5 këshilla për parandalimin e kancerit në zorrën e trashë për personat mbi moshën 50 vjeçare

Edhe pse kanceri i zorrës së trashë nuk konsiderohet  një sëmundje e cvila gjendet tek të rinjtë, njëzet vitet e kaluara është rritur ndjeshëm numri i rasteve të regjistruara në nivel global të cilat i përkasin moshës 20 deri në 49 vjeçare. Mosha nuk është faktori kyç i shfaqjes së sëmundjeve malinje, prandaj ekspertët këshillojnë që të gjithë të tregohen të kujdesshëm me shëndetin e tyre dhe t’i përmbahen këshillës për ruajtjen e një mënyre të shëndetshme të jetesës.

Kolonoskopia është standardi i artë për shqyrtimin e zorrës së trashë e cila rekomandohet për çdo person që i përket moshës 50 vjeçare. Deri atëherë, ndiqni me kujdes 5 këshillat për parandalimin e kancerit në zorrën e trashë.

Mos i lini mbas dore simtomat

Mosha nuk duhetë jetë arsyeja për të shmangur apo për të lënë mbas dore shfaqjen e simptomave. Shpesh ndodh që kjo të jetë arsyeja për zbulimin e vonshëm të sëmundjeve malinje. Anemia, mukoza në jashtëqitje, të ndjerit plot, diarretë e shpeshta apo kapsllëku, janë simptoma të cilat duhet t’ju bëjnë që të drejtoheni tek mjeku. Jo gjithmonë këto simptoma kanë të bëjnë me kancerin, por gjithësesi mos lejoni që ato të kalojnë vetë, apo akoma më keq, mos lejoni që ato të komplikohen më tepër.

Mësoni  historinë familjare të sëmundjeve

Është shumë e rëndësishme që të dini nëse dikush në familjen tuaj ka pasur kancer apo polip në zorrën e trashë. Tek këta persona, janë të detyrueshme programet skrining, me qëllim për të zbuluar herët ndryshimin eventual polipoza në zorrën e trashë, e cila mund të transfermohet në kancer.

Ushqehuni shëndetshëm, kryeni ushtrime dhe hiqni dorë nga pirja e duhanit

Ushqimet e pasura me fibra, shmangia e mishit të kuq dhe të prodhimeve të mishrave të thata, kryeja e ushtrimeve dhe heqja dorë ndaj duhanit, janë rekomandimet e njohura për një trup të shëndetshëm.

Mos kini frikë të diskutoni për gjendjen tuaj

Shpesh frika ndaj doktorit, të qenurit jo të sigurt se çfarë do të ndodhë, ose dhe vetë procedura, ul vendosmërinë tuaj për të rezervuar kontroll dhe për të biseduar me mjekun tuaj.  Mos u frikësoni, flisni hapur me mjekun tuaj, pasi deklarata juaj luan një rol të madh për mënyrën e diagnostikimit dhe në përzgjedhjen e metodës për përcaktimin e diagnozës.

Bëni kolonoskopi nëse ju është rekomanduar

Nëse doktori ju rekomandon kolonoskopi, atëherë keni një arsye të fortë për ta bërë këtë procedurë. Kolonoskopia është një procedurë pa dhimbje, e cila jep një pamje të qartë të gjendjes së mukozës në zorrën e trashë.

Shpërndaj