Një nga shkaqet më të zakonshme të shfaqjes së griprave, ekzistojnë më shumë se 150 lloje të rinoviruseve, për këtë arsye nuk mnd ti shmangim apo të bëhemi imun ndaj tyre. Gjatë kësaj periudhe, fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj dhe sëmuren më shpesh. Sipas kërkimeve të fundit, parandalimi më I mirë ndaj këtyre griprave sezonal është larja e duarve, gjumi i mirë dhe i mjaftueshëm si dhe të menduarit pozitivisht.
Si ti shmangim viruset?
Edhe pse ende nuk dimë se si ti shmangim viruset, megjithatë kemi informacione të mjaftueshme në lidhje me aspektin e përhpjes së viruseve dhe parandalimin e tranmetimit të tyre. Kollitja dhe teshtitja janë mënyrat më të lehta permes të cilave mund të përcillen viruset nga një person në tjetrin. Mënyra të tjera, me anë të së cilave mund të përcillen viruset, janë: sipërfaqet e ndotura dhe prekja e objekteve të ndotura, dhënia e dorës ndaj personave të cilët tashmë kanë virus, etj. Nëse duart tuaja janë të prekura nga rinovirusi dhe ju prekni sytë apo hundën, ju shumë shpejtë mund ta merrni virusin në trup pasi shumica e tyre futen në organizëm nëpërmjet mukozës së hundës dhe syve.
Viruset mund të qëndrojnë të gjalla në sipërfaqe për më shumë se 24 orë
Disa lloje të caktuara të rinoviruseve, mund të qëndrojnë të gjalla për më shumë se 24 orë në objekte dhe sipërfaqe siç është doreza e derës, telekomanda e televizorit dhe e kondicionerit, kartat e kreditit, etj. Gjithashtu, mund të transferohen shumë lehtë nga sipërfaqja e dorës gjatë kontaktit me sipërfaqe të kontaminuara, dhe në këtë mënyrë, pa vetëdije i prekim sytë dhe hundën dhe virusi dhe virusi futet në organizmin tonë.
Larja e shpeshtë e duarve është parandalimi më i mirë!
Duke pasur parasyshë se sa lehtë rinoviruset mund të futen në organizmin tone, mënyra më e mirë për parandalimin e tyre është larja e shpeshtë e duarve. Në këtë mënyrë i shkatërroni viruset të cilat kanë përfunduar në duart tuaja.
Përmirësoni imunitetin tuaj me anë të gjumit të mirë dhe të menduarit pozitivisht
Studime të shumta e lidhin gjumin me rezistencën ndaj viruseve. Mundësitë për të qenë më rezistent ndaj viruseve rriten madje deri në tre herë më shumë nëse bëni një gjumë cilësorë dhe ndiheni të çlodhur. Studiuesit e kësaj teme, arritën në përfundimin se mendimet positive kanë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e imunitetit dhe rezistencës. Personat me ndjenjë positive, të lumtur dhe të përmbushur, janë më tepër në gjendje që të përballen me gripërat sezonalë, ndryshe nga personat e tjerë të cilët janë të lodhur, të preokupuar dhe në depresion.