Kjo ueb-faqe përdor biskota (cookies)

Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.

Biskotat që i përdor Spitali Klinik "Acibadem Sistina" nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.... 

Gjithmonë aktive

Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. 

Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kukit e performancës përdoren për të kuptuar dhe analizuar indekset kryesore të performancës së faqes në internet, gjë që ndihmon në ofrimin e një eksperience më të mirë të përdoruesit për vizitorët.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Edhe fëmijët kanë dhimbje të kokës

Kur përmenden dhimbjet e kokës shpesh mendohet se vetëm të rriturit ballafaqohen me këtë problem. Por, edhe shumë fëmijë kanë dhimbje koke, të cilat paraqiten prej shkaqeve të njëjta si edhe te të rriturit. Dhimbjet e kokës te fëmijët janë shkaku i shpeshtë për konsultim me neurologun pediatër. Si edhe te të rriturit edhe te ata ekzistojnë më shumë tipa të ndryshëm të dhimbjes së kokës, si dhe dhimbje koke periodike të tipit të migrenës ose dhimbjes  tenzike të kokës (të shkaktuara prej stresit), por edhe dhimbje koke kronike të përditshme. Simptomat fillojnë shpesh padite vonë dhe zgjatin 1 deri 4 orë. Numri më i madh i dhimbjeve të kokës në fëmijëri nuk janë lidhur me gjendje serioze, por me regjim joadekuat të pushimit, probleme në familje ose shkollë, ushqim dhe aktivitetin fizik te fëmijët.

Kur përmenden dhimbjet e kokës shpesh mendohet se vetëm të rriturit ballafaqohen me këtë problem. Por, edhe shumë fëmijë kanë dhimbje koke, të cilat paraqiten prej shkaqeve të njëjta si edhe te të rriturit. Dhimbjet e kokës te fëmijët janë shkaku i shpeshtë për konsultim me neurologun pediatër. Si edhe te të rriturit edhe te ata ekzistojnë më shumë tipa të ndryshëm të dhimbjes së kokës, si dhe dhimbje koke periodike të tipit të migrenës ose dhimbjes  tenzike të kokës (të shkaktuara prej stresit), por edhe dhimbje koke kronike të përditshme. Simptomat fillojnë shpesh padite vonë dhe zgjatin 1 deri 4 orë. Numri më i madh i dhimbjeve të kokës në fëmijëri nuk janë lidhur me gjendje serioze, por me regjim joadekuat të pushimit, probleme në familje ose shkollë, ushqim dhe aktivitetin fizik te fëmijët.

Migrena – ky tip i dhimbjes së kokës shpesh diagnostikohet te fëmijët, bile edhe në moshën derisa ushqehen me gji. Kjo nuk do të thotë se është e njëanshme, kryesisht paraqet dhimbje pulsative, e cila keqësohet me aktivitet, shpesh ekziston gërditje dhe vjellje, dhimbje në stomak dhe ndjeshmëri e tepërt ndaj dritës dhe zërit.

Dhimbje koke tenzike – këto dhimbje të kokës zgjatin prej gjysmë ore deri në disa ditë. Fëmijët më të vegjël pushojnë së luajturi dhe kanë nevojë për gjumë më të gjatë. Fjala është për dhimbje me intensitet të butë deri të matur nga të dy anët e kokës, nuk është pulsative dhe nuk paraqitet gjatë aktivitetit fizik, por është e përcjellë me gërditje dhe vjellje. Ekziston shtrëngim (spazmë) e muskujve të kokës, qafës dhe mesit. Shpesh janë të lidhura me momente stresi në shkollë dhe në shtëpi, kanë karakter beninj dhe reagojnë mirë gjatë gjumit.

Cluster dhimbje të kokës (në grupe)– paraqiten te fëmijët më të rritur, mbi moshën 10 vjeçare, në seri prej 5 dhe më shumë episodeve, në intervale të ndryshme, prej 1 episode në 2 ditë, deri 8 episode në ditë. Fjala është për dhimbje të mprehtë nga njëra anë e kokës, e cila zgjat prej 15 minuta deri në 3 orë, e përcjellë me lot, sekretim prej hundës dhe shqetësim.

Dhimbje koke kronike të përditshme– ky termin përcakton dhimbje të kokës migrenoze ose tenzike, të cilat paraqiten më shumë se 15 ditë në muaj në periudhë prej mbi 3 muaj. Janë të lidhura me infeksione, trauma të buta dhe përdorim më të madh të analgjetikëve (më shumë se 2-3 herë në javë).

Kur ta vizitoni mjekun?

Vizioni neurologun e fëmijëve nëse dhimbjet e kokës e zgjojnë fëmijën prej gjumit, shpeshtohen ose bëhen më të fuqishme, e ndryshojnë personalitetin/karakterin e fëmijës, paraqiten pas rënies ose goditjes së kokës, të përcjella me temperaturë të ngritur dhe qafë të shtanguar. Faktorët që ndikojnë në paraqitjen e dhimbjes së kokës janë: infektimi (ftohja, gripi, infektime të veshit dhe sinuse, por edhe infektime më serioze të trurit – meningjiti ose encefaliti, të shoqëruar edhe me simptoma tjera – temperaturë të lartë, shtangim i qafës); traumë e kokës – bile edhe traumat e buta mund të shkaktojnë dhimbje koke, por nevojitet kontroll urgjent nëse dhimbja e kokës forcohet; faktorët emocional – stresi, anksioziteti, depresioni; predispozita gjenetike – veçanërisht për migrenën; ushqimi dhe pijet (nitrate – të cilat janë prezent  në proshutë, salsiçe dhe suxhuk, si dhe aditivë tjerë në ushqim), shumë kofinë (pijet me gaz, çokollata, kafeja dhe çaji) ose procese patologjike në tru – tumor, gjakderdhje. Gjithsesi, gjatë këtyre gjendjeve gjithmonë ekzistojnë edhe simptoma tjera serioze = çrregullimi i shikimit, marramendje, koordinim i çrregulluar motorike.

Si të veproni?

Mbani ditar me shënime për dhimbjet e kokës – kur paraqiten, sa zgjatin, faktorët shkaktar. Bëni listë të gjitha ilaçeve, vitaminave dhe suplementeve që i pranon fëmija juaj. Vendosni një leckë të ftohtë t lagët në ballin e fëmijës dhe mundësoni atij pushim në dhomë të errtë dhe të qetë. Jepni një dozë analgjetik kur fillon dhimbja e kokës ( për shembull Ibuprofen ose Paracetamol). Mos e përsëritni ilaçin shpesh nga ajo që është rekomanduar! Praktikoni shprehi të shëndetshme – gjumë të mjaftueshëm, aktivitet fizik, ushqim të shëndetshëm. Pesha e rritur trupore dhe aktiviteti i pamjaftueshëm fizik janë drejtpërdrejt të lidhura me paraqitjen e dhimbjes së kokës, veçanërisht te adoleshentët. Zvogëloni stresin – obligime të tepërta, ndërsa loja e pamjaftueshme dhe zbavitja kontribuojnë për paraqitjen e dhimbjes së kokës. Gjithmonë konsultohuni me pediatrin ose neurologun pediatër dhe përmbajuni planit të terapisë.

Shpërndaj