Ku fshihen bakteret dhe si ti shmangim ato?

Bakteret, viruset dhe llojet e tjera të mikroorganizmave gjende pothuajse kudo. Disa prej tyre shkaktojnë sëmundje, disa të tjerë janë mikroorganizma "të mira". Cilat janë vendet në të cilat fshihen këto krijesa të vogla të cilat e sulmojnë trupin tuaj?

Bakteret, viruset dhe llojet e tjera të mikroorganizmave gjende pothuajse kudo. Disa prej tyre shkaktojnë sëmundje, disa të tjerë janë mikroorganizma “të mira”. Cilat janë vendet në të cilat fshihen këto krijesa të vogla të cilat e sulmojnë trupin tuaj?

 Kuzhina

Helmimi nga ushqimi jo gjithmonë ndodh nëpër restorante. Më shumë se 10% e helmimeve shkaktohen nga bakteret të cilat gjenden në sipërfaqen e kuzhinës. Mbetjet e ushqimeve të cilat gjenden në sipërfaqe të kuzhinës, mund të jenë një burim i baktereve. Gjithashtu, lecka e lagur me të cilën pastroni tavolinën mund të jetë streha e shumë mikroorganizmave. Esherihja koli, Salmonela, Shigella, virusi i hepatitit A dhe shumë mikroorganizma të tjera mund të gjenden pikërisht në kuzhinë.

Paratë dhe kartat e kreditit

Paratë janë një nga burimet kryesore të baktereve. Nuk mund ta dini se nëpër sa duar kanë kaluar para se të mbërrijnë në portofolin tuaj.  Shumë studime kanë treguar se paratë janë kryesisht të kontaminuara me baktere fekale. E njejta gjë ndodh edhe me kartat e kreditit. Prandaj, pas çdo kontakti me paratë, faturat, kartat e kreditit apo portofolin, duhet thellësisht ti lani duart.

Telefoni celular

Telefonin celular e mbani brenda në çantë, në tryezën e punës, bisedoni në tualet ose gjatë ngrënies, gjithashtu e lini në shumë sipërfaqe të papastra. Më pas, kur mbërrini në shtëpi, telefoni juaj përfundon në duart e fëmijvë tuaj  të cilët shpeshherë kërkojnë të luajnë me të. A e dini se telefoni celular është një nga mjetet më infektuese me të cilin keni kontakt çdo ditë?

Sfungjeri me të cilin laheni

A e dini se çfarë mund të fshihet në sfungjerin me të cilin bëni banjë në tualetin tuaj? Qelizat e vedkura të trupit tuaj mbeten në vrimat e sfungjerit dhe këto janë një burim i madh për zhvillimin e mikroorganizmave. Gjatë banjës së ardhshme  i aplikoni përsëri në trupin tuaj.

Lapsi me të cilin lyeni sytë

Gjatë aplikimit, askush nga ne nuk mendon se në të mund të fshihen mikroorganizma të cilat mund të shkaktojnë irritim apo inflamacion të syve. Gjëja më e gabuar që mund të bëni është të merrni lapsin e shoqes apo të dikujt tjetër dhe ta aplikoni në sytë tuaj. Kontrolloni datën e skadimit të kozmetikës suaj të përditshme.

Shpërndaj