Fëmijët kanë shumë dëshirë të maskohen, dhe jo vetëm për një prillin. Gjithmonë duan të personifikohen me super herojtë e filmave të animuar, përsa i përket djemve, ata duan të maskohen si Batman, Superman, ndërsa vajzat si Borëbardha, Elsa, Hirushja dhe shumë maska me personazhe të tjera të cilat janë të dashura për fëmijët. Duke i parë të gjitha këto portrete të vogla me ngjyra dhe të buzëqeshura na bëjnë të gjithë të ndihemi të lumtur dhe të buzëqeshur.
Përse është mirë që fëmijët të personifikohen me herojntë e filmave të animuar?
Cili është efekti pozitiv i identifikimit të fëmijëve me super herojntë e tyre të cilët i ndjekin çdo ditë duke i imituar? Do ta pranoni që fëmijët duan të maskohen dhe t’i imitojnë super herojntë e tyre dhe të luftojnë me personazhet e këqinj duke përdorur super fuqinë e tyre.
Identifikimi me karakteret imagjinare ndihmon për të nxitur zhvillimin e njohurive tek fëmijët nëpërmjet zhvillimit të krijimtarisë dhe imagjinatës. Nëpërmjet imitimeve, fëmijet mësojnë shumë gjëra në moshën e tyre të vogël. Superherojntë janë të rëndësishëm edhe për zhvillimin e moralit, dhe me veprimet e tyre i mësojnë fëmijët të mos jenë egoistë, pasi çdonjëri nga superherojntë e tyre në filmat e animuar i ndihmojnë të tjerët dhe luftojnë padrejtësinë në botë. Nga ana tjetër, nëpërmjet lojës fëmijët shprehin dhe frikën, ankthin dhe frustrimin e tyre.
Karnavalet janë ngjarjet më interesante dhe më zbavitëse për të gjithë fëmijët. Në këtë ditë ata kanë mundësi të zhvillojnë kreativitetin dhe imagjinatën e tyre, të jenë super heroj dhe të shoqërohen me super herojtë e filmave të animuar. Plotësoni dëshirën e fëmijëve tuaj dhe ndihmojini ata të futet në botën e përrallave.