8 simptomat më të zakonshme të kancerit tek meshkujt

Përgjithësisht dihet se meshkujt nuk duan që të kryejnë vizita tek doktori. Zakonisht justifikohen se janë tepër të zënë me punë, por edhe për shkak të frikës që ndjejnë gjatë takimit me mjekun dhe për këtë arsye presin që simptomat të kalojnë vetë.  Dr. Sllavica Kraleva, onkologe në spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’, shpjegon simptomat më të zakonshme për të cilat meshkujt duhet menjëjerë të paraqiten tek mjeku.

Përgjithësisht dihet se meshkujt nuk duan që të kryejnë vizita tek doktori. Zakonisht justifikohen se janë tepër të zënë me punë, por edhe për shkak të frikës që ndjejnë gjatë takimit me mjekun dhe për këtë arsye presin që simptomat të kalojnë vetë.  Dr. Sllavica Kraleva, onkologe në spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’, shpjegon simptomat më të zakonshme për të cilat meshkujt duhet menjëjerë të paraqiten tek mjeku.

Probleme urinare

Problemet e urinimit të shpeshtë, zakonisht shfaqen tek meshkujt në moshë pothuajse të vjetër. Por nëse urinoni shumë shpesh, madje zgjoheni disa herë gjatë natës, do të ishte më mirë që të kryeni vizitë tek doktori. Urinimi i shpeshtë është një nga simptomat e kancerit të prostatës. Përveç urinimit të shpeshtë, edhe simptoma të tjera karakteristike të zgjerimit të prostatës së zgjeruar dhe kancerit të prostatës janë: dhimbja,  urinimi me intensitet të dobët, vështirësi me fillimin e procesit të urinimit.

Ndryshimi testikular

Ashtu sikurse gratë duhet të kryejnë vetëkontroll të gjinjve një herë në muaj,  edhe meshkujt duhet një herë në muaj ti kontrollojnë testiset e tyre. Gjëja e parë për të cilën duhet patjetër të kontaktoni mjekun është çdo kokërr apo ënjtje të cilën e ndjeni me  prekje gjatë vetëkontrollit. Këtë kontroll mund ta bëni gjatë momentit kur jeni duke bërë dush, ose mund të kërkoni nga partneria juaj që ta verifikojë këtë gjë.  Simptomat tipike për të cilat meshkujt duhet të konsultohen me mjekun janë ënjtja apo gjendra  në testise, e cila zakonisht nuk është e dhimbshme ose  shfaq dhimbje minimale, më pas ndjesia e sikletshme apo ndjenja e shtrëngimit  në pjesën e testiseve, ndryshimi i ngjyrës së lëkurës së skrotumit  mbi testiset, ejakulim me dhimbje dhe gjak në ejakulim. Nëse gjendra në testis është më e vogël apo nëse ndodhet në pjesën e brendshme të testiseve, në këtërat ju nuk mund ta ndjeni gjatë prekjes dhe nuk do të shfaqet asnjë simptomë.

Gjak në urinë apo në jashtëqitje

Shfaqja  e gjakut në urinim apo në jashtëqitje, mund të jetë simptoma e parë e kancerit të fshikëzës së urinës, veshkave apo zorrës së trashë. Për këtë problem është më mirë që të konsultoheni me mjekun, pasi shkak për shfaqjen e gjakut mund të jenë edhe hemoroidet apo infeksioni urinar, prandaj, gjëja më e mirë është që të gjendet shkaku dhe jepet trajtimi i duhur.

Probleme me lëkurën

Kur të vëreni ndryshim  në madhësinë, formën apo ngjyrën  e nishanit, vizitoni mjekun tuaj dermatolog. Gjithashtu edhe nëse vëreni nishanë të rinj, duhet patjetër të konsultoheni me mjekun dermatolog. Nëse dermatolugu dyshon për  prani të kancerit në lëkurë, është e domosdoshme që të mënjanohet kirurgjikisht.

Kolla e zgjatur

Tek personat të cilët nuk konsumojnë duhan,  kolla e zgjatur e cila nuk qetësohet edhe pas  trajtimit të mëparshëm dhe zgjat  më tepër se tre javë,  është simptomë e mundshme e kancerit dhe për këtë arsye duhet patjetër  të kontaktoni mjekun.  Kolla është simptoma më e zakonshme e kancerit në mushkëri, por  nuk është faktori i vetëm i rrezikut. Thithja e tymit të duhanit gjithashtu është një faktor rreziku.

Nryshime të nyjeve limfatike

Gjendra të vogla të cilat kanë madhësinë e një kokrre fasule pranë nyjeve limfatike përreth qafës dhe sqetullës, shpesh janë shenjë e cila tregon se diçka po ndodh me trupin tonë. Zakonisht tregojnë se sistemi ynë imunitar lufton ndaj gripit apo ftohjes. Nëse këto gjendra të vogla zgjasin më tepër se dy javë, duhet patjetër të konsultoheni me mjekun tuaj.

Probleme me gëlltitjen

Disa paersona kanë probleme me gëlltitjen.  Por nëse problemet tuaja zgjasin së tepërmi, përveç faktit që nuk mund të gëlltiteni, gjithashtu humbisni peshë dhe shpesh e nxirrni ushqimin, është mirë që të konsultoheni me mjekun. Problemet me gëlltitjen, janë simptomë e mundshme e kancerit në fyt ose në stomak.

Probleme në gojë

Nëse konsumoni duhan,  mundësia  e shfaqjes së kancerit në hapësirën e gojës është dy herë më e madhe.  Tregoni kujdes ndaj shfaqjes së njollave të kuqe apo të bardha  në pjesën e brendshme të buzëve. Për çdo ndryshim të hasur, konsultohuni  me mjekun tuaj stomatolog.

 

 

Shpërndaj