Superfuqia e kakaos

Kafja është një ritual për të cilin vështirë mund të heqim dorë. Por, pasi ti keni lexuar anët pozitive të kakaos, që konsiderohet një antioksidant i fuqishëm në shekullin e XXl, do të dëshironi që të paktën një filxhan kafe në ditë ta shkëmbeni me kakao.

Kafja është një ritual për të cilin vështirë mund të heqim dorë. Por, pasi ti keni lexuar anët pozitive të kakaos, që konsiderohet një antioksidant i fuqishëm në shekullin e XXl, do të dëshironi që të paktën një filxhan kafe në ditë ta shkëmbeni me kakao.

Kakaoja konsiderohet si super ushqim  i shekullit të XXl

Çfarë është superushqimi? Superushqimi është i pasur me antioksidantë, vitamina, minerale… Kjo përbërje e përgatit trupin për të luftuar infeksionet, inflamacionet,  sëmundjet malinje, të jetë i shëndetshëm dhe jetik.

Lexoni pesë efektet pozitive të kakaos

1. Antioksidant i fuqishëm

Shumë studime e kanë provuar efektin antioksidant të kakaos. Me fuqinë e saj ajo i lejon organizmit të absorbojë dhe ti shkatërrojë radikalet e lira (të cilat shfaqen nga ndotja dhe toksinat në mjedisin tonë). Këto radikale të lira shkaktojnë dëme të qelizave dhe indeve duke bërë të mundur zhvillimin e sëmundjeve, ndërmjet të cilave edhe sëmundjet malinje.

2. Burim i pasur i hekurit

Kakaoja konsiderohet si burimi më i mirë i hekurit.  Nutricionistët shpesh e krahasojnë kakaon me mishin e viçit dhe të qingjit përsa i përket përmbajtjes së hekurit. Për të përfituar maksimalisht nga hekuri, rekomandohet që kakaoja të kombinohet me ushqime të pasra me vitaminë C.

3. Përmban magnez për një zemër dhe mendje të shëndoshë

Përveç hekurit, kakaoja konsiderohet edhe  si burim i pasur i mangnezit. Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për zhvillimin e shëndetshëm të zemrës. Ndihmon në transformimin e glukozës në energji të nevojshme për funksionimin e duhur të trurit dhe përqëndrim më të mirë.

4. Përmban më tepër kalcium se qumështi i lopës

Besoni apo jo, kakaoja përmban më tepër kalcium se qumështi i lopës. Studimet kanë treguar se kakaoja e papërpunuar përmban madje m tepër hekur se spinaqi. Kakaoja është pija ideale për trajtimin e anemisë, gjithashtu ndihmon edhe në uljen e presionit të gjakut.

5. Ndikon në përmirësimin e gjendjes së humorit

Kakaoja përmban katër përbërësit më efektiv të cilët janë provuar përsa i përket  ndikimin e tyrenë përmirësimin e gjendjes së humorit: serotonin, dopamin, anandamid, feniletilamin. Këto neurotransmetues janë të lidhur me ndjenjën gëzimit dhe mirëqenies, gjithashtu, konsiderohet se ndikojnë pozitivisht kundër depresionit.

Shpërndaj