Këshilla për të përmirësuar tretjen e ushqimit

Kapsllëku, ndjenja e fryerjes , gazrat,  dhimbjet në bark, të ndjerit të ngopur, këto dhe shumë simptoma të tjera janë shenja të cilat tregojnë se keni problem me sistemin  e tretjes së ushqimit.  Nëse bëhet fjalë për sëmundje, stres, të ushqyerit jo siç duhet apo vese të tjera të këqija në jetë, do t’i mësoni nëse bisedoni me mjekun tuaj. Në vijim, mësoni se si ju vetë mund të ndihmoni në përmirësimin e tretjes së ushqimit dhe t’i lehtësoni simptomat.

Kapsllëku, ndjenja e fryerjes , gazrat,  dhimbjet në bark, të ndjerit të ngopur, këto dhe shumë simptoma të tjera janë shenja të cilat tregojnë se keni problem me sistemin  e tretjes së ushqimit.  Nëse bëhet fjalë për sëmundje, stres, të ushqyerit jo siç duhet apo vese të tjera të këqija në jetë, do t’i mësoni nëse bisedoni me mjekun tuaj. Në vijim, mësoni se si ju vetë mund të ndihmoni në përmirësimin e tretjes së ushqimit dhe t’i lehtësoni simptomat.

 Fibrat

Për të parandaluar kapsllëkun dhe të përmirësoni aktivitetin e zorrëve, mjaftojnë 20-35 gram  fibra në ditë të cilat mund ti merrni nëpërmjet qershive, rrushit, specave, fasuleve, produkte me krunde, arra, etj.  Ushqimi i pasur me fibra është i shëndetshëm edhe për zemrën edhe për rregullimin e sheqerit në gjak.  Gjithashtu ju mban të ngopur dhe në këtë mënyrë jeni në gjendje të ruani peshën tuaj normale trupore.

Konsumoni  çamçakëz

Çamçakëzi stimulon sekretimin e pështymës e cila nga ana tjetër shërben për përgatitjen e ushqimit para se të hyjë në ezofag.  Shmangeni këtë zakon në rast se gjatë përtypjes së çamçakëzit  përtypni  tepër ajër i cili , gjë kjo e cila ju shkakton fryerje në bark.

Reduktoni peshën trupore

Me çdo kilogram të reduktuar jeni një hap më pranë të istemit të mirë dhe të shpejtë digjestiv. Zvogëlimi i perimetrit të belit do t’ju ndihmojë që të zvogëloni  urthin, fryerjen  dhe gogësimës.  Bëni një plan të mirë të ushqimit dhe stërvitjes për të arritur objektivin tuaj.

Përgjysmoni vaktet

Reduktoni problemet digjestive duke përgjysmuar vaktet  por duke ngrënë më shpesh dhe nga pak gjatë ditës. Mos hani shpejtë pasi stomaku juaj ka nevojë për kohë që të fillojë të ndihet i ngopur.

Uji është miku juaj

Lëngjet ndihmojnë për të nxjerrë toksinat dhe materialet e tepërta nga organizmi.  Përveç futjes së lëngjeve, në organizmin tuaj futet ujë edhe nëpërmjet ushqimit i cili përmban ujë.

Eliminoni fryerjen me anë të ushtrimeve

Ushtrimet reduktojnë problemet me sistemin digjestiv, veçanërisht fryerjen dhe kapsllëkun.  Trupi fizikisht aktiv përshpejton punën e zorrëve dhe të gjithë sistemit sepse për një kohë të shkurtër trupi çliron substanca të panevojshme. Në të njejtën kohë do të reduktoni dhe stresin, i cili shpesh ndikon negativisht në tretjen e ushqimit.

Provoni me probiotikë

Probiotikët janë baktere të “mira” . gjenden në jogurt, në lëngje dhe në suplemente. Veçanërisht mund t’ju ndihmojnë gjatë diarresë, fshikëzës së irrituar dhe sëmundjeve inflamatore të fshikëzës së urinës. 

 

Shpërndaj