Dhënia gji është lidhja më e fuqishme mes nënës dhe foshnjës

Dhënia gji është proces natyror, por teknika e të dhënit gji mësohet. Çelësi për dhënien gji me sukses është stërvitja dhe durimi. Për nënat edukimi fillon që para lindjes, gjatë shtatzënisë. Çdo grua shtatzënë e cila shtatzëninë e udhëheq në spitalin tonë merr këshilla për atë se si do të zhvillohet lindja dhe si do të fillojë dhënia gji. Në vetë momentin e lindjes, në sallën e lindjes insistojmë ta realizojmë kontaktin lëkurë me lëkurë, që është mjaft i rëndësishëm jo vetëm për dhënien gji, por edhe për lidhjen emocionale mes nënës dhe fëmijës. Te ata të cilët kanë lindur me prerje cezariane insistojmë këtë ta realizojmë sa më shpejt, menjëherë pasi që nëna të jetë e aftë, dhe dëshiron ta bëjë këtë. Edukimi i nënave vazhdon gjatë gjithë qëndrimit në spitalin tonë, do të thotë vazhdimisht dhe mjekët dhe morat insistojnë që nëna ta mbisundojë teknikën e dhënies gji gjatë qëndrimit në spital q të forcohet edhe vetëbesimi i saj edhe kur ajo do të shkojë në shtëpi, të jetë e përgatitur për kujdes  rreth foshnjës së vet. Rooming in sistemi të cilin e praktikojmë – vendosja e përbashkët e foshnjave dhe nënave në një dhomë, në të vërtetë paraqet një mbështetje të madhe për dhënien gji.

Dhënia gji është proces natyror, por teknika e të dhënit gji mësohet. Çelësi për dhënien gji me sukses është stërvitja dhe durimi. Për nënat edukimi fillon që para lindjes, gjatë shtatzënisë. Çdo grua shtatzënë e cila shtatzëninë e udhëheq në spitalin tonë merr këshilla për atë se si do të zhvillohet lindja dhe si do të fillojë dhënia gji. Në vetë momentin e lindjes, në sallën e lindjes insistojmë ta realizojmë kontaktin lëkurë me lëkurë, që është mjaft i rëndësishëm jo vetëm për dhënien gji, por edhe për lidhjen emocionale mes nënës dhe fëmijës. Te ata të cilët kanë lindur me prerje cezariane insistojmë këtë ta realizojmë sa më shpejt, menjëherë pasi që nëna të jetë e aftë, dhe dëshiron ta bëjë këtë. Edukimi i nënave vazhdon gjatë gjithë qëndrimit në spitalin tonë, do të thotë vazhdimisht dhe mjekët dhe morat insistojnë që nëna ta mbisundojë teknikën e dhënies gji gjatë qëndrimit në spital q të forcohet edhe vetëbesimi i saj edhe kur ajo do të shkojë në shtëpi, të jetë e përgatitur për kujdes  rreth foshnjës së vet. Rooming in sistemi të cilin e praktikojmë – vendosja e përbashkët e foshnjave dhe nënave në një dhomë, në të vërtetë paraqet një mbështetje të madhe për dhënien gji.

Kontakti nënë-foshnjë dhe çlirimi i hormonit oksitocin në literaturë është përshkruar si “refleksi oksitocin” dhe është shumë i rëndësishëm për sigurimin e procesit normal të dhënies gji. Çfarë ndikon në këtë refleks?

– Vetëbesimi, emocionet pozitive të nënës dhe foshnjës, kontakti me atë vepron në mënyrë stimuluese mbi zhvillimin e këtij refleksi. Uria, kujdesi, stresi, dhimbja, mëdyshja e ndalojnë. Duke iu falënderuar këtij refleksi, shpesh në vetë mendimin e foshnjës ose të qarit e tij te nëna rrjedh qumësht nga gjiri. Derisa foshnja thithë nga njëri gji, shpesh edhe nga gjiri tjetër rrjedh qumësht.  Dhënia gji është proces natyror, por edhe foshnja edhe nëna duhet të mësojnë si dhënien gji ta bëjnë më produktiv dhe më komfor. Nëna duhet të jetë e përgatitur dhe e edukuar për gjithçka që e pret në javët e para pas lindjes lidhur me krijimin e qumështit. Kështu në javën e parë: 3-4 ditët e para pas lindjes, gjinjtë sekretojnë lëng me ngjyrë të verdhë të quajtur kolostrum, të pasur me proteina, vitamina, minerale dhe antitrupa. Në javën e dytë nëna bëhet më komode me dhënien gji. Fillon të krijojë qumësht kalimtar e pastaj qumësht të shëndetshëm. Krijimi i qumështit është lehtësuar dhe nëna është më e disponuar. Tashmë në javën e gjashtë, nëna ndjehet fizikisht më e fuqishme nga lindja. Dhënia gji është vendosur dhe nëna ndjehet më e relaksuar dhe e disponuar në javën e dymbëdhjetë.

Shumë nëna që japin gji kanë frikë nëse madhësia e gjinjve ndikon në procesin e dhënies gji

– Nuk ndikon. Pavarësisht nëse nëna ka gjinj të mëdhenj ose të vegjël, ajo mund t’i japë gji foshnjës së vet. Madhësia e gjirit është e caktuar nga prezenca e indit yndyror, e jo nga indi gjëndëror.  Gjatë shtatzënisë dhe dhënies gji, gjinjtë rriten, por pas ndërprerjes së dhënies gji ato kthehen në gjendjes e mëparshme. Mund të jenë më të buta, që ka të bëjë me vetë shtatzëninë, derisa dhënia gji nuk ndikon në zbutjen e gjinjve.

Qumështi i nënës përmban baraspeshe ideale të elementeve ushqyese. Ky është kombinim i vetëm i yndyrave, sheqerit, mineraleve, albuminave, vitaminave dhe enzimave të cilat sigurojnë zhvillim optimal të trurit dhe në përgjithësi të foshnjës. Si krijohet dhe ndryshon qumështi dhe sa duhet të ushqehet foshnja?

– Studimet klinike tregojnë se foshnjat që ushqehen me gji më rrallë sëmuren dhe të njëjtët kalojnë më lehtë. Foshnjat e pa lindura kanë koeficient më të madh të inteligjencies. Qumështi i nënës siguron siguri emocionale dhe e zvogëlon stresin, përmes lidhjes trupore nënë-foshnjë. Foshnja qanë më pak. Dhënia gji sjell deri te zhvillimi më i shpejtë i muskujve dhe eshtrave të personit, infeksionet janë më të rralla te kanalet e frymëmarrjes, diabeti dhe sëmundjet malinje. Te fëmijët të cilët janë ushqyer me gji prej 6 muajve, 7 herë më shpesh janë sëmundjet alergjike, ndërsa 10 herë më pak është mundësia për pranim në spital gjatë vitit të parë. Po ashtu fëmijët e ushqyer me gji kanë më pak rrezik të vdesin nga vdekja e papritur. Është e rëndësishme se zvogëlohet edhe rreziku nga deficiti i vitaminës A. Dhënia gji është e rëndësishme edhe për nënës sepse i ndihmon shpejt të kthehet në normale pas lindjes. Thithja stimulon tajitje të hormoneve të cilat ndikojnë në kontraktimin e shpejtë të mitrës,  ndërsa prolaktini (hormoni që merr pjesë në krijimin e qumështit të nënës) vepron në mënyrë relaksuese te nëna dhe e stimulon zhvillimin e instinkteve të nënës. Gjatë krijimit të qumështit, nëna humb kalori me çka mundësohet kontrolli më i lehtë i peshës pas lindjes. Dhënia gji vepron si kontracepsion, me pka anulohet periudha e shtatzënisë së re. Te gratë që japin gji më pak rreziku është më i vogël për zhvillimin e kancerit të gjirit, të fytit, të mitrës dhe osteoporoza. Sa duhet të ushqehet foshnja me gji? Për këtë pyetje nuk ka përgjigje të saktë. Është mirë të ushqehet me gji të paktën 6 muajt e parë, ndërsa kjo mund të vazhdojë edhe pas fillimit me ushqim. Kur do të pushojë dhënia gji varet nga nëna. Disa nëna e ndërpresin kur do të shkojnë në punë, disa kur fëmijës do ti dalin dhëmbë. Nuk ekziston kufiri kur duhet të ndërpritet dhënia gji. Fëmija mund të ushqehet me gji deri në dy vjet ose të ndërpritet rreth 6 muaj. Por kini parasysh, se çdo muaj duke dhënë gji është kontribut drejt zhvillimit të fëmijës së shëndetshëm.

Çfarë ushqimi u rekomandohet nënave që japin gji?

– Konsumimi i përditshëm i minimum 5 shujtave pemë dhe perime të freskëta, që praktikisht përfshinë dy copa pemë ose perime në çdo shujtë (p.sh. banane dhe një gotë lëng prej portokalli për mëngjes, një gotë prej domateve dhe sallatë për drekë dhe shujtë me perime të ziera për darkë). Së paku 6 shujta me drithëra dhe atë bukë me kokrra të plota dhe drithëra (korn fleks, oriz). Së paku konsumimi i 4 gotave qumësht, për shkak të nevojave të mëdha prej kalciumit. Tre shujta me albumina: mish pa yndyrë, mish pule pa lëkurë, peshk ose groshë ose bizele të zier. Në konsultim me mjekun nevojitet plotësimi i matur me preparate vitaminoze dhe minerale. E dimë se çfarë pi nëna edhe foshnja pi kur thithë gji. Prandaj nevojiten të paktën 6 gota me ujë, ndërsa të reduktohet konsumimi i alkoolit, kafeinës me afe, çaj dhe  pije tjera. Konsumimi i baraspeshuar i kalorive. Nevojat ditore të nënës që jep gji janë më të mëdha për 500 kalori nga të rriturit (2000-2200 kalori në ditë). Të ushqyerit e rregullt gjatë ditës. Prodhime të gatshme të varfra me vitamina dhe minerale, ndërsa të pasura me kalori nuk janë të dëshirueshme. Nuk guxon të mbahet dietë. Nëse zvogëlohet konsumimi i kalorive, zvogëlohen edhe vitaminat dhe mineralet, me çka nëna ftohet shpesh, ka ndjenja të lodhjes dhe probleme tjera shëndetësore, derisa edhe kualiteti i qumështit dhe shëndeti i foshnjës mund të preket. Nëna që jep gji duhet të konsumoje ushqim të thjeshta ushqyese të pasura me perime, pemë, djathë dhe mish pa yndyrë. Nuk guxon të pije cigare ose të konsumoje alkool.  Ato kalojnë te qumështi, dhe në të një
jtën kohë e zvogëlon sekretimin e tij. Gjatë ngarkimit familjar me alergji, është e mundur që nëna e cila konsumon qumësht, vezë, peshk ose pemë citroni, që të krijojë reagime te foshnja. Nëse foshnja është alergjike në qumështin e lopës, te nëna kufizohet konsumimi, ndërsa kalciumi plotësohet me ushqim tjetër (lakër, nrokoli, portokall, troftë, bajame, serdene). Nëse nëna është vegjetarianë, ekziston rreziku nga deficiti i vitaminës B12, (konsultohu me mjekun). Edhe pse shumica e ilaçeve nuk kalojnë në qumësht por megjithatë nuk guxon të mare ilaçe pa konsultim me mjekun.  

Vitamina K, B6, C dhe tjerat varen drejtpërdrejt nga mënyra e ushqimit të nënës. Shumë gra pas lindjes sa më shpejt dëshirojnë t’i zbresin kilogramët e tepërta.

– Gjatë dhënies gji foshnja i përdor elemente ushqyese nga nëna, bile edhe nëse ushqimi i nënës është jo cilësor. Me këtë lehtë mund të paraqitet mungesë e ndonjë vitamine ose minerali të caktuar te nëna, që  më tej ndikon edhe në shëndetin e foshnjës. Prandaj në raste të caktuara në këtë periudhë lejohet plotësimi me preparate multi vitaminoze dhe minerale. Gjithsesi në konsultim me mjekun. Preparatet me vitamina dhe minerale nuk mund të garantojnë shëndet nëse mënyra e ushqimit është e dobët. Prandaj gjithmonë nevojitet që së pari të sigurohet konsumim i mjaftueshëm i pemëve dhe perimeve si burim i vitaminave dhe mineraleve. Ato janë të pasur edhe me elemente tjera ushqyese të domosdoshme për shëndetin, ndërsa të cilat nuk mund të kënaqen me preparate farmaceutike. Pasi që foshnja ta refuzojë gjirin, nëna mund ta kthejë interesimin për figurën e saj – ta kthejë peshën. Kjo mund të bëhet me zvogëlimin e konsumimit të kalorive dhe me rritjen e aktiviteteve fizike.

*Prej çka është kushtëzuar prodhimi i qumështit?

– Prej nevojave të foshnjës. Sa më shpesh që ushqehet me gji aq më shumë krijohet qumësht, që tërësisht plotësohen nevojat e foshnjës. Shmanguni të ushqyerit me shishe ose me biberon gjatë 2-4 javëve të para, derisa nuk vendoset dhënia me gji. Nëse foshnja nuk ushqehet rregullisht me gji, gjiri do të prodhojë më pak qumësht. Një pjesë e këshillave për sigurimin e qumështit ët mjaftueshëm do të ishin: Pushim për nënën gjatë ditës (çdo pushim i foshnjës, edhe nëna duhet ta shfrytëzojë për vete). Zbrazja e gjirit në periudhat mes dhënies gji. Mbushja e gjinjve para dhënies gji. Gjatë javëve të para, para dhënies gji, gjinjtë janë të fryra dhe plot me qumësht. Pas dhënies gji ato bëhen të buta. Më vonë gjinjtë spontanisht vetë e vendosin rregullimin ashtu që ajo ndjenjë e tensionit, si dhe të butësisë  zhduken. Shmanguni shohësh ose biberonit. Që t’i mundësohet trupit ta harmonizojë krijimin e qumështit me nevojat e foshnjës, nevojitet të shmanget të ushqyerit me shishe gjatë 4-6 javët e para, derisa nuk vendoset të ushqyerit me gji. Nënat duhet t’i përcjellin intervalet e dhënies gji. Foshnja që thithë shpesh ose nuk është ngopur pas dhënies gji duhet të vëzhgohet, më së miri me matjen e peshës. Derisa foshnja përparon në peshë, nëna ka qumësht të mjaftueshëm. Në periudhën kur foshnja do të fillojë të flejë natën më gjatë, gjatë ditës do të kërkojë të thithë më shpesh. Nëse nëna mendon se foshnja megjithatë nuk është ushqyer sa duhet, nevojitet të konsultohet me pediatrin. Nëna që ushqen me gji duhet të pijë shumë lëngje gjatë kohës që jep gji. Në këtë mënyrë mbahet hidratimi i mjaftueshëm i trupit dhe nëna krijon sasi të mjaftueshme të qumështit.

*Nëna shpesh ka dilemë nëse foshnja e saj pranon qumësht të mjaftueshëm. Cilat janë shenjat?

– Pelenat e lagura. Gjatë javëve të para foshnja zakonisht ka 6-8 pelena, të cilat janë të lagura. Ngjyra e urinës duhet të jetë e verdhë e zbehtë. Pastaj jashtëqitja. Gjatë javëve të para foshnja zakonisht duhet të ketë 6-8 jashtëqitje, por është normale nëse ka edhe dy jashtëqitje në ditë. Me kalimin e kohës pas javës së 6-të numri i jashtëqitjeve zvogëlohet. Në moshën prej 3 muajve foshnja mund të mos ketë jashtëqitje tre deri në katër ditë. Shpeshtia e dhënies gji. Në javët e para dhënia gji është më e shpeshtë dhe zgjatin më gjatë. Në këtë periudhë foshnja ka 8-10 shujta me gji të cilat zgjatin 10-20 minuta. Pas javës 4-6 numri i dhënies gji zvogëlohet, si edhe kohëzgjatja. Mjaftojnë 5 minuta thithje që të konsumohet sasia e mjaftueshme e qumështit. Dhënia gji nuk duhet të zgjatë më gjatë se 20 minuta, për shkak të dëmtimit të thithave. Ndonjëherë foshnja fle në gji, por pas vendosjes në krevat zgjohet dhe  dëshiron përsëri të thithë. Kjo jo gjithmonë do të thotë se nëna nuk ka qumësht të mjaftueshëm. Thjesht foshnja dëshiron të kënaqet në prekjen me nënën dhe të dëshiron ta mbajnë në duar. Tregues është edhe avancimi në peshë. Gjatë javës së parë foshnja humb rreth 10 për qind prej peshës. Nga fundi i javës së dytë e arrin peshën e lindjes që pastaj të fillojë të fitojë në peshë. Gjatë 3 muajve të parë shton në peshë rreth 700 gram në muaj, prej 4-6 muaj rreth 600 gram, prej 6-9 muaj rreth 450 gram, ndërsa prej 9-12 muaj rreth 300 gram. Në moshën 6 mujore e dyfishon peshën, ndërsa në një vjet e trefishon peshën gjatë lindjes. Foshnja e shëndetshme është treguesi më i mirë për ushqimin e drejt dhe sasinë e mjaftueshme të qumështit. Foshnja e ngopur është aktive, e kënaqur, në periudhat mes dhënies gji kur foshnja është e zgjuar dhe e qetë. Rekomandojmë vizita të rregullta te pediatri për matjen e peshës dhe përcjelljen e zhvillimit të foshnjës.

Gjendja psikike e nënave a ndikon në ritmin e dhënies gji?

Po. Nëse nëna është e lodhur, nervoze ose nuk dëshiron ta ushqejë me gji foshnjën, mund të zvogëlohet sasia e qumështit që krijohet dhe si rezultat i kësaj foshnja mos përparojë në peshë. Por edhe gjatë fillimit të vonuar të dhënies gji, dhënie gji të rralla dhe të shkurta, pozita e keqe e foshnjës gjatë dhënies gji, të ushqyerit e plotësuar, përdorimi i shishes dhe biberonit po ashtu do të kontribuojnë deri te avancimi i dobët i foshnjës.  Në situatë të tillë foshnja shpesh qanë dhe zgjohet, refuzon të thithë, urinon dobët, ose ka jashtëqitje të gjelbra, vjen deri te humbja e elasticitetit të lëkurës, foshnja bëhet e shqetësuar ose jo aktive, e përgjumur, e pa interesuar.  Nëse nëna qe jep gji i njeh disa nga këto shenja mund të përpiqet me marrjen e foshnjës në krevat, duke e relaksuar vetë, me shpeshti të rritur të dhënies gji. Gjatë dhënies gji foshnjën duhet ta shihni në fytyrë, që është stimul për krijimin e rritur të qumështit. Foshnja duhet të zhvishet para dhënies gji, me çka rritet kontakti me nënën. Foshnja duhet të ushqehet me gji kur është e disponuar të thithë (nuk duhet të zgjohet nga gjumi i thellë). 

Shpërndaj