Motivoni fëmijët që të merren me aktivitete fizike

Organizmi i shëndetshëm në moshë të rritur është rezultat i investimit të veseve të mira që në moshën e fëmijërisë. Diabeti, arterioskleroza, sulmi në zemër dhe sëmundje të tjera serioze, asnjëherë nuk i lidhim me fëmijët tanë, por duke i mësuar ata me zakone të shëndetshme i parandalojmë këto sëmundje të cilat mund të shfaqen edhe më vonë në jetën e tyre. Para se të filloni të motivoni fëmijën tuaj që të merret me aktivitete fizike, përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme:

Organizmi i shëndetshëm në moshë të rritur është rezultat i investimit të zakoneve të mira që në moshën e fëmijërisë. Diabeti, arterioskleroza, sulmi në zemër dhe sëmundje të tjera serioze, asnjëherë nuk i lidhim me fëmijët tanë, por duke i mësuar ata me zakone të shëndetshme i parandalojmë këto sëmundje të cilat mund të shfaqen edhe më vonë në jetën e tyre. Para se të filloni të motivoni fëmijën tuaj që të merret me aktivitete fizike, përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme:

 Përse janë të rëndësishme ushtrimet për zemrën?

Trupi është krijuar që të jetë aktiv. Zemra gjithashtu është muskul i cili ka nevojë për aktivitet. Aktiviteti fizik lejon qarkullimin e mirë të enëve të gjakut, ruan vitalitetin dhe elasticitetin e tyre.

Sa ushtrime duhet të kryeni?

Varet nga mosha, por konsiderohet për fëmijët duke filluar nga mosha dy vjeçare mjafton një orë aktivitet i përditshëm fizik. Këtu përfshihen ushtrimet, vrapimet dhe lëvizjet…

Si ta motivoni fëmijën i cili nuk dëshiron të merret me stërvitje?

Fëmijët mësojnë duke përsëritur, duke bërë atë që ata shohin.  Një fjalë e urtë thotë: nëse doni ta edukoni fëmijën siç duhet, bëni kujdes me sjelljen apo veset tuaja. Nëse ju bëni një mënyrë jetese të shëndetshme, të njejtat zakone do të mësojë edhe fëmija. Si fillim, mund ti motivoni duke i shpërblyer dhe duke u treguar të durueshëm. Fëmijët nuk duan detyra dhe ndryshime të menjëhershme, prandaj mos prisni rezultate të menjëhershme.

Fillimisht përfshini aktivitetet familjare, organizoni një shëtitje sëbashku në park, mund të luani me top ose të kërceni me litar. Fëmijët do të gëzohen me praninë tuaj, dhe në të njejtën kohë do të argëtohen dhe do të jenë aktivë. Blini një biçikletë të re për fëmijën tuaj, dhe nëse është ende i vogël dhe akoma nuk di ta ngasë atë, atëherë kushtojini pak më tepër vëmendje dhe mësojeni si ta ngasë. Tregojini fëmijës ndonjë vend interesat ku edhe ai dëshiron të shkojë, por këtë herë mos shkoni me makinë por në këmbë.

Mundohuni ta shijoni në maksimum kohën e kaluar me fëmijët dhe shfrytëzoni çdo mundësi për të qenë aktivë dhe të lumtur.

Shpërndaj