Si ta shuani më mirë etjen tek fëmijët?

Fëmijët janë gjatë gjithë kohës në lëvizje, gjithmonë në kërkim të gjërave të reja, të cilat i’ua shkëputin vëmendjen krejtësisht. Jeni të vetëdishëm se ndonjëherë ushqimi është një mision i pamundur. Ata edhe pse kanë etje, asnjëherë nuk ndalojnë për të pirë ujë. Ne si prindër gjithmonë shkojmë pas tyre për ti përmbushur nevojat e tyre të etjes dhe urisë. Është tepër e rëndësishme që fëmijët të jenë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta, gjatë të cilave djersiten dhe humbasin lëngje të cilat duhet patjetër të zëvendësohen.

Por ka dhe diçka tjetër të rëndësishme, pyetja është se çfarë do t’ju jepni për të pirë? Shumë nga lëngjet të cilat i blejmë në dyqan përmbajnë tepër sheqer, kjo është e dëmshme për organizmin e fëmijës.  Përveç sheqerit, duhet të tregoni kujdes edhe për lëngjet të cilat përmbajnë kafeinë.  Çfarë është më e mirë për fëmijën tuaj?  Në vijim lexoni këshillat tona:

Uji është pija më e mirë për fëmijën tuaj. Hidraton dhe shuan etjen, nuk përmban sheqer shtesë, yndyrë dhe kalori.

Qumështi është një pjesë e rëndësishme në ushqimin e fëmijëve. Përmban proteina, vitaminë D dhe kalcium.  Mund ta jepni në forma të ndryshme si qumësht soje, qumësht bajame, qumësht kokosi, etj.

Lëngjet natyrale. Nëse doni ti jepni lëng fëmijës tuaj, zgjedhja ideale janë lëngjet e frutave të shtrydhura. Këto lëngje përmbajnë sheqer të shëndetshëm për të cilin organizmi i fëmijës ka nevojë. Ky lëng rekomandohet që të pihet menjëherë pas shtydhjes së frutave në mënyrë që të mund ti merni të gjitha vitaminat.

Qumështi i ëmbëlsuar. Qumështi me çokollatë apo me shije të tjera të ndryshme është një zgjidhje e gabuar për hidratimin e fëmijës tuaj. Përmbajnë sheqer shtesë, prandaj këto produkte duhet ti shmangin edhe të rriturit, ndërsa fëmijët akoma më tepër.

Lëngje frutash. Mos u gënjeni nëse lexoni në ambalazh 100% vitaminë C. Nëse fëmija konsumon fruta gjatë ditës, jini të sigurt se ai ka marrë mjaftueshëm vitaminë C.  Këto lëgje përmbajnë sasi shtesë të sheqerit prandaj nuk janë zgjedhja e duhur për  fëmijët tuaj.  Pirja e përditshme e këtyre lëngjeve, mund të dëmtojë shëndetin e dhëmbëve të fëmijëve tuaj.

Pije sportive. Pijet sportive premtojnë hidratim të plotë, por fëmijët nuk kanë nevojë për sheqer shtesë, tiamin apo kalori të tepërta të cilat gjenden tek këto pije. Disa nga pijet sportive përmbajnë edhe sasi të vogla kafeine. 

Shpërndaj