Dhimbja e gjoksit

Angina Pektoris është termi mjekësor përsa i përket dhimbjes së gjoksit për shkak të sëmundjeve koronare të zemrës. Ajo manifestohet me zvogëlimin e rrjedhës së gjakut të muskujve të zemrës për shkak të yndyrës së akumuluar e cila shkakton ngushtimin e artereve. Pacientët ndjejnë dhimbje, shtrëngim dhe presion në gjoks. Angina është relativisht e zakonshme dhe është e vështirë që të dallohet nga dhimbjet e tjera të gjoksit.

Angina Pektoris është termi mjekësor përsa i përket dhimbjes së gjoksit për shkak të sëmundjeve koronare të zemrës. Ajo manifestohet me zvogëlimin e rrjedhës së gjakut të muskujve të zemrës për shkak të yndyrës së akumuluar e cila shkakton ngushtimin e artereve. Pacientët ndjejnë dhimbje, shtrëngim dhe presion në gjoks. Angina është relativisht e zakonshme dhe është e vështirë që të dallohet nga dhimbjet e tjera të gjoksit.

Simtomat

Zakonisht simptomat kanë të bëjnë me një gjendje të sikletshme dhe dhimbje në gjoks, në qafë, në duar, nofulla apo shpatull, të përziera, lodhje, mungesë të ajrit, djersitje, marramendje. Disa persona e përshkruajnë këtë gjendje sikur të jenë të shtrënguar me vide, ose si një peshë të rëndë në gjoks. Ashpërsia, kohëzgjatja dhe lloji I dhimbjes mund të ndryshojnë. Por, gjëja më e rëndësishme është identifikimi në kohë i simptomave dhe reagimi i menjëhershëm. Zakonisht, simptomat intensifikohen atëherë kur jeni duke u marrë me aktivitete fizike të rënda (kur ngjisni shkallët ose kur kryeni ushtrime).  Zgjat pak, ndoshta 5 minuta apo më pak, dhe zhduket pas pushimit apo marrjes së ilaçeve përkatëse.  Nëse dhimbja në gjoks është një simptomë e re për ju, është e rëndësishme që menjëherë të konsultoheni me mjekun tuaj për të gjetur dhe përcaktuarshkaqet e shfaqjes së dhimbjes dhe të merni trajtimin e duhur dhe në kohë.  Simptomat e reja dhe të panjohura mund të jenë një shenjë e rrezikshme e anginës apo sulmit në zemër.  Simptomat e anginës tek grate mund të manifestohen ndryshe.  Ato mund të ndjejnë të përziera, mungesë të ajrit, dhimbje në bark dhe në gjoks.

Është koha për kardiolog

Kur të ndjeni çfarëdo lloj dhimbje në pjesën e gjoksit, kjo do të thotë se duhet të paraqiteni tek kardiologu. Ekzistojnë disa lloje të anginës: angina e qëndrueshme ndodh atëherë kur ju jeni  fizikisht aktivë (ngjitja e shkallëve, ecje apo stërvitje).  Në këtë gjendje, zemra ka nevojë për më shumë rrjedhje të gjakut, ndërkohë që shtresat e yndyrës së arterieve nuk e lejojnë këtë. Përveç aktivitetit fizik, faktorë të tjerë rreziku janë stresi emocional, ndryshimi i temperaturës, ushqimi i shpejtë dhe i yndyrshëm, pirja e duhanit.  Angina e paqëndrueshme: shfaqet edhe gjatë pushimit. Nëse rrjedhja e gjakut nuk përmirësohet me ilaçe, muskujt e zemrës nuk kanë oksigjen të mjaftueshëm dhe ekziston mundësia e shfaqjes së sulmit në zemër, madje dhe e vdekjes. Angina e paqëndrueshme kërkon trajtim të menjëhershëm.

Faktorët e rrezikut

Pirja e duhanit është një nga faktorët më të rrezikshëm të cilët shkaktojnë shfaqjen e anginës, nën të njejtin rrezik janë edhe duhanpirësit pasiv. Diabeti rrit rrezikun e sëmundjeve koronare, e cila shkakton shfaqjen e anginës dhe sulmeve të zemrës, por edhe presionit të lartë të gjakut dhe kolesterolit të lartë. Faktorë të tjerë të rrezikut janë: mosha, historia familjare e sëmundjes, ushqimi jo i mirë, mbipesha, stresi dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Diagnoza

Për gjetjen e diagnozës, kardiologu juaj do t’ju rekomandojë të kryeni EKG, test stresi, ekokardiogram, analiza laboratorike të gjakut, angiografi koronare ose tomografi kompjuterike kardiake. Ka shumë opsione për trajtimin e anginës, duke përfshirë ndryshimet në stilin e jetës, ilaçet, stentimin, operacionin koronar bypass.

Procedurat mjekësore dhe trajtimi kirurgjik

Ndryshimet e stilit të jetesës dhe ilaçet, shpesh përdoren për trajtimin e angnës së qëndrueshme. Por, procedurat kirurgjike, siç është angioplastika, stentimi dhe operacioni koronar arterik bypass, gjithashtu përdoren për trajtimin e anginës. 

Shpërndaj