Vaji i ullirit – Benefitet e arit të lëngshëm

Në dekadat e fundit të shekullit të kaluar, studime të ndryshme kanë provuar cilësitë nutricionale të vajit të ullirit, dhe kanë vërtetuar se konsumimi i tij ndikon pozitivisht në parandalimin e arterosklerozës dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Por kjo është vetëm një nga virtytet e të ashtuquajturit ari i lëngshëm. Në vijim do t’ju njohim me disa nga përfitimet që vaji i ullirit mund ti ofrojë organizmit tuaj:

Në dekadat e fundit të shekullit të kaluar, studime të ndryshme kanë provuar cilësitë nutricionale të vajit të ullirit, dhe kanë vërtetuar se konsumimi i tij ndikon pozitivisht në parandalimin e arterosklerozës dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Por kjo është vetëm një nga virtytet e të ashtuquajturit ari i lëngshëm. Në vijim do t’ju njohim me disa nga përfitimet që vaji i ullirit mund ti ofrojë organizmit tuaj:

Parandalon sëmundjet kardiovaskulare: acidet yndyrore të pranishme në vajin e ullirit ekstra të virgjër, veçanërisht acidi oleik ndihmojnë në reduktimin e nivelit të kolesterolit të keq (LDL), dhe në rritjen e nivelit të kolesterolit të mire (HDL), rrisin diametrin e enëve të gjakut, duke bërë të mundur qarkullimin dhe uljen e presionit  të gjakut.

Favorizon funksionimin digjestiv dhe redukton sekretimin e acidit të stomakut, duke bërë të mundur mbrojtjen e sëmundjeve gastrointenstinale.

Ndihmon për të luftuar kapsllëkun, për të patur një effect të butë laksativ (pastrues), dhe përmirëson absorbimin intestinal (në zorrë) të ushqimeve.

Zvogëlon rastet e komplikimeve tek pacientët me diabet mellitus tip ll. Konsumimi I tepërt I yndyrave të ngopura çon në mbipeshë dhe obezitet, këta janë dy faktorë të rëndësishëm që shkaktojnë fillimin dhe përkeqësimin e kësaj sëmundje. Prandaj, rekomandimet nutricionale për personat me diabet tip ll, edhe pse janë të individualizuara sipas karakteristikave të pacientit, përfshijnë dietën mesdhetare dhe konsumimin e acideve yndyrore mono – të pangopura, sidomos të acidit oleik.

Kontribuon në ushqimin e kockave dhe në zhvillimin e  tyre. Është shumë e rëndësishme që të jetë I pranishëm në ushqimin e fëmijëve gjatë rritjes së tyre, si dhe në moshën e rritur për të kufizuar humbjen e kalciumit që ndodh gjatë plakjes, dhe që mund të shkaktojë sëmundje si osteoporoza. Luan një rol mbrojtës kundër stresit oksidativ cellular për shkak të përmbajtjes së lartë të antioksidantëve fenolike, si vitamina E.

Rrit jetëgjatësinë për shkak të reduktimit të vdekjeve të shkaktuara nga sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri. Rezultatet e arritura nga studime të ndryshme shkencore, kanë demostruar një numër të vogël të rasteve të llojeve të ndryshme të kancerit në vendet mesdhetare (konsumatorët kryesore të vajit të ullirit) në krahasim me vendet Veriore Europiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë më të shpeshta rastet e kancerit të gjirit për shkak  të konsumimit të yndyrës së ngopur me prejardhje shtazore.

Shpërndaj