohet për ta në një problem të vërtetë. Sot ekzistojnë protokolle moderne të trajtimit dhe këta pacientë lirohen nga rrethi i mbyllur të cilin e kanë krijuar vetë.

Vetëm anastezi lokale

Çfarë disponon departamenti i urologjisë dhe cilat janë avantazhet e citoskopisë së re?
Ne disponojmë pajisjet më bashkëkohore duke filluar nga cistoskopia fleksible për cistoskopi pa dhimbje. Ndryshe nga aparati rigid në të cilin duhet të përdoret anestezia, në cistoskopin e ri përdoret vetëm anestezi lokale me xhel dhe jep të njejtat rezultate si cistoskopia klasike.

Vetë biopsia ultrasonografia transrektale shërben për zbulimin e kancerit të hershëm të prostatës,dhe i mundëson doktorit marrjen precize të biopsisë nga vendi në të cilin kanë ndodhur ndryshimet, duke mundësuar në këtë mënyrë marrjen e diagnozës së saktë.

Me pajisjet moderne të Ekos, mundësohet zbulimi i ndryshimeve më të vogla të testiseve, prostatës, të fshikëzës së urinës apo veshkave. Ultratingulli në urologji ka një avantazh të madh, veçanërisht me aparatet dhe modalitetet e reja të cilat mundësojnë rikonstruktimin e vetë imazhit, i cili luan një rol të madh në zbulimin e hershëm të ndonjë tumori në çdo organ urologjik. Të gjitha teknikat moderne të për operacionin e prostatës janë të futura në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’. Laparaskopia kryhet me prerje të vogla në bark, ndërsa endoskopia është procedure në të cilën si përqasje përdoren hapjet natyrale të trupit të njëriut (uretra, rektumi). Nëpërmjet uretrës pothuase kryhen të gjitha veprimet (prostata, fshikëza e urinës, thyerja e gurëve me endoskopi nëpërmjet fshikëzës së urinës në uretër), dhe kjo ka një avantazh të madh për pacientin pasi nuk lë shenjë meqenëse nuk kryhet me prerje, dhe mundësitë janë më të vogla për shfaqjen e infeksioneve dhe komplikimeve postoperative. Qëndrimi në spital është një deri në dy ditë. Shterpësinë mashkullore dhe disfuksionin erektil e ndjekim me protokollet më bashkëkohore dhe jemi gjithmonë të informuar. Për meshkujt tek të cilët janë përdorur të gjitha mundësitë e trajtimit, ndërtojmë proteza penile, me anë të të cilave problemi i disfuksionit erektil zgjidhet për një afat të gjatë.

Duhet t’a bindni pacientin se problemet mbeten në dhomën në të cilën kryhet kontrolli

Kur përmendet urologu, njerëzit e lidhin këtë me intimitetin e tyre dhe për këtë arsye kjo paraqet një lloj stresi për ta. Ata janë shumë të ndjeshëm kur përdoret emri urolog. Femrat janë më të hapura për të folur në lidhje me intimitetin e tyre, ndërsa meshkujt nuk duan të fasin shumë hapur për intimitetin e tyre. Prandaj ne urologët duhet t’ju kushtojmë një vëmendje të veçantë për të ndërtuar dhe fituar besimin e tyre. Pacienti duhet të bindet për të treguar problemet dhe se ai problem mbetet aty në atë dhomë ku është kryer kontrolli, duke i garantuar atij privatësi. Zakonisht, pas kontrollit, meshkujt nuk e përmendin emrin urolog, ata e kanë më të lehtë të thonë se ishin tek kirurgu.

Rritja e prostatës problemi më i zakonshëm për meshkujt mbi moshën 40 vjeçare

Eshkujt mbi moshën 40 vjeçare shpesh kanë problem me rritjen e prostatës, si dhe me fillimin e kancerit të prostatës. Studimet më të fundtit kanë treguar se skrining dhe zbulimi i hershëm i kancerit të prostatës, duhet të fillojë që nga mosha 40 vjeçare pasi ndryshimet e para zbulohen me anë të një testi të thjeshtë laboratorik – PSA – dhe me një kontroll rektal. Prostata është organi i vetëm në trupin tonë të cilin mund t’a prekim dhe të shohim se çfarë ndryshimesh ndodhin – nëpërmjet zorrës së trashë mund t’a kontrollojmë këtë gjendër dhe t’i zbulojmë herët të gjitha ndryshimet në përbërjen e saj. Për kryerjen e këtij kontrolli na ndihmon dhe ultrasonografia, veçanërisht ultrasonografia dopler, me anë të së cilës detektohet çdo zmadhim vaskularizues në ndonjë proces të tumorit në fazën e fillimit. Nëse ka ndryshime, bëhet biopsia për të zbuluar nëse ka tumor. Tek ne biopsia kryhet
me ultrasonografi, sondë dopler. Me të prostata shikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, vaskularizimi i saj dhe shikohet se ku ndodhet nyja, merren mostra (pjesë, copëza) nga ai vend dhe ato analizohen nga ekipi i laboratorisë patohistologjike. Brenda 48 orëve mund të gjendet diagnoza dhe të dimë nëse bëhet fjalë për kancer apo jo. Ky është një protokoll botëror për zbulimin e hershëm të kancerit të prostatës, që për fat të keq është gjithnjë e në rritje, por nga ana tjetër mund të shërohet shumë lehtë nëse zbulohet në kohë.

Shpërndaj