5 arsye përse duhet të bëni kolonoskopi

Kanceri i zorrës së trashë është gjithnjë në rritje. Ajo që është shqetësuese është se gjithnjë dhe më tepër është ulur edhe kufiri i moshës, dhe gjithnjë dhe më tepër persona në moshë të re preken nga kjo sëmundje e heshtur. Sipas Prof. Dr. Vasko Vasilevskit, gastroenterohepatolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, kanceri i zorrës së trashë zakonisht vjen nga polipet të cilat shfaqen në mukozën e zorrës së trashë dhe më pas shndërrohen në kancer, prandaj është e rëndësishme që këto ndryshime të zbulohen dhe të mënjanohen në kohë.

Kanceri i zorrës së trashë është gjithnjë në rritje. Ajo që është shqetësuese është se gjithnjë dhe më tepër është ulur edhe kufiri i moshës, dhe gjithnjë dhe më tepër persona në moshë të re preken nga kjo sëmundje e heshtur. Sipas Prof. Dr. Vasko Vasilevskit, gastroenterohepatolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, kanceri i zorrës së trashë zakonisht vjen nga polipet të cilat shfaqen në mukozën e zorrës së trashë dhe më pas shndërrohen në kancer, prandaj është e rëndësishme që këto ndryshime të zbulohen dhe të mënjanohen në kohë.

 – Kolonoskopia është një standart i artë për diagnostikimin e kancerit në zorrën e trashë. Me anë të këtij shqyrtimi i cili kryhet me ndihmën e tubit fleksibël në të cilin është vendosur kamer, shikohet pjesa e brendshme e zorrës së trashë.

 – Kryhet nën anestezi, kështu që pacienti nuk ndjen aspak dhimbje apo parehati.

 – Rekomandohet për të gjitha gratë që i përkasin moshës mbi 50 vjeçare dhe për të gjithë meshkujt ndërmjet moshës 50-60 vjeçare, si një metodë parandaluese. Por nëse bëni pjesë në grupin e rrezikut, nëse dikush në familjen tuaj vuan nga kjo sëmundje, atëherë me këtë shqyrtim duhet të filloni shumë më herët.

 – Kolonoskopia duhet të bëhet menjëherë në rast se i ndjeni simptomat e mëposhtme: gjak në jashtqitje, jashtqitje jo të rregullta, ndjeni se nuk keni pasur jashtqitje të mjaftuar.

 – Më shumë se 90% e pacientëve mund të shërohen përgjithmonë nëse sëmundja është diagnostikuar në kohë.

Si mund të zvogëlohet rreziku?

Faktorët e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë janë: mosha, faktori i trashëguar, stili i jetesës, ushqimi dhe aktiviteti fizik. Mbi moshën dhe faktorin e trashëguar nuk mund të ndikojmë, por  mund ta parandalojmë këtë lloj kanceri nëse  ndryshojmë faktërët e rrezikut të cilët kanë të bëjnë me mënyrën e jetesës. Me reduktimin e konsumimit të mishit të kuq, duke e zëvendësuar atë me peshk, mish shpendësh apo mish të egër, dhe me anë të reduktimit  të yndyrës shtazore; duke konsumuar të paktën 20 gram ushqim me fibra gjatë ditës, me anë të frutave dhe perimeve;  me konsumimin e bukës së zezë, apo me anë të ushqimeve me drithëra dhe krunde;  konsumi i alkolit në formë të kontrolluar dhe duke hequr dorë nga pirja e duhanit; me anë të rritjes së aktiviteteve fizike,  me anë të reduktimit të peshës trupore, dhe me kryerjen e kontrolleve të rregullta për zbulimin e polipeve në zorrën e trashë. Të gjitha këto janë vetëm pjesë e aktiviteteve të cilat ndikojnë në reduktimin e rrezikut të shfaqjes së kancerit në zorrën e trashë.

Trajtimi

E vetmja mënyrë për të trajtuar kancerin e zorrës së trashë, është  trajtimi kirurgjik, i cili ndonjëherë është e nevojshme që të shoqërohet edhe me trajtim të mëtejshëm: trajtim onkologjik, terapi rrezatuese dhe citostatike. Qëllimi i trajtimit është që të rritet cilësia e jetesës, dhe të zvogëlohet rreziku i përsëritjes së sëmundjes. Ajo çfarë është më e rëndësishme është që pacientët të diagnostikohen në fazë fillestare të sëmundjes, ku vetëm me anë të trajtimit kirurgjik dhe mënjanimin e zorrës së trashë e cila është e prekur nga kanceri, tek një numër i madh i pacientëve rezulton me shërim të përhershëm. Pacientët i klasifikojmë sipas fazës së sëmundjes në momentin e diagnostikimit, ose pas përfundimit të operacionit. Kirurgjia është terapia me anë të së cilës indet kancerogjene mënjanohen fizikisht, dhe një pjesë e indeve përreth me nyje limfatike të cilat gjenden në afërsi të tumorit. 

Shpërndaj