7 pyetje dhe përgjigje në lidhje me rezonancën magnetike

Aparati i rezonacës magnetike është një nga teknologjitë më të avancuara  dhe një nga arritjet më të fundit në mjekësi, e cila  e lehtëson diagnostikimin e një numri të madh të ndryshimeve në sisteme dhe organe. Për pyetjet më të shpeshta në lidhje me rezonancën magnetike, përgjigje morëm nga Dr. Senço Netkov, radiolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Aparati i rezonacës magnetike është një nga teknologjitë më të avancuara  dhe një nga arritjet më të fundit në mjekësi, e cila  e lehtëson diagnostikimin e një numri të madh të ndryshimeve në sisteme dhe organe. Për pyetjet më të shpeshta në lidhje me rezonancën magnetike, përgjigje morëm nga Dr. Senço Netkov, radiolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

1. Çfarë është rezonanca magnetike?

Sipas teknikave të saj karakteristike, rezonanca magnetike dallon nga aparatet e tjera diagnostikuese të cilat përdoren ne radiologji, pasi nuk përdor rreze radiologjike.  Ky aparat funksionon në parimin e fushës elektromagnetike.

2. A shfaq efekte anësore tek pacientët?

Për vetë faktin që punon me fushë magnetike nuk shkakton asnjë efekt të dëmshëm mbi pacientin dhe shëndetin e tij.

3. A është e sigurt kjo procedurë diagnostikuese për fëmijët dhe për foshnjat?

Është absolutisht e sigurt si për regjistrimin e fëmijëve ashtu edhe të foshnjave. Për faktin se fëmijët nuk mund të qëndrojnë të qetë dhe pa lëvizuar, regjistrimi  bëhet nën ndikimin e anestezisë. Departamenti i radiologjisë në “Acibadem Sistina” është i vetmi në rajon që disponon aparatin e plotë për monitorimin anesteziologjik në kushtet e fushës së fortë elektromagnetike.

4. Cilat sëmundje dhe cilat gjendje mund të zbulohen me anë të rezonancës magnetike?

Rezonanca magnetike para së gjithash përdoret për diagnozën e ndryshimeve dhe sëmundjeve të sistemit nervor qëndror dhe palcës kurrizore.  Këtu përfshihen ndryshimet e lindura dhe ato të shfaqura me kalimin e kohës, metastazat në tru dhe në palcën kurrizore, si dhe goditjet dhe hemoragjitë në tru.  Gjithashtu, përdoret për diagnozën e të gjitha ndryshimeve në muskuj, tetivave dhe pjesëve të tjera të sistemit kockor-muskular.  Me mtodën e magnetit të holangiografisë (cholangiography) mund të shikohen rrugët e fshikëzës së tëmthit.  Gjithashtu është një metodë shumë e dobishme në diagnostikimin e ndryshimeve të gjirit dhe në diagnostikimin e fetusit.

5. A mund të diagnostikohet herët goditja e sulmit në tru me anë të rezonancës magnetike?

Me disa teknika të software që disponon aparati i rezonancës magnetike në “Aciabdem Sistina”  mund të diagnostikohen goditjet në tru 1 deri në 2 orë nga fillimi i zhvillimit të infarktit cerebral.  Kjo bën të mundur fillimin e terapisë në kohë, duke reduktuar në këtë mënyrë pasojat. Në bashkëpunim me departamentin e kardiologjisë dhe neurologjisë, kemi përvoja pozitive me pacientë të cilëve i’u është diagnostikuar  infarkt cerebral dhe menjëherë i’u është dhënë trajtimi me tromboliza (thrombolysis). Pacientët janë mirë dhe pa pasoja karakteristike që lë infarkti cerebral.

6. A ka ndonjë kufizim për kryerjen e regjistrimit me rezonancë magnetike?

Rezonanca magnetike nuk rekomandohet për gratë shtatzëna deri në javën e 16 të shtatzënisë, pasi ajo është periudha e procesit të zhvillimit të fetusit (organogenesis). Gjithashtu nuk duhet të regjistrohen pacientët të cilët janë të pajisur me pacemakers (stimulues kardiak), pacientët të cilët kanë në trupin e tyre pllaka metalike, unaza metalike apo vida të cilat janë të përpunuara me inoks.  Nëse të gjitha këto elemente të montuara në trup janë të përpunuara me titan, atëherë rezonanca magnetike mund të kryhet pa problem. Problem për regjistrimin me rezonancë magnetike, janë edhe pajisjet elektronike  të cilat shërbejnë për dëgjim.

7. Cili është dallimi ndërmjet MRI 1.5 Tesla dhe MRI 3 Tesla?

Rezonanca magnetike 3 Tesla është gjenerata më e re e cila ka avantazhe të shumta mbi atë 1.5 Tesla. Teknologjia e fuqishme e ndërtuar në aparat, mundëson arritjen e më shumë imazheve për një kohë më të shkurtër, cilësi më të lartë, si dhe në të njejtën kohë, niveli i zhurmës është i reduktuar. Cilindri është më i madh, gjë e cila mundëson  më tepër komoditet gjatë momentit të regjistrimit/filmimit, ndërsa pjesa në të cilën shtrihet pacienti, është e konceptuar në mënyrë që të përballojë një peshë më të madhe trupore.

 

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura