Intervistë me Dr Marjan Dimitrovski, kardiolog – Sëmundjet kardiovaskulare janë epidemi e shekullit të 21-të

Pse shumë shpesh flitet për sëmundjet kardiovaskulare dhe pse është trendi i rritur i paraqitjes së tyre?

Sëmundjet kardiovaskulare janë sëmundje të zemrës dhe të sistemit qarkullues dhe sipas manifestimeve klinike mund të ndahen si sëmundje të zemrës ose sëmundje ishemike të zemrës, sëmundje cerebro-vaskulare dhe sëmundje të qarkullimit periferik. Sipas këtyre manifestimeve klinike kemi edhe simptoma të ndryshme. Numrat tronditëse të pacientëve t cilët çdo ditë diagnostikohen me sëmundje të sistemit kardiovaskular është alarm se duhet të bëhen përpjekje për zvogëlimin e paraqitjes së të njëjtave. Më shumë se 50% të vdekshmërisë në botë bie mbi këto sëmundje, rreth 17 milionë pacientë në vjet vdesin prej sëmundjeve kardiovaskulare në botë ose në Evropë rreth 6 milionë në vjet.

Pse shumë shpesh flitet për sëmundjet kardiovaskulare dhe pse është trendi i rritur i paraqitjes së tyre?

Sëmundjet kardiovaskulare janë sëmundje të zemrës dhe të sistemit qarkullues dhe sipas manifestimeve klinike mund të ndahen si sëmundje të zemrës ose sëmundje ishemike të zemrës, sëmundje cerebro-vaskulare dhe sëmundje të qarkullimit periferik. Sipas këtyre manifestimeve klinike kemi edhe simptoma të ndryshme. Numrat tronditëse të pacientëve t cilët çdo ditë diagnostikohen me sëmundje të sistemit kardiovaskular është alarm se duhet të bëhen përpjekje për zvogëlimin e paraqitjes së të njëjtave. Më shumë se 50% të vdekshmërisë në botë bie mbi këto sëmundje, rreth 17 milionë pacientë në vjet vdesin prej sëmundjeve kardiovaskulare në botë ose në Evropë rreth 6 milionë në vjet.

Këto numra të shoqëruara me vdekshmëri të madhe, morbiditet të lartë, invaliditet të lartë paraqet problem serioz shoqëror. Organizata Shëndetësore Botërore ndërmori një sërë masash që të ballafaqohet me këto sëmundje. Prandaj, sot me të drejtë thuhet se sëmundjet kardiovaskulare janë epidemi e kohës së sotme.

Cili është ndryshimi themelor pato-anatomik që ndodh, a ka emërim të përbashkët për gjitha sëmundjet kardiovaskulare.

– Në bazë të gjitha sëmundjet kardiovaskulare, diku rreth 95% te sëmundjet kardiovaskulare fajtori kryesor është arteroskleroza. Arteroskleroza është proces biologjik që zhvillohet me vite, do të thotë jo me muaj po me vite dhe me plakjen në moshën më të kaluar kjo më shumë manifestohet në simptomat dhe manifestimet e para të saja, kështu që varësisht nga ajo cilin organ do ta sulmojë, fitojmë sëmundje të zemrës, sëmundje të trurit, insulte cerebrovaskulare dhe sëmundje të sistemit qarkullues periferik. Arteroskleroza në mënyrë pato-anatomike sjell deri te ngushtimi dhe mbyllja e enëve të gjakut të artereve dhe me këtë jep manifestime varësisht na ajo se cili është organi qëllimor.

Cilat janë gjërat kyçe të cilat duhet ti dimë për parandalimin e sëmundjeve të tilla?

– Organizata Shëndetësore Botërore përmes programeve të veta ndërmerr një sërë masash për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Ekzistojnë edhe programe dhe masa nacionale në vende të caktuara me qëllim që të zvogëlohet vdekshmëria prej këtyre sëmundjeve, të zvogëlohet morbiditeti, invaliditeti me qëllim të zbutet ai efekt financiar negativ, kështu që të gjitha masat janë përqendruar në një parandalim primar dhe sekondar të sëmundjeve kardiovaskulare. Parandalimi primar i sëmundjeve kardiovaskulare ka të bëjë me popullatën e përgjithshme dhe me qëllim të arrijë sa më afër popullatës së përgjithshme, që të përcillet mënyra e shëndetshme e jetës dhe të ushqyerit, që të flitet për efektet e dëmshme nga duhani dhe të gjithë faktorët e rrezikut, si dhe efekti nga të gjithë këto faktorë të rrezikut të cilët do të eliminoheshin, me qëllim që në mënyrë edukative të veprojë mbi popullatën, e me këtë të arrihet efekti mbi zvogëlimin e morbiditetit, vdekshmërisë dhe të ngritët vetëdija te njerëzit për rëndësinë e të gjitha këtyre sëmundjeve dhe me këtë të parandalohet të mos vij deri te manifestimi i plotësimit të sëmundjeve dhe komplikimeve nga këto sëmundje. Në parandalimin sekondar, caku janë ata pacientë të cilët tashmë janë sëmurë prej sëmundjeve kardiovaskulare dhe te këta pacientë veprohet me qëllim të zvogëlohet invaliditeti, vdekshmëria, që të mundësohet sa më shpejt zbulimi i sëmundjes dhe mjekimit, rehabilitimi i drejt si dhe rekomandimi që të zvogëlohen të gjithë faktorët e rrezikut.

Cilët janë faktorët e rrezikut të cilët ndikojnë negativisht mbi shëndetin e zemrës

– Gjithmonë temë aktuale ka qenë grupi i faktorëve të rrezikut të cilët sjellin deri te paraqitja e shpejtë e sëmundjeve kardiovaskulare. Ka një ndarje e faktorëve të rrezikut, faktorët e rrezikut mbi të cilët nuk mund të veprohet, këtu marrin pjesë gjinia, mosha dhe faktori trashëgues. Te faktorët e rrezikut te të cilët mund të veprohet janë më shumë faktorë rreziku, para së gjithash do ta përmendja presionin e ngritur të gjakut, duhani, trashja, jo aktiviteti fizik, diabetikët, yndyrat e larta në gjak et.

Sa mund të kontribuojë të ushqyerit dhe përdorimi i saj i drejt ose jo i drejt për një jetë të shëndetshme?

– – Me të ushqyerit e drejt dhe pasjen e një jete të shëndetshme gjithsesi e parandalojmë paraqitjen e sëmundjeve të caktuara kardiovaskulare. Amerikanët kanë bërë llogaritje me të cilat tregojnë se parandalimi i tyre i drejt viteve të fundit e kanë zvogëluar numrin e sëmundjeve kardiovaskulare për 2 milionë pacientë për një vit, e me këtë edhe efektin financiar, i cili te ata do të ishte 3,7 bilionë dollarë, do të thotë efekt i madh financiar që është arritur vetëm me parandalim pa ndonjë investim të veçantë, që do të thotë një parandalim i mirë mund ta zvogëlojë dukshëm numrin e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare. Sa i përket të ushqyerit, ushqimi është segment shumë i rëndësishëm në shprehitë e përditshme, kështu që gjithmonë do të duhej të bëhet një bilanc, së pari të marrjes së ushqimit dhe të harxhimit ditor të energjisë. Normalisht se çdo konsumim i tepricës së ushqimit në krahasim me aktivitetin e njeriut do të sjellë deri te pasoja të padëshiruara të grumbullimit në formë të shtresave yndyrore, e me këtë edhe rritja e peshës trupore dhe më tej të gjitha komplikimet nga kjo. Konkretisht të themi se në ushqimin e shëndetshëm rekomandohet të shmangen të gjitha ato produkte yndyrore, ushqim i yndyrshëm. Veçanërisht te pacientët të cilët kanë sëmundje koronare rekomandohet ushqim i shëndetshëm, pa yndyra, të pasur me perime, pemë ose dy deri tre herë në javë të konsumohet peshk. Peshku është i pasur me omega acide yndyrore të cilat janë të rëndësishme në metabolizmin e njeriut dhe këtu para së gjithash do ta përmendja salmonin në vend të parë, pastaj harengën, sardelen, tona etj. Konsumimi i përditshëm i 6 deri 10 gramë çokollatë e zezë është po ashtu e rëndësishme, pasi që në botë janë bërë shumë studime në mijëra pacientë ku është dëshmuar dobia nga konsumimi i çokollatës në sasi të vogla. Gjithnjë është kontestuese nëse duhet ose nuk duhet të konsumohet verë e zezë. Te sëmundjet kardiovaskulare rekomandohet një deri dy gota në ditë verë e zezë. Në vendet ku kultivohet vera si traditë llogaritet se është zvogëluar numri i sëmundjeve kardiovaskulare.

Përmendët se edhe aktiviteti fizik duhet të aplikohet në kufi normal, kjo do të thotë se puna në zyrë duhet të plotësohet me lëvizje, ecje…

– Në numrin e përgjithshëm të faktorëve të rrezikut, vendin e vet e zë edhe jo aktiviteti fizik si faktor rreziku dhe normalisht se çdo aktivitet fizik me dozë të drejt ka më shumë efekte të volitshme të sistemit kardiovaskular dhe duhet të përfshihet në vetë parandalimin e këtyre sëmundjeve. Me shfrytëzimin e drejt të aktivitetit fizik mund të zvogëlohet rreziku për paraqitjen e sëmundjeve kardiovaskulare për 42%, kjo është përqindje e madhe t
e njerëzit të cilët dinë të jenë fizikisht aktiv përmes aktiviteteve të ndryshme, kjo është ecja e shpejtë, ngjitja në mal, çiklizmi, fitnes aktivitete të ndryshme. Të gjitha këto aktivitete dy deri tre herë në javë ndikojnë mjaft mirë. Qëllimi është të arrihet një nivel i ngarkimit të zemrës, kështu me këtë trajnim, jo vetëm që zemra fiton në zhvillimin e muskulit, por vendoset edhe një baraspeshë psiko-fizike në vetë njeriun, kështu që ka ndikim të shumëfishtë mbi vetë njeriun.

Në fund t’ju pyes për kontrollet parandaluese, sa shpesh duhet të bëhet te një pacient i shëndoshë?

– Kur jemi te kontrollet parandaluese, së pari varet nga mosha e pacientëve, pas moshës 40 vjeçe me rregull do të duhej të gjithë njerëzit të vijnë në një kontroll parandalues, pa pasur ndonjë simptomë, të bëjnë kontroll themelor që nënkupton EKG, auskultim të zemrës, palpim dhe një bisedë me qëllim të zbulohet nëse pacienti ka ndonjë faktor rreziku dhe nëse momentalisht ka shenja për ndonjë sëmundje kardiovaskulare. Dhe normalisht nëse pacienti ka shenja për sëmundje kardiovaskulare shkohet deri te diagnostikimi i sëmundjes, ose nëse ekzistojnë faktorë rreziku të caktuar atëherë pacientit i caktohet një ritëm vjetor i kontrolleve kardiologjie, varësisht nëse është stres test, eho… Por këshilloj – çdo njeri mbi moshën 40 vjeçare do t duhej të paktën një herë ta vizitojë kardiologun.

Shpërndaj