Si të kujdeseni për lëkurën e thatë në dimër

Lëkura e thatë është një problem me të cilin përballen shumë njerëz, por përse kryesisht tharja e lëkurës shfaqet në dimër? Moti i ftohtë dhe me erë mund ta përkeqësojnë lëkurën tuaj  , madje edhe nëse deri më tani nuk ka pasur problem.  Gjatë kësaj periudhe, problemet me thatësinë e lëkurës mund të shfaqen në çdo moshë, duke filluar që nga fëmijët e vegjël.

Lëkura e thatë është një problem me të cilin përballen shumë njerëz, por përse kryesisht tharja e lëkurës shfaqet në dimër? Moti i ftohtë dhe me erë mund ta përkeqësojnë lëkurën tuaj  , madje edhe nëse deri më tani nuk ka pasur problem.  Gjatë kësaj periudhe, problemet me thatësinë e lëkurës mund të shfaqen në çdo moshë, duke filluar që nga fëmijët e vegjël.

Lëkura e thatë kryesisht shfaqet në pjesën e duarve dhe të këmbëve. Shkakton kruarje e cila shpesh është aq intensive saqë ju pengon gjatë aktiviteteve të përditëshme si dhe ju prish gjumin gjatë natës.  Në zonat e thata, për shkak të kruarjeve të shpeshta, lëkura trashet dhe bëhet e ashpër. Gjendja më e pakëndshme është shfaqja e plasaritjeve në lëkurë të cilat shkaktojnë dhimbje.  Lëkura e thatë mund të shkaktoj. Tharja e lëkurës mund të shkaktoj edhe inflamacion të lëkurës – dermatit. Në raste të tilla shfaqet edhe skuqje e lëkurës.  Lëkura e dëmtuar mund të jetë shkak për shfaqjen e infeksionit dhe si pasoje e kësaj mund të shfaqet edhe infeksion bakterial.  Në raste të tilla, duhet patjetër të paraqiteni tek mjeku dermatology dhe të merrni trajtimin e duhur të lëkurës.

Përse thahet lëkura?

Shtresa sipërfaqësore e lëkurës (ajo e cila rripet nga djegia e diellit) përbëhet nga qeliza të vdekura të lëkurës dhe yndyra natyrale (lipide). Këto lipide natyrale e mbajnë ujin në trup, që të mos dale nëpërmjet lëkurës, dhe e mbrojnë lëkurën ndaj infeksioneve pasi nuk lejojnë futjen e mikroorganizmave. Qelizat e vdekura, së bashku me lipidet e lëkurës, mbajnë një sasi të ujit që e bën lëkurën të butë, elastike dhe të lëmuar. Tharja e lëkurës shfaqet atëherë kur shtresa sipërfaqësore e lëkurës nuk ka ujë të mjaftueshëm në mënyrë që ta ruaj elasticitetin e saj. Larja e shpeshtë e duarve me sapun, ekspozimi ndaj kimikateve të ashpra, procesi normal i plakjes dhe disa lloje të caktuara të sëmundjeve të lëkurës, janë vetëm disa nga shkaqet e çrregllimit të shtresës sipërfaqësore të lëkurës.   Si rezultat I humbjes së ujit, lëkura tërhiqet dhe shfaqen plasaritje të vogla. Në këtë mënyrë shtresa sipërfaqësore e lëkurës bëhet burim infeksioni.

Si ti vini në ndihmë vetes?

Përveç këshillave të mjekut tuaj dermatolog, këtu do të gjeni disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë që të mos përkeqësohet gjendja e lëkurës tuaj të thatë:

Mos bëni dush me ujë të nxehtë

Uji i vakët është një zgjidhje më e mirë. Shmangni banjat apo larjen e duarve me ujë tepër të nxehtë. Zgjidhni xhel  më pak agresiv për larje  apo sapun më pak agresiv për larjen e duarve. Zgjidhni produkte të përgatitura për lëkurë të ndjeshme.

 Butësisht kalojeni peshqirin nëpër trup, pa e fërkuar atë.

 Përdorni krem për duart dhe qumësht për trupin ndërkohë që lëkura është ende e njomë.

 Nuk duhet ta nxehni së tepërmi ambientin

Ambienti tepër i nxehtë, shkakton tharjen e ajrit gjë e cila shkakton edhe tharje të lëkurës.

Mbroni lëkurën tuaj

Mbroni lëkurën tuaj të duarve  nga era e ftohtë me anë të përdorimit të dorezave, por mos harroni të përdorni edhe krem me faktor mbrojtës. Dielli I dimrit mund ta dëmtojë lëkurën në mënyrë të barabartë me diellin e verës. Aplikon krem I cili përmban oksid zinku, në ato pjesë të cilat janë të ekspozuara ndaj diellit.

Pini lëngje

Përveç çajit tlë nxehtë dhe pijeve të tjera, mos harroni të pini edhe ujë.  Gjëja e vetme e cila është e nevojshme për elasticitetin dhe vitalitetin e lëkurës. Zgjedhja më e mirë është uji i vakët me limon.

Ilaçet shtëpiake

Qumësht, mjaltë, jogurt, vaj kokosi, vaj ulliri… këto janë përbërës miqësor të lëkurës. Përdorini ato një nga një ose edhe të kombinuara dhe do të arrini rezultate të shkëlqyera.  

Shpërndaj