Një nga simptomat më të zakonshme që kanë pacientët me sëmundje malinje të lokalizuar në abdomen eshtë dhimbja e vazhdueshme dhe e padurueshme në pjesën e sipërme të barkut dhe të shpinës. Dhimbja e cila nuk ndalon, është një problem serioz i cili dëmton dhe ndikon në cilësinë e jetës tek këta pacientë. Prof. Dr. Zoran Trajkovski , specialist në radiologji, shpjegon në lidhje me procedurën e nurolizës e cila përdoret për trajtimin e dhimbjeve tek pacientët me sëmundje malinje.
Çfarë është neuroliza?
Metoda neuroliza ka një histori shumëvjeçare të aplikimit e cila fillon që nga viti 1914. Pleksusi celiak ose përzierja e nervore ganglione gjendet e fshehur në bark para aortës, nën enët e gjakut të zorrëve dhe mbi enët e gjakut mezenteriale. Me pozitën e vet anatomike ajo përbën një sfidë përsa i përket trajtimit, prandaj kërkon shumë saktësi për kryerjen e intervenimit.
Kur bëhet neuroliza?
Neuroliza bëhet nëse pacienti ka dhimbje të vazhdueshme e cila nuk mund të trajtohet në mënyrë tjetër. Shkaqet më të shpeshta janë pankreasi, stomaku, ezofagu, malinja e cila vjen nga pema e tëmthit ose tumore malinje të cilat gjenden tek nyjet limfatike. Kjo procedurë nuk duhet të kryhet nëse pacienti nuk ka rrjedhje të mirë të gjakut apo reduktim të numrit të trombociteve, për shkak të rrezikut të lartë të gjakderdhjes. Por, edhe nëse pacienti ka aneurizëm të aortës ose degëzim të pazakontë të artereve celiake.
Kryerja e procedurës
Procedura kryhet me një përgatitje të mëparshme dhe studim anatomik të zonës nga ku duhet të shpohet me ndihmë të tomografisë kompjuterike. Pozicioni i gjilpërës kontrollohet nga skanimi KT. Si një mjet terapeutik neurolitik, zakonisht përdoret alkooli absolut. Me një gjilpërë të hollë futet në zonën anatomike ndërmjet enëve të gjakut celiake (të zorrës), enëve mezenterike dhe aortës. Si fillim pacienti nuk duhet të ketë ngrënë dhe nuk duhet të marrë terapi antikoagulante. Zona në të cilën kryhet procedura, mpihet në mënyrë që pacienti të mos ndjejë dhimbje dhe monitorohen funksionet vitale. Intervenimi mund të kryhet në pjesën e përparme dhe të pasme për punksion. Pozicioni i gjilpërës kontrollohet me rregjistrime të përsëritura. Para se të aplikohet mjeti terapeutik jepet kontrast për doktorin që ai të jetë i sigurtë se ku ndodhet gjilpëra. Më pas aplikohet 20 deri në 80 ml alkool absolut. Efekti i ndërhyrjes ndihet menjëherë.
Pas intervenimit
Pacienti duhet të qëndroj shtrirë pas intervenimit 8 deri në 12 orë dhe duhet të jetë nën mbikqyrje të vazhdueshme të funksioneve vitale dhe të presionit të gjakut pasi ekziston rrezik nëse pacienti ngrihet dhe presioni i gjakut bie. Ndiqet edhe funksioni i zemrës dhe i frymëmarrjes. Mundësia e komplikimeve është më e vogël se 2 %. Si komplikimi më i shpeshtë që mund të shfaqet është dhimbja e përkohëshme e cila mund të kontrollohet me analgjetikë, i cili jepet menjëherë pas intervenimit. Gjithashtu, një komplikim tjetër i mundshëm është dhe rënia e presionit të gjakut. Nëse ndiqen benefitet e metodës, suksesi është nga 70% deri në 90% në përputhje me standardet botërore dhe në mënyrë të konsiderueshme reduktohet përdorimi i mjeteve klasike për lehtësimin e dhimbjeve. Vetë intervenimi është i mjaftueshëm për të lehtësuar pacientin nga gjendja e pakëndshme e cila reduktimin e cilësisë së jetës. Trajtimi kryhet vetëm një herë dhe efekti është i përhershëm.