Shkaqet më të shpeshta pse njerëzit kanë kërdhokull të përdredhur janë shkaqet gjenetike, ndikimet e jashtme, çrregullime gjatë shtatzënisë dhe lidhja tradicionale me këmbë të mbledhura që janë bërë në të kaluarën. Kjo anomali vërehet te foshnja e vogël në kontrollin e parë. Sipas dr. Dragan Hristov, kirurg ortoped, zakonisht prindërit e vërejnë kur fëmijët nisin të ecin dhe ecë me ecje tipike pate dhe çalojnë.
Problemi me kërdhokullën e përdredhur paraqitet shumë shpesh te fëmijët femra, ndërsa raporti është 5:1. Edhe në Maqedoni ky problem është i shpeshtë, por tani me parandalimin ky numër është zvogëluar.
Parandalimi është kontroll i hershëm ortopedik, eho diagnoza dhe trajtimi i hershëm konservativ. Zakonisht kontrolli i parë te ortopedi bëhet në muajin e dytë ose të tretë të jetës, nëse nuk është këshilluar gjatë lindjes mundet edhe më herët. Në këtë kontroll shihen kërdhokullat e përdredhur, ndërsa në eho se kokat e femurit nuk janë të vendosur në mënyrë adekuate në kërdhokull.
Nëse anomalia nuk trajtohet në kohë…
Kjo është sëmundje që zhvillohet që nëse nuk trajtohet në mënyrë adekuate me trajtim konservativ ose operativ kalon edhe te të rriturit. Në fillim manifestohet vetëm me çalim, ndërsa më tej si kalojnë vitet paraqitet edhe dhimbje. Ka dy lloje të përdredhjes, e parme dhe e prapme:
- E parme me formimin e kupës së re në femur
- Nëse është bashkë përdredhja dhe nëse koka e kockës së femurit është në muskulaturë, atëherë dhimbjet paraqiten në moshën më të vonshme
Këto deformime mund të paraqiten në njërin ose në të dy kërdhokullat. Më shpesh njerëzit nuk paraqiten në kontroll derisa nuk paraqitet dhimbje e fuqishme. Tashmë në dekadën e tretë mund të kryhet intervenim kirurgjik me zëvendësimin e kërdhokullave artificial.
Zgjidhja me zëvendësimin e kërdhokullave
Ekzistojnë katër zgjidhje të mundshme për zëvendësimin e kërdhokullave, ndërsa për të cilin do të varet nga lartësia e përdredhjes. Nëse përdredhja është shumë e madhe, është shumë e vështirë të realizohet pa intervenime shoqëruese dhe kërdhokull artificial që të vihet në vendin e duhur. Në këtë rast, e domosdoshme është të bëhen intervenime me të cilat shkurtohet eshtra e femurit që të mund të vijë deri te kupa normale. Ndonjëherë për shkak të kualitetit të pamjaftueshëm të strukturës kërcore të kupës bëhen intervenime operative, me të cilat përmirësohen anomalitë anatomike. Ndonjëherë nevojiten edhe të dy procedurat që të realizohen te pacienti i njëjtë (shkurtimi i kockës së femurit dhe korrigjimi i kupës). Opsioni i fundit është të mos bëhen kurrfarë intervenime plotësuese të kockës së femurit dhe të kupës vetëm që të vendoset kërdhokulla artificiale, por në atë situatë mund të ndodhin një numër i madh i komplikimeve. Nëse pacientët nuk kanë ind të mjaftueshëm kërcor përdoret edhe indi nga banka kërcore. Intervenimi zgjat prej 2 deri 4 orë, ndërsa rehabilitimi te këta pacientë është individual.
Protezat prej qeramike
Pasiqë këta janë njerëz të rinj, te ata përdoren materiale më moderne të cilat i njeh ortopedia kohëve të fundit – kërdhokulla të qeramikës. Përparësia e protezave të qeramikës lidhur me ato standarde është se qeramika paraqet material më inert, që ka rëndësi të madhe për funksionimin e tyre dhe për kohëzgjatjen e tyre. Qeramika me kualitetet e veta fizike dhe kimike është materiali i vetëm artificial më i afërt deri te kualiteti i kërces së njeriut, ka bio-kompatibilitet më të madh dhe të mos shkaktojë reagime alergjike. Materialet që përdoren në Spitalin e klinikës “Acibadem Sistina” i përcjellin trendët botëror, gjatë së cikës te kërdhokullat e qeramikës përdoren pjesë nga endoprotezat me diametra të mëdhenj, me të cilat mundësohet stabilitet më të madh të endoprotezave dhe vëllim më i madh i lëvizjes.
Trajtimi minimal invaziv e mbron muskulin
Qasja minimale invazive që përdoret gjatë vendosjes së endoprotezës së kërdhokullit mundëson mbrojtje të indit biologjik, e me këtë përmirësohet edhe funksionimi i kyçit. Mu për këtë fakt, në ortopedi përdoren qasje operative të cilat janë agresive minimalisht ndaj muskujve dhe ndaj strukturave tjera të kyçit. Kirurgjia minimale invazive në kërdhokull mundëson ruajtjen maksimale të muskulaturës. Përparësitë e këtilla të materialit të qeramikës dhe qasja minimale invazive mundësojnë rikuperimin më të shpejtë dhe rehabilitimin më të shpejt të pacientëve.
Pas vendosjes së kërdhokullit artificial
Pas intervenimit rekomandohet që pacientët të vijnë në kontrolle të rregullta, në fillim në 2 muaj, e pastaj në 6 muaj dhe pastaj pas një viti. Pacientëve u bëhet kontroll klinik, së pari u merret anamnezë. U rekomandohet stërvitje e rregullt në kushte shtëpiake dhe terapi fizikale me hidro terapi. Për shkak të peshës së tyre dhe numrit të madh të komplikimeve të cilat ndodhin, këto intervenime operative duhet të kryhen nga ana e kirurgëve me përvojë.
Kërdhokulli artificial nuk është handikap
Pacientët te të cilët është vendosur endoproteza artificiale e kërdhokulit mund ta përdorin lirisht automjetin, të notojnë, të ngasin biçikletë, si dhe të merren me sportiv të lehtë rekreativ. Gjithsesi, ajo së cilës duhet t’i kushtohet vëmendje është të mos praktikohet punë e rëndë fizike, gjegjësisht të ngrenë sende të rënda, si dhe marrja profesionale me sporte të vështira. Pas një periudhe të caktuar gratë lirisht mund të mbajnë këpucë me take të larta, nënkuptohet, jo vazhdimisht dhe shumë të larta. Zëvendësimi artificial i kërdhokullit nuk e pamundëson edhe kryerjen e përditshëm të punëve në shtëpi.