Përcaktimi i vlerës së pH në vaginë

Matja e vlerës së pH në vaginë gjatë periudhës së shtatzënisë është një nga rekomandimet  aktuale të Shoqatës Botërore të Mjekësisë Perinatale për parandalimin e prematuritetit. Ky skreening është futur në më shumë se njëzet vende dhe konsiderohet si një shenjë e vetme për procesin diagnostikues për zbulimin e hershëm të prekursorëve, kundrejtë zbulimit të infeksionit ekzistues. Monitorimi i rregullt mundëson në mënyrë të ndjeshme reduktimin e prematuritetit.

Matja e vlerës së pH në vaginë gjatë periudhës së shtatzënisë është një nga rekomandimet  aktuale të Shoqatës Botërore të Mjekësisë Perinatale për parandalimin e prematuritetit. Ky skreening është futur në më shumë se njëzet vende dhe konsiderohet si një shenjë e vetme për procesin diagnostikues për zbulimin e hershëm të prekursorëve, kundrejtë zbulimit të infeksionit ekzistues. Monitorimi i rregullt mundëson në mënyrë të ndjeshme reduktimin e prematuritetit.

 Biosistemi vaginal

Në moshën riprodhuese, vagina posedon biosistem i cili në kushte normale mundëson balanc  ndërmjet laktobacileve dhe florës patogjene bakteriale, gjë që mundëson mbrojtje të mirë kundër përhapjes së mikroorganizmave patogjene, duke përfshirë edhe përhapjen deri tek hapësira e mitrës. Laktobacilet prodhojnë acide, kryesisht acid laktik dhe H2O2 i cili liron oksigjen dhe ka efekt dezinfektimi , ndërsa nëpërmjet funksioneve të veta, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndikon në parandalimin e rritjes dhe përhapjes së mikroorganizmave patogjenike. Laktobacilet luajnë një rol kyç  në ruajtjen e një mjedisi acidik në vaginë, që do të thotë se vlera e pH është më e vogël se 4.5 ose 4.2 e matur nga pH-metër. Zvogëlimi i numrit të laktobacileve ka të bëjë me shkatërrimin e disbiozës vaginale e cila rezulton me zvogëlimin acidik, domethënë me rritje të vlerës së pH në vaginë. Kjo është një gjendje kërcënuese e infeksionit, në të cilën lehtësohet rritja dhe invazioni (pushtimi) i mikroorganizmave patogjenike. Zbulimi i kësaj gjendje nënkupton shqyrtimin e suksesshëm të infeksionit kërcënues.

Rëndësia e matjes së pH në vaginë

Matja e vlerës së pH pasqyron mbrojtjen e biosistemit në vaginë. Procedura  është shumë e thjeshtë, me anë të përdorimit të shiritit të letrës stik ose me anë të dorezës me indikues për pH. Indikuesi vendoset në murin e vaginës dhe pas disa sekondash ngjyra e indikuesit krahasohet me shkallën e testit nga e cila lexohet edhe vlera e pH. Në vitet nëntëdhjetë është promovuar programi self-care i cili bazohet në pjesëmarrjen aktive të grave shtatzëna që është baza e rekomandimeve të Shoqatës Botërore të Mjekësisë Perinatale në vitin 2007. Sipas kësaj, çdo grua shtatzënë, nëse ka mundësi financiare , kryen vetë matjen e vlerës së pH të vaginës nga fillimi i shtatzënisë, nëse është e mundur dy herë në javë. Në rast se merni vlerë më të lartë se 4,4 ose keni prani të disa simptomave (ndryshime të mukozës, djegie, skuqje në zonën intime, etj), pacientja duhet të konsultohet me mjekun gjinekolog për kryerjen e kontrolleve të tjera shtesë si dhe të trajtimit të mëtejshëm.

Rritja e vlerës së pH tregon:

  • Çrregullim të mjedisit të vaginës – dizbioza- tregues i çrregullimit të sistemit mbrojtës laktobacil, si paralajmërues i infeksionit, domethënë rritje e ndjeshmërisë dhe aftësisë për të përhapur infeksionin.
  • Vaginozë bakteriale
  • Infeksione të tjera të cilat kanë nevojë për shqyrtim dhe trajtim të posaçëm.

Infeksionet gjenitale në shtatzëni, janë shkaku kryesor i lindjeve të parakohëshme. Diagnostikimi në kohë dhe trajtimi i duhur i infeksioneve, veçanërisht në fazat e para të shtatzënisë, çon në reduktim  të ndjeshëm.

 

Shpërndaj