Si ti vini në ndihmë vetes në rast se keni gojë të thatë

Pirja për një kohë të gjatë e ilaçeve, infeksionet, dehidratimi, kimioterapia dhe radioterapia  janë vetëm disa nga shkaqet e tharjes së gojës (kserostomia).  Kjo gjendje shfaqet si rezultat i çrregullimit të gjendrave të pështymës, të cilat sekretojnë shumë pak pështymë.  Nuk  ka rëndësi nëse zgjat vetëm disa ditë apo një periudhë më të gjatë, tharja e gojës është një faktor rreziku për shfaqjen e sëmundjeve  të hapësirës së gojës.  Në rast se nuk trajtohet menjëherë , zakonisht tharja e gojës mund të shkaktojë aromë të keqe të frymës, prishjen e dhëmbëve, infeksione fugale, sëmundje të mishrave të dhëmbëve si dhe gjendje të tjera. Me kalimin e kohës ju mund të ndjeni problem me shijen, me gëlltitjen, mund të shfaqen të çara në cepat e buzëve, djegie të gjuhës, si dhe në varësi të gjendjes, mund të shkaktohen edhe probleme me të folurin.  

Si ti vini në ndihmë vetes?

Qëndroni të hidratuar. 8 gota me ujë në ditë janë të mjaftueshme për organizmin.

Përtypni çamçakëz dhe karamele të forta. Studimet kanë treguar se përtypja e çamçakëzit dhe karameleve të forta ndihmojnë gjatë tharjes së gojës.  Gjëja e vetme për të cilën duhet të tregoheni të kujdesshëm është se ato nuk duhet të kenë përmbajtje të sheqerit.

Shmangni alkoholin, kafeinën pijet e gazuara. Për personat të cilët kanë problem me tharjen e gojës, rekomandohet që ta reduktojnë pirjen e kafes, vëeçanërisht kombinimin e kafes me qumësht.  Gjithashtu edhe pirja e lëngjeve me fruta  agrume, ndërsa përsa I përket alkoholit, duhet ta shmangni atë, veçanërisht në mbrëmje, gjithashtu pirja e duhanit është e ndaluar.

Mos konsumoni ushqim të thatë. Ndihmojini gjendrat tuaja të pështymës  të cilat nuk sekretojnë përshtymë të mjaftueshme , me anë të të cilës do ta lagni /njomni ushqimin që konsumoni.  Shmangni ushqimet e thata të cilat i përtypni me vështirësi. Përdorni salca, supë, ujë, qumësht, në varësi të vaktit, dhe në këtë mënyrë do të mund ta përtypni më lehtë ushqimin.  Përdorni lagështues të ajrit, veçanërisht gjatë fjetjes, në mënyrë që ajri të mos jetë I thatë, pasi kjo gjë mund ta përkeqësoj gjendjen. Lani dhëmbët pas çdo vakti.  Higjena orale tek personat të cilët kanë problem me tharjen e gojës, duhet të jetë në nivelin më të lartë. Është e rekomandueshme që të përdoret furçe dhëmbësh me fije të buta, dhe detyrimisht larja e dhëmbëve pas çdo vakti.

Konsultohuni me stomatologun tuaj. Vizitoni stomatologun tuaj i cili do t’ju japë  këshilla për higjenën dhe  në përgjithësi hapësirën e gojës.  Nëse është e nevojshme do t’ju rekomandojë lëndë apo xhel mjekësor apo ilaçe të cilat veprojnë në stimulimin e gjendrave të sekretimit të pështymës ose të zëvendësojnë rolin e tyre. 

Shpërndaj