Simptomat të cilat tregojnë disbalancë hormonale

Ndiheni të fryrë, nervozë apo thjesht kjo nuk është dita juaj më e mirë. Fajtorët për faktin që ndiheni kështu mund të jenë hormonet. Hormone janë përbërës kimik të cilët ndikojnë në funksionimin e qelizave dhe të të gjithë organizmit. Është mëse normale nëse ndikimi i tyre varion në një periudhë të caktuar të muajit, zakonisht para dhe gjatë ciklit menstrual. Disbalancimi hormonal ndodh gjatë menopauzës. Përveç kësaj, ndryshimi i hormoneve mund të ndodhë si rezultat i sëmundjeve apo pirjes së disa ilaçeve të caktuara.

Ndiheni të fryrë, nervozë apo thjesht kjo nuk është dita juaj më e mirë. Fajtorët për faktin që ndiheni kështu mund të jenë hormonet. Hormone janë përbërës kimik të cilët ndikojnë në funksionimin e qelizave dhe të të gjithë organizmit. Është mëse normale nëse ndikimi i tyre varion në një periudhë të caktuar të muajit, zakonisht para dhe gjatë ciklit menstrual. Disbalancimi hormonal ndodh gjatë menopauzës. Përveç kësaj, ndryshimi i hormoneve mund të ndodhë si rezultat i sëmundjeve apo pirjes së disa ilaçeve të caktuara.

Cikli i çrregullt menstrual

Tek numri më i madh i grave cikli zgjat 21 deri në 35 ditë.  Nëse keni cikël të parregullt I cili vonon për disa ditë, ndonjëherë gjithë muajin, atëherë ju mund të keni rënie ose nivel të lartë të estrogjenit dhe progesteronit. Shkak i ciklit të parregullt tek gratë mbi moshën 40 vjeçare mund të jetë premenopauza – periudha para menopauzës.  Mungesa e ciklit mund të jetë rezultat I problemeve shëndetësore si sindromi vezoreve policistike, prandaj është mirë që të kryeni kontroll gjinekologjik tek mjeku juaj.

Problemet me pagjumësinë

Hormone femëror progesteron ndikon në gjumin tuaj, ju ndihmon të flini. Nivelet e ulëta të këtij hormoni mund të shkaktojnë pagjumësi, ose të mund të mos bëni një gjumë të thellë. Progesterone I ulët është përgjegjës edhe për djersitjen gjatë natës  dhe valëve të nxehta që ndjeni në të gjithë trupin tuaj.

Akne në fytyrë të cilat nuk zhduken

Shfaqja e akneve gjatë ciklit menstrual është normale dhe nuk duhet t’ju shqetësojë, por aknet të cilat nuk kalojnë mund të jenë si rezultat i hormoneve.  Rritja e nivelit të androgeneve, hormone të cilat gjenden edhe tek meshkujt edhe tek femrat, shkaktojnë rritjen e sekretimit të gjendrave dhjamore, duke shkaktuar kështu mbylljen e poreve dhe duke rritur mundësinë e shfaqjes së tyre.

Problemet me tretjen e ushqimit

Sistemi I tretjes përbëhet nga qeliza të vogla të quajtura receptorë të cilët reagojnë në nivelin e estrogjenit dhe progesteronit. Kur këto hormone janë më të larta apo më të ulëta nga vlera normale e tyre,  mund të ndjeni ndryshime në mënyrën e tretjes së ushimit.  Pikërisht për këtë arsye, para dhe gjatë periudhës së ciklit, shfaqen gazra, fryerje, diarre dhe të vjella.

Lodhja

Lodhja është një nga simptomat më të njohura të çekuilibrit hormonal.  Niveli ilartë I progesteronit mund t’ju bëjë të ndiheni të përgjumur.

Depresioni dhe ndryshimi i gjendjes shpirtërore

Studime të shumta kanë vërtetuar lidhjen ndërmjet ndryshimit të hormoneve dhe ndryshimit të menjëhershëm të humorit apo gjendjes tuaj shpirtërëre. Estrogjeni ndikon në nivelin e përbëjeve kimike kryesore të trurit, ndër të cilat edhe serotoni I cili është përgjegjës për gjendjen e mirë të humorit, apo ndryshe i quajtur hormoni i lumturisë.

Dhimbja e kokës

Dhimbja e kokës mund të shkaktohet nga shumë arsye.  Një nga këto arsye është niveli i ulët i estrogenit. Pikërisht për këtë arsye dhimbja e kokës e cila shfaqet para apo gjatë ciklit menstrual, lidhet me rënien e këtij hormoni.  Një pjesë e madhe e këtyre simptomave mund të jenë shenjë e çrregullimeve të tjera të shëndetit tuaj, prandaj ne rekomandojmë që të konsultoheni me gjinekologun tuaj.  Niveli I hormoneve shqyrtohet me anë të një testi të thjeshtë I cili kryhet me anë të analizës së gjakut, në një periudhë kohore  të caktuar të cilën e përcakton gjinekologu.

Shpërndaj