Manaferrat, të vogla tepër të shëndetshme

Frutat, pavarësisht llojit të tyre, zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së kancerit, të sëmundjeve të zemrës dhe inflamacioneve. Edhe pse e dini se frutat janë zgjedhja ideale për një trup të shëndetshëm, hulumtimet e reja tregojnë se manaferrat kanë një numër të madh me benefite  dhe vlera ushqyese. Këtu bëjnë pjesë edhe luleshtrydhet, mjedra, boronica, thana, etj.

Frutat, pavarësisht llojit të tyre, zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së kancerit, të sëmundjeve të zemrës dhe inflamacioneve. Edhe pse e dini se frutat janë zgjedhja ideale për një trup të shëndetshëm, hulumtimet e reja tregojnë se manaferrat kanë një numër të madh me benefite  dhe vlera ushqyese. Këtu bëjnë pjesë edhe luleshtrydhet, mjedra, boronica, thana, etj.

Hulumtimet më të fundit kanë treguar se manaferrat e zvogëlojnë rrezikun e disfunksionit erektil. Ky studim është kryer tek 25 000 meshkuj.  Tek ata të cilët kanë raportuar se konsumojnë manaferra dhe fruta agrume, rezultatet kanë treguar se këta persona kanë të reduktuar 20% të rrezikut të disfunksionit erektil, në krahasim me personat e tjerë të cilët kanë raportuar se nuk konsumojnë shpesh lloje të tilla frutash.  Një hulumtim tjetër, ka treguar se manaferrat kanë një rol të rëndësishëm  në luftën kundër sëmundjes Alzheimer si dhe ndihmojnë në uljen e peshës trupore.  Çfarë  bën manaferrat kaq të veçanta? Këto janë përbërësit kryesor:

  • Antioksidantët  – në të cilët bëjnë pjesë vitamina A, C dhe E  e mbrojnë qelizën nga rënia dhe shkatërrimi.
  • Resveratrol – përbërje e cila gjendet tek rrushi dhe tek frytat e tjera, si dhe tek vera e kuqe dhe çokollada e zezë.  Kjo përbërje ndihmon në reduktimin e inflamacionit, i mbron enët e gjakut nga bllokimi dhe parandalojnë shfaqjen e sëmundjeve malinje.
  • Flavonoidet – përbërje e cila gjendet tek manaferrat, në fakt kjo përbërje vë në dukje ngjyrën e fortë të këtij fruti të egër, dhe ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjeve malinje, sëmundjeve të zemrës dhe inflamacionit.

Manaferrat kanë ngjyra të ndryshme dhe përbërës të ndryshëm të cilat ofrojnë përfitime për shëndetin e përgjithshëm, prandaj është mirë që të konsumoni kombinime të këtyre frutave.

Sëmundja Alzheimer dhe manaferrat (berries)

Manaferrat stimulojnë neurogjenezën, duke krijuar neurone të reja. Ato e përmirësojnë memorien tonë dhe aftësinë për të mësuar. Këto lloj frutash ndihmojnë në pastrimin e trurit ga proteinat toksike, rritja e të cilave në tru, lidhet me zhvillimin e sëmundjes Alzheimer.

Shpërndaj