Bëni kujdes me pirjen e alkolit gjatë temperaturave minus

Temperaturat polare të cilat nesër do të mbërrijnë edhe në vendin tonë deri në -20 gradë Celsius, janë tepër të rrezikshme për shëndetin, madje mund të jenë dhe fatale, pasi  shkaktojnë ngushtimin e menjëhershëm të enëve të gjakut. Ajo çfarë është veçanërisht e rrezikshme , është abuzimi me alkolin gjatë temperaturave të tilla kohore, për shkak se është tepër më e rrezikshme të ekspozoheni ndaj të ftohtit në gjendje të alkolizuar, paralajmërojnë kardiologët.

Temperaturat polare të cilat nesër do të mbërrijnë edhe në vendin tonë deri në -20 gradë Celsius, janë tepër të rrezikshme për shëndetin, madje mund të jenë dhe fatale, pasi  shkaktojnë ngushtimin e menjëhershëm të enëve të gjakut. Ajo çfarë është veçanërisht e rrezikshme , është abuzimi me alkolin gjatë temperaturave të tilla kohore, për shkak se është tepër më e rrezikshme të ekspozoheni ndaj të ftohtit në gjendje të alkolizuar, paralajmërojnë kardiologët.

“ Pavarësisht nësë është ftohtë apo nxehtë, ndryshimet e menjëhershme të temperaturave nuk i bëjnë mirë organizmit të njeriut, për këtë arsye shpesh shfaqen probleme. Zakonisht, njerzit mbrohen nga i ftohti dhe bëjnë gjithçka për tu ngrohur. Gjëja negative e motit të ftohtë, është fakti se shkakton ngushtimin e menjëhershëm të enëve të gjakut, gjatë ekspozimit nga i nxehti në të ftohtë. Për momentin, më të prekur janë pacientët me sëmundje kronike, prandaj dhe këshillojmë që në rast se nuk kanë nevoja të domosdoshme, të mos ekspozohen ndaj motit të ftohtë. Për fat të keq, gjatë stinës së dimrit kemi më tepër ngjarje negative si për të rinjtë ashtu edhe për më të moshuarit. Sistematikisht, ky fakt nuk është shqyrtuar përse ndodh kështu, por njerëzit kanë më shumë probleme shëndetësore gjatë periudhës së dimrit. Ndryshimi i presionit atmosferik, ndikon mbi shëndetin e njeriut, ndërsa temperaturat e ulëta ndikojnë në rritjen e presionit atmosferik. Ngrirja e pjesëve të trupit, është diça e cila ndodh vetëm gjatë temperaturave të ulëta, nëse ekspozoheni për një kohë më të gjatë në të ftohtë, pasi përqindja më e madhe e trupit tonë është e përbërë nga uji” – shprehet Dr. Dejan Kovaçeviq, kardiolog  elektrofiziolog intervent, në” Acibadem Sistina”.

Ai paralajmëron se sa i rrezikshëm është për qytetarët pirja e alkolit gjatë këtyre ditëve të ftohta

“Ajo çfarë është e rrezikshme, është abuzimi  me alkolin gjatë temperaturave minus. Por, shumë më e rrezikshme është nëse ju ekspozoheni të dehur në një mot të tillë. Çfarë duhet të bëjmë për tu mbrojtur? Duhet të tregohemi të kujdesshëm gjatë daljeve jashtë  në këto temperatura polare, duhet  të vishemi mirë, pirja e alkolit të jetë sa më shumë e reduktuar në ambientet e hapura. Vera dhe rakija shkaktojnë zgjerimin shtesë të enëve të gjakut, gjë e cila rezulton me ngadalësim të ftohjes së trupit gjatë temperaturave të ulëta. Ky është problemi themelor i cili mund të shkaktojë shfaqjen më të shpejtë të ngrirjes dhe dëmtimit të indeve, për shkak të ftohjes. Prandaj, gjithçka duhet të jetë në masë të kontrolluar. Nëse nuk jeni të dehur nga ajë çfarë do të pini do të thotë se pirja e alkolit është në masë të kontrolluar dhe nuk duhet të vazhdoni më tej” – thekson Dr. Kovaçeviq.

Ushqimi i yndyrshëm në dimër është më pak problem se në verë

Gjatë kësaj periudhe kohore, ushqimi i yndyrshëm dhe me kalori i cili është i rëndë, është problem, por, për shkaktë temperaturave të ulëta, ky ushqim nuk shkakton probleme të menjëhershme si në verë, shprehet Dr. Dejan Kovaçeviq. Kur konsumoni ushqim të rëndë dhe kalorik në verë, menjëherë ndiheni keq. Ndërsa në dimër nuk ndiheni shumë keq, megjithatë pasojat përsëri shfaqen.  Ushqimi i shëndetshëm rekomandohet në çdo stinë, shprehet ai.

Shpërndaj