Bakteret të cilat i sulmojnë fëmijët

Stafilokoku aureus, moraksela kataralis dhe streptokoku pneumonia janë bakteret më të shpeshta të cilat gjenden në hundën e fëmijëve të vegjël. Mu këto baktere janë problemi më i madh i cili i mundon prindërit. Ato kushtimisht janë patogjenë, që do të thotë se nuk duhet dhe medoemos të mjekohen me antibiotikë. Por, në situatë të dhënë nëse fëmija sëmuret prej sëmundjes virusale, me çka do të binte imuniteti i përgjithshëm dhe lokal në hundë, ato mund të shumohen më tepër dhe të paraqesin rrezik. Te 70% t fëmijëve të shëndetshëm më hundë gjendet bakteri streptokoku pneumonia. Gabimi më i madh është kur prindi në bazë të gjetjes mikrobiologjike i jep antibiotik, bile edhe kur fjala është për antibiotik lokal në hundë.

Stafilokoku aureus, moraksela kataralis dhe streptokoku pneumonia janë bakteret më të shpeshta të cilat gjenden në hundën e fëmijëve të vegjël. Mu këto baktere janë problemi më i madh i cili i mundon prindërit. Ato kushtimisht janë patogjenë, që do të thotë se nuk duhet dhe medoemos të mjekohen me antibiotikë. Por, në situatë të dhënë nëse fëmija sëmuret prej sëmundjes virusale, me çka do të binte imuniteti i përgjithshëm dhe lokal në hundë, ato mund të shumohen më tepër dhe të paraqesin rrezik. Te 70% t fëmijëve të shëndetshëm më hundë gjendet bakteri streptokoku pneumonia. Gabimi më i madh është kur prindi në bazë të gjetjes mikrobiologjike i jep antibiotik, bile edhe kur fjala është për antibiotik lokal në hundë.

Prej ku dhe pse merret bris te fëmijët?

Te fëmijët më shpesh merret bris nga hunda dhe nga fyti, kur kanë infektime të shpeshta bakteriale në fyt dh në hundë. Sipas nevojës merret edhe nga organet gjenitale, sytë, lëkura, plagët, goja dhe gjuha, veshët. Brisi është procedurë e domosdoshme për vendosjen e diagnozës dhe mjekimin e mëtejshëm. Pasi që të shërohet fëmija dërgohet përsëri për bris, me çka do të vërtetohet nëse bakteri është shëruar tërësisht. Brisi shpesh merret edhe gjatë kontrollit sistematik ose kur fëmija duhet të regjistrohet në kopsht. Nëse detektohet bakteri ekziston mundësia që të përhapet edhe te fëmijët tjerë në kopsht, e me këtë të krijohet problem i cili çrrënjoset vështirë. Bakteri i tillë është streptokok piogen, i cili gjendet në fyt. Ky bakter duhet t mjekohet me antibiotik prej 11 deri 12 ditë.

Kur duhet prindërit ti marrin bris fëmijës së tyre?

Brisi te fëmijët merret vetëm kur fëmija a simptoma – kollitje të gjatë, inflamacion të fytit, temperaturë, sekret i verdhë – i gjelbër nga hunda. Nëse këto simptoma zgjatin një kohë të gjatë, ndërsa sëmundja nuk mjekohet, gjendja mund të komplikohet dhe të paraqitet temperaturë e ngritur trupore, përparim i dobët i fëmijës dhe përhapje të infektimit në regjionet fqinje. Kufizim të moshës nuk ka. Shumë shpesh briset merren edhe te foshnjat e porsalindura një ditë pas lindjes që të zbulohet nëse ekziston prezenca bakteriale. Brisi është i domosdoshëm kur fëmija shkon në kopsht, që të shihet nëse është e shëndetshme dhe nëse mund ta ndjeke mësimin. Nëse brisi është negativ dhe te fëmija nuk ekziston kurrfarë bakteri ose infektimi, fëmija mund ta ndjeke mësimin. Kjo procedurë aspak nuk është e frikshme, e as traumatike për fëmijët. E gjithë që duhet të bëhet është të merret ekzemplar prej sekretit nga hunda ose fyti, me një shkop të hollë që përfundon me skaj prej pambuku dhe një pjesë të butë. Pastaj brisi dërgohet në laboratori dhe pritet 48 orë që të shihet a ekzistojnë baktere. Nuk ka nevojë për frikë e as përgatitje të paraprake, kjo është procedurë rutinore si edhe kontrolli i fytit. Fëmija e hap gojën, ndërsa motra merr ekzemplar.

Cilat baktere janë shëndet, e cilat sëmundje?

Për të gjitha bakteret që do të gjenden në hundë nuk duhet të shpejtohet që të fillohet mjekimi me antibiotik. Ekziston florë normale në hundë që nuk e lexojnë në laborator. Bakteret patogjene në situatë të caktuar mund të bëjnë probleme. Duhet të potencojmë se edhe vetë gjetja prej brisit as nuk vendos diagnozë, e as e përjashton diagnozën. Është e mundur që në momentin e marrjes së brisit, sekreti të rrëshqasë në fytin dhe bakteret të gjenden edhe në fyt. Dhe anasjelltas, nëse ka shumë streptokok piogen në fyt, bakteri i njëjtë mund të gjendet edhe në hundë.

Inflamacioni i hundës te fëmijët është dukuri shumë e shpeshtë, që e ka pothuaj çdo fëmijë. Prandaj rregullisht duhet ta pastroni hundën, më shumë herë në ditë me tretje fiziologjike. Varësisht prej asaj që do të gjendet në bris rekomandohet terapia për fëmijën, por ekzaminimet plotësuese janë të domosdoshme. Brisi si i vetëm nuk mund të vendosë, e as ta përjashtoje diagnozën. Rezultati prej këtij ekzaminimi duhet të integrohet në pasqyrën klinike dhe në ekzaminimet tjera laboratorike. Nuk është me rëndësi vendimtare për vendosjen e diagnozës, por është e dëshiruar. Ndonjëherë rezultati nga brisi mund të japë pasqyrë tjetër pasi çdo gjë varet prej mënyrës së marrjes, kohës së marrjes dhe lokacionit. Rezultatet nga ekzaminimet fitohen për 24 orë kur shihet nëse ka baktere ose jo edhe 24 orë që të caktohet terapia.

Shpërndaj