Shtylla e shëndetshme kurrizore dhe parandalimi i deformimit tek fëmijët në shkollë

Vetëm disa ditë para fillimit të vitit të ri shkollor. Para se ti blini këpucët e reja dhe çantën e shkollës, lexojini fëmijës tuaj këshillat profesionale të Dr. Maja Kaliçanin Markovska, ortopede në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Vetëm disa ditë para fillimit të vitit të ri shkollor. Para se ti blini këpucët e reja dhe çantën e shkollës, lexojini fëmijës tuaj këshillat profesionale të Dr. Maja Kaliçanin Markovska, ortopede në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Çfarë këpucësh duhet të veshë fëmija juaj?

Të gjithë fëmijët duhet të veshin këpucë të të rehatshme anatomike, kjo do të thotë se këpucët duhet të jenë të lehta, të rehatshme, fikse dhe me gomë jo të trashë dhe të ngurtë, mundësisht me shollë anatomike shtesë e cila i jep hark shputës së këmbës dhe e mbron kyçin e këmbës duke e mbajtur atë të fortë. Këpucët prej lecke janë mjaftë të pranishme gjatë stinës së verës, por ato nuk rekomandohen për fëmijët të cilët kanë deformim të këmbëve. Atletet janë tepër të përhapura veçanërisht tek fëmijët më të rritur, tani ka shumë prodhues dhe gjatë përzgjedhjes së tyre është mirë që të merren në konsideratë edhe rekomandimet e mëparshme. Shumica e atleteve nuk kanë shollë anatomike, por ajo mund të blihet në dyqanet e posaçme për pajisje ortopedike, dhe mund të përdoren për të gjitha këpucët e fëmijës. Sheshkat janë tepër të përdorura tek vajzat për shkak të pamjes së tyre të bukur, por ato janë tepër të rrafshta dhe të holla gjë e cila nuk lejon amortizimin ndaj goditjeve apo vrapimit si dhe gjatë ecjeve të gjata, janë tepër të cekëta dhe nuk e mbrojnë kyçin e këmbës, dhe zakonisht nuk kanë shollë.

Sa duhet të peshojë çanta e shkollës?

Fëmijët e vegjël duhet të përdorin çantë shpine me dy rripa, në mënyrë që pesha të shpërndahet në mënyrë të barabartë. Më të rriturit mund të përdorin edhe çantë shpine me një rrip e cila vendoset diagonalisht në mënyrë që pesha të shpërndahet në mënyrë të barabartë. Pesha e çantës nuk duhet të jetë më e madhe se 10% për fëmijët, ndërsa 20% për fëmijët më të rritur. 

Në çfarë pozicioni duhet të ulen fëmijët në bankat e shkollës?

Është tepër e rëndësishme që fëmijët të mbajnë një pozicion të drejtë të trupit. Trupi, në zonën e uljes duhet të jetë në kënd 90 gradë, karrigia/stoli duhet të jetë në lartësinë e cila mundëson që pjesa poshtë gjurit dhe pjesa mbi gjurin të formojnë një kënd prej 90 gradësh. Këmbët nuk duhet të qëndrojnë varur apo të jenë tepër të përthyera. Sipërfaqja e tavolinës së punës, duhet të përshtatet me këtë pozicion të fëmijës (pasi tavolina e ulët i detyron fëmijët që të përkulen, ndërsa tavolina tepër e lartë i detyron fëmijët që ta përthyejnë trupin nga pas).

Cilat janë problemet që lindin nga qëndrimi i papërshtatur ulur dhe nga këpucët e papërshtatshme?

Zakonisht, qëndrimi ulur në mënyrë jo të përshtatshme, fillimisht shkakton mbajtjen jo siç duhet të shtyllës korrizore dhe më pas kalon në deformitet (kifoza, skolioza). Këpucët e papërshtatshme shkaktojnë rëndesë tek këmbët dhe gjymtyrët e poshtme të këmbëve duke shkaktuar lodhje, dhimbje dhe më pas edhe deformim. Mbajtja e trupit në mënyrë të papërshtatshme dhe deformimi sigurisht që trajtohen edhe pse është më mirë që të parandalohen – të ndiqen rekomandimet e mësipërme si dhe fëmijët të angazhohen me aktivitete fizike (not, atletikë, gjimnastikë, yoga, basketboll, kërcim modern…).  Trajtimi vjen në fund, dhe jep rezultate më të mira nëse kryhet në fazën e hershme të shfaqjes së ndryshimeve /deformimeve dhe nëse faza e rritjes dhe e zhvillimit nuk është ende e përfunduar, domethënë deri në moshën 16 vjeçare.

Shpërndaj