Është shumë e vështirë që ti dërgoni meshkujt tek mjeku. Një numër i madh studimesh, konfirmojnë se madje 60% e meshkujve durojnë dhimbje, pa patur nevojë të shkojnë tek mjeku. Gjëja më e keqe është se i lënë pas dore edhe ato shenja të cilat mund të jenë një alarm për fazën fillestare të kancerit. Këto janë shenjat më të dyshuara të cilat nuk duhet ti lini pas dore.
Problemet gjatë urinimit
Shenjat të cilat tregojnë problem gjatë urinimit, sikurse është urinimi i shpeshtë, probleme me fillimin e urinimit ose rrjedh e dobët e urinës, mund të shfaqen si rezultat i rritjes të prostatës. Prostata mund të rritet për shkak të inflamacionit ose tumorit beninj, por është e mundur që rritja të jetë një nga simptomat e kancerit të prostatës. Kontrolli tek urologu, do t’ju ndihmojë të qartësoni të gjitha dyshimet tuaja.
Ndryshime të testiseve
Mos i lini mbas dore testiset. Bëni vetëkontroll pasi kanceri testikular zhvillohet për një kohë shumë të shkurtër. Nëse vëreni çfarëdo lloj ndryshimi, kokërr, peshë, menjëherë bisedoni me urologun.
Gjak në feçe/ urinë
Prania e gjakut në feçe, mund të jetë një shenjë e hemoroideve, por fakti se gjaku në feçe është një nga simptomat e kancerit në zorrën e trashë, mjafton që të inkurajoheni dhe të kryeni një kontroll rutinë tek gastroenterohepatologu i cili do të vendosë se si duhet të vendosni më tej. Gjaku në urinë, gjithashtu është një shenjë të cilën nuk duhet ta anashkaloni.
Ndryshimet në gojë – veçanërisht për duhanpirësit
Duhanpirësit janë më të rrezikuar ndaj kancerit në gojë. Nëse vëreni pllaka të bardha apo të kuqe në gojë, bisedoni me mjekun tuaj dhe stomatologun.
Dhimbja
Meshkujt janë atë të cilët pothuajse gjithmonë vonojnë për të kryer vizita tek mjeku, madje edhe kur ndjejnë dhimbje. Nëse ndjeni dhimbje të vazhdueshme për më shumë se një muaj, bisedoni me mjekun tuaj. Dhimbje mund të jetë simptomë e shumë sëmundjeve, veçanërisht kur metastazohen.
Humbja e menjëhershme e peshës trupore
Humbja e peshës së menjëhershme pa mbajtur dietë, mund të jetë rezultat i punës së rëndë, stresit dhe mos ushqimit të rregullt. Shpesh mund të jetë shkak edhe i problemeve me gjendrën tiroide. Nëse nuk është simptomi kryesor i kancerit, humbja e 10 kilogramëve mund të jetë një alarm i pranisë së kancerit pankreasit, mushkërive apo barkut.