Ushqimi i cili rrit përqëndrimin dhe funksionin e trurit

Është i vërtetë fakti se plakja e dëmton aktivitetin mendor dhe së bashku me të shfaqet edhe rënia e përqëndrimit, kujtesës dhe fokusimit. Nuk mund ti rezistojmë kohës dhe proceseve natyrore por sigurisht që mund të ndikojmë në reduktimin e intensitetit të këtyre ndryshimeve dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës.Ushqimet dhe pijet e renditura mëposhtë janë aleatët për mbrojtjen e vitalitetit të trurit.

Është i vërtetë fakti se plakja e dëmton aktivitetin mendor dhe së bashku me të shfaqet edhe rënia e përqëndrimit, kujtesës dhe fokusimit. Nuk mund ti rezistojmë kohës dhe proceseve natyrore por sigurisht që mund të ndikojmë në reduktimin e intensitetit të këtyre ndryshimeve dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës.Ushqimet dhe pijet e renditura mëposhtë janë aleatët për mbrojtjen e vitalitetit të trurit.

Kafeina rrit përqëndrimin

Nuk ekziston asnjë pije magjike e cila do t’ju ndihmojë për rritjen e koeficentit të inteligjencës apo t’ju bëjë më të zgjuar, por disa substanca të caktuara siç është kafeina, mund t’ju jap energji e cila do t’ju ndihmojë që të keni më tepër përqëndrim. Kafeinën mund ta gjeni tek kafja, çokollata, pijet energjike dhe disa ilaçe të caktuara. Efekti i kafeinës është afatshkurtër, por sigurisht, duhet të tregoheni të kujdesshëm me marrjen e sasisë së saj gjatë ditës, pasi sasia e tepërt mund t’ju bëjë të ndiheni nervozë.

Sheqeri ju mban zgjuar

Sheqeri është karburanti kryesor për funksionin e trurit. Nuk bëhet fjalë për sheqerin e bardhë, por për glukozën e marrë nga sheqerërat dhe karbohidratet të cilat i merrni nëpërmjet ushqimit dhe përpunohen nga organizmi. Ushqimet e ëmbla dhe ushqimet e pasura me karbohidrate  e rrisin kujtesën, të menduarit dhe të gjitha aftësitë e tjera mendore. Marrja e sasive optimale të këtyre ushqimeve ndihmojnë në nxitjen e funksionit të trurit pa ndikuar në rritjen e peshës trupore.

Mëngjesi e ushqen trurin

Kapërcimi i mëngjesit mund të ndikojë negativisht në aftësinë tuaj të kujtesës dhe përqëndrimit gjatë ditës. Studimet kanë treguar se truri ka nevojë për tu ushqyer në mëngjes. Menuja e mëngjesit duhet të përmbajë drithëra, produkte të qumështit dhe fruta . Por mëngjesi nuk duhet të jetë i tepruar, pasi në të kundërt zvogëlon përqëndrimin.

Peshku parandalon demencën

Peshku është një burim i madh i proteinave dhe acideve yndyrore Omega 3 të cilat janë të domosdoshme për shëndetin e trurit. Këto yndyra kanë një forcë të pazakontë mbi shëndetin e qelizave të trurit, prandaj konsumi i rregullt i peshkut lidhet me uljen e rrezikut të demencës, goditjes në tru dhe me ruajtjen e aftësive mendore përgjatë viteve. Për një funksion të mirë të trurit dhe zemrës duhet të konsumoni peshk dy herë në javë.

Doza e përditshme e çokollatës së errët dhe frutave të thata

Frutat e thata janë një burim i mirë i antioksidantëve – vitaminës E, e cila e ruan vitalitetin e trurit edhe me kalimin e viteve. Gjithashtu, edhe çokollata e errët  ka veti antioksiduese dhe përmban stimulues natyralë siç është kafeina e cila ndihmon në pëmirësimin e fokusimit.

Përgatituni për një ditë të gjatë

Pët zë pasur një përqëndrim të mirë dhe për të qenë të aftë për punë, përveç fakti që duhet të ushqeheni siç duhet, gjithashtu një rol të rëndësishëm luajnë edhe:

  • Gjumi i mirë dhe i rregullt
  • Konsumi i lëngjeve gjatë ditës
  • Kryerja e ushtrimeve
  • Relaksimi dhe meditimi

Shpërndaj