Chlamydia është një nga sëmundjet më të shpeshta seksualisht të transmetueshme. Meqenëse nuk shfaq simptoma, infeksioni përhapet shpejt nëpërmjet marrëdhënieve seksuale. Konsiderohet që infektimi me Chlamydia nuk shfaqet me simptoma tek 75% e meshkujve dhe 50% e femrave.
Si mund ta di nëse kam Chlamydia?
Shpesh është shumë e vështirë për të zbuluar nëse keni Chlamydia, por në rast se shfaqen simptoma, ato janë tipike të infeksionit. Simptomat më të zakonshme janë:
Për gratë:
- Rrjedhje vaginale me erë të pakëndëshme
- Gjakderdhje ndërmjet dy cikleve
- Menstruacione me dhimbje
- Dhimbje barku dhe temperaturë
- Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale
- Kruarje dhe skuqje të vaginës
- Dhimbje gjatë urinimit
Për meshkujt:
- Rrjedhje të kthjellët ose të turbullt të penisit
- Dhimbje gjatë urinimit
- Kruarje dhe skuqje rreth hapjes së penisit
- Dhimbje dhe ënjtje rreth testiseve
Si diagnostikohet?
Prania e chlamydias vërtetohet me anë të brisit (marrjes së mostrës) në kanalin e uretrës tek meshkujt dhe në qafën e mitrës tek femra, nëse doni ta shikoni nëse gjendet edhe në urinë, atëherë do të lini mostër urinë për analizë laboratorike.
Si trajtohet?
Chlamydia trajtohet me antibiotikë, të cilët duhet ti përdorin të dy partnerët për të arritur efektin e duhur, në mënyrë që të mos përsëritet infeksioni. Infeksioni trajtohet një deri në dy javë. Merrni dozen e përcaktuar të antibiotikëve dhe mos e ndërprisni nëse vëreni se janë zvogëluar simptomat. Në rast se zhvillohet infeksion I rëndë me Chlamydia, pacienti duhet të shtrohet në spital. Pas tre muajsh nga marrja e antibiotikëve, testi përsëritet për të pare nëse është arritur efekti I trajtimit të infeksionit. Rekomandohet që të praktikohet marrëdhënie seksuale e mbrojtur, derisa të siguroheni që të dy jeni të hsëruar krejtësisht nga ky infeksion.
Si duhet të mbroheni?
Për të shmangur përhapjen e infeksionit:
– Duhet të keni seks të mbrojtur – duhet të përdorni preservative
– Ulni numrin e partnerëve seksualë
– Nëse dyshoni se keni infeksion, mos kryeni marrëdhënie por paraqituni tek doktori.
– Kontaktoni mjekun tuaj në rast se I keni simptomat e lartpërmendura
Meqënëse infeksioni shpesh kalon pa simptoma, doktorët rekomandojnë që çdo grua që ndërron partnerë seksualë të bëjë kontroll për të pare nëse ka prani të infeksionit Chlamydia.