Kjo ueb-faqe përdor biskota (cookies)

Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.

Biskotat që i përdor Spitali Klinik "Acibadem Sistina" nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.... 

Gjithmonë aktive

Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. 

Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kukit e performancës përdoren për të kuptuar dhe analizuar indekset kryesore të performancës së faqes në internet, gjë që ndihmon në ofrimin e një eksperience më të mirë të përdoruesit për vizitorët.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Shkaqet e dhimbjes në pjesën e fundit të barkut dhe të pelvisit tek gratë

Dhimbjet në pjesën e poshtme të barkut dhe të pelvisit tek gratë shfaqen shpesh dhe kjo ndodh si rrejdhojë e pranisë së shumë organeve në pjesën e poshtme të barkut dhe pelvisit të vogël. Në shumicën e rasteve është shumë e vështirë që të diagnostikohet origjina e dhimbjes, megjithëse, zakonisht ajo shfaqet nga sistemi urinar, zorrët apo sistemi riprodhues (mitra, vezoret apo tubat fallopiane). Dhimbja shpesh shfaqet tek ijet dhe më pas përhapet në pjesën e poshtme të barkut, majtas ose djathtas, dhe në pjesën e ndjeshme ndërmjet fundit të barkut dhe këmbëve, dhe këto dhimbje mund të shfaqen me intenzitet dhe kohëzgjatje të ndryshme.

Dhimbjet në pjesën e poshtme të barkut dhe të pelvisit tek gratë shfaqen shpesh dhe kjo ndodh si rrejdhojë e pranisë së shumë organeve në pjesën e poshtme të barkut dhe pelvisit të vogël. Në shumicën e rasteve është shumë e vështirë që të diagnostikohet origjina e dhimbjes, megjithëse, zakonisht ajo shfaqet nga sistemi urinar, zorrët apo sistemi riprodhues (mitra, vezoret apo tubat fallopiane). Dhimbja shpesh shfaqet tek ijet dhe më pas përhapet në pjesën e poshtme të barkut, majtas ose djathtas, dhe në pjesën e ndjeshme ndërmjet fundit të barkut dhe këmbëve, dhe këto dhimbje mund të shfaqen me intenzitet dhe kohëzgjatje të ndryshme.

Dhimbja e shkaktuar nga sistemi urinar

Dhimbjet e shkaktuara nga sistemi urinar, mund të shkaktohen nga inflamacioni (akut apo kronik), nga guri apo rëra në traktin urinar, cisteve dhe tumoreve. Inflamacioni i veshkave, i rrugëve urinare dhe fshikëzës së urinës janë të shoqëruara me shpeshtësi dhe vështirësi gjatë urinimit, dhimbje dhe djegie e cila përhapet në pjesën e poshtme të barkut dhe të pelvisit të vogël. Shpesh shoqërohen edhe me ethe, me rritje të temperaturës, sedimentimit dhe me rritje të leukociteve. Në raste të tilla është shumë e rëndësishme që të kryhet kontroll fizikal, kontroll i sedimentit dhe urinës si dhe të kryhet urinokultura. Infeksionet e traktit urinar janë të shpeshta, mund të shfaqen në formë akute ose kronike, dhe shkaktohen nga shumë baktere si Escherichia coli, Pseudomonas aeruginosa, Proteus mirabilis, Streptococus, Staphiloccocus… mjekimi bëhet me antibiotikë dhe disa ilaçe të tjera ndihmëse, si dhe me rritjen e marrjes së lëngjeve në organizëm.

Gurët në veshka dhe rëra (mikroliti) janë shkak për shfaqjen e dhimbjeve në pjesën e fundit të barkut, veçanërisht kur ato lëvizin nga veshkat përmes uretrës drejt fshikëzës së urinës. Dhimbjet janë intensive dhe të padurueshme, të shoqëruara me të vjella, me përthyerje të trupit dhe me infeksion. Cistet dhe tumoret në veshka, gjithashtu janë shkak për shfaqjen e dhimbjeve në pjesën e fundit të barkut.

Dhimbjet me origjinë gjenitale

Këto dhimbje mund të shfaqen për shumë arsye. Edhe këtu dhimbjet mund të shfaqen nga infeksionet vaginale dhe gjenitale, veçanërisht nga infeksionet me Chlamidia, Trihomonas, Ureaplasma dhe Gonorea, të cilat nëse nuk trajtohen mund të marrin rrjedhë kronike dhe dhimbja të përhapet në pelvisin e vogël. Nëse infeksioni përhapet në pelvisin e vogël mund të shkaktoj inflamacion kronik të organeve pelvike.  Dhimbjen në pelvisin e vogël mund ta shkaktojnë edhe cistet ovariane dhe cistet paraovariane. Nëse dhimbja është më intenzive gjatë ciklit menstrual, shkak për këtë mund të jetë endometrioza, adenomioza ( mitra është si sfungjer – mblidhet me vështirësi dhe ka shumë gjakderdhje), ose sindromi paramenstrual  – më i theksuar tek vajzat e reja, tek të cilat mitra ende nuk është e zhvilluar mjaftueshëm. Nëse shfaqen dhimbje të papritura dhe intenzive, të shoqëruara me gjakderdhje dhe më pas me vonesë të ciklit menstrual, gjithmonë duhet të merret parasyshë dhe shtatzënia ektopike, e cila mund të ketë një pamje shumë akute dhe dramatike. Të gjitha tumoret në mitër, qafën e mitrës, vezore dhe tubat fallopianë mund të shoqërohen me dhimbje në pjesën e fundit të barkut.

Dhimbjet e shkaktuara nga zorrët

Këto dhimbje mund të shkaktohen nga irritimi, infeksioni, inflamacioni dhe prania e tumorit në zorrë. Koliti ulçerativ dhe irritimi i zorrës së trashë janë shkaqet e zakonshme të dhimbjes kronike dhe ciklike në këtë pjesë të barkut. Infeksioni me Herpes dhe presioni i nervave të cilat dalin nga shtylla kurrizore, janë shpesh shkak për shfaqjen e dhimbjeve në pjesën e pelvisit. Tumori në zorrën e trashë duhet gjithmonë të merret parasyshë gjatë dhimbjeve në pjesën e pelvisit, veçanërisht nëse dhimbjet shoqërohen me gjakderdhje të rastësishme dhe me jashtëqitje të errët apo të përgjakur. Inflamacioni i apendicitit gjithashtu shoqërohet me dhimbje të forta, veçanërisht në anën e djathtë të pelvisit të vogël. Çdo simulim i peritoneumit i shkaktuar nga infeksioni apo inflamacioni mund të shkaktojë dhimbje barku.

Shkaqet për dhimbjet kronike në pjesën e poshtme të barkut, mund të jenë edhe aneurizmat e aortës  dhe enë të tjera të mëdha të gjakut në këtë pjesë të barkut dhe pelvisit si dhe tromboza.

Si përcaktohet shkaku i dhimbjeve?

Për shkak të të gjitha këtyre arsyeve, ndonjëherë është e vështirë të përcaktohet shkaku i shfaqjes së dhimbjeve në pjesën e fundit të barkut. Ndonjëherë është e nevojshme përfshirja e më shumë doktorëve për të zbuluar origjinën e dhimbjes, si gjinekolog, urolog, gastroenterolog dhe kirurg. Është e nevojshme që të kryhen disa shqyrtime si kontrolli me ultratingull, marrja e briseve mikrobiologjike dhe kryerja e PAP testit, urinokultura, koprokultura, rezonanca magnetike, tomografia kompjuterike dhe angiografia në këtë pjesë të barkut dhe pelvisit.  

Trajtimi

Duhet patjetër të bëhet përcaktimi i shkakut dhe origjinës së shfaqjes së dhimbjeve  në mënyrë që të përcaktohet trajtimi i duhur dhe efektiv për mënjanimin e dhimbjeve në pjesën e fundit të barkut dhe të pelvisit.

Shpërndaj