Qëndrimi i gjatë ulur dhe mungesa e aktivitetit shkakton shfaqjen e obezitetit (shëndoshjes), gjë kjo e cila rrit rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të caktuara të kancerit. Një studim i fundit që ka mbuluar 70.000 pacientë të prekur nga kanceri, ka treguar se personat të cilët e kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre ulur, kanë një rrezik të lartë të shfaqjes së kancerit endometrial, kancerit kolorektal (në zorrën e trashë) dhe kancerit në mushkëri.
Zakonet e përditëshme reflektojnë mbi shëndetin
Zakonet tuaja të përditshme reflektojnë në shëndetin tuaj në përgjithësi. Është i gabuar mendimi se aktiviteti fizik i cili zgjat një orë e gjysëm mund ti zëvendësojë tetë orët e qëndrimit para kompjuterit. Si fillim bëni disa ndryshime dhe përpiquni të bëni lëvizje gjatë kohës që jeni në punë, por kjo gjë të mos ndikojë në procesin e punës tuaj.
- Çdo një orë bëni pushim dhe pini një gotë ujë
- Ngrihuni gjatë kohës që flisni në telefon
- Kur keni mundësi, në vend që të dërgoni email tek sekretarja, ngrihuni dhe shkoni në vendin e saj të punës.
Studimet kanë treguar fakte të habitshme
Ajo çfarë është e habitshme është fakti se pasiviteti dhe qëndimi i gjatë ulur nuk lidhen drejtpërdrejtë me kancerin e gjirit, i cili sëbashku me kancerin endometrial dhe kancerin e zorrës së trashë, lidhen me obezitetin. Gjithashtu, është i habitshëm fakti që qëndrimi ulur për një kohë të gjatë i cili shkakton obezitet, është i lidhur me kancerin në mushkëri, i cili gjithnjë dhe më tepër është i lidhur me pirjen e duhanit. Të dhënat e studimit i cili mbulon 70.000 pacientë, bazohen në deklaratat e pacientëve në lidhje me faktin se sa ata ishin aktivë gjatë ditës. Këto janë fakte të bazuara nga pacientë por gjithësesi kjo nuk është e provuar shkencërisht.